Lajmet

Ndotja e ajrit në veri të Tajlandës po shqetëson turistët

Qeveria u bëri thirrje banorëve të shmangin aktivitetet në natyrë.

Published

on

Nivelet e larta të ndotjes në qytetin verior të Tajlandës, Chiang Mai dhe provincat përreth po i largojnë turistët dhe po i alarmojnë banorët, teksa qeveria u bëri thirrje banorëve të shmangin aktivitetet në natyrë.

Për disa javë muajin e kaluar qyteti ishte në krye të grafikut global të platformës informative të cilësisë së ajrit IQAir për nivelin e larta të ndotjes së ajrit, para Lahores, Pakistanit dhe Nju Delhit të Indisë.

Chiang Mai, i njohur për pamjet piktoreske malore, tempujt dhe kafenetë elegante, kishte 10.8 milionë vizitorë në periudhën para pandemisë në vitin 2019, por prenotimet e hoteleve në qytet kanë rënë në 45% të frekuencës. Kjo është shifër më e ulët se 80% deri në 90% që pritet para festave të Vitit të Ri në Tajlandë, që njihen si Songkran.

Ministria e shëndetësisë e Tajlandës i kërkoi publikut të shmangë aktivitetet në natyrë dhe të mbajë maska që mund të filtrojnë grimcat.

Chang Mai, qyteti i tretë më i madh i Tajlandës, arriti në 289 në indeksin e cilësisë së ajrit (AQI) të IQAir në mars, i cili mat nivelin e grimcave të imta të thithshme në ajër. Të hënën ra në 171, por është ende 19 herë mbi nivelin e rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë./UBTNews/

Lajmet

Barkodet ndërkombëtare së shpejti edhe për produktet e Kosovës

Published

on

Kosova së shpejti do të nis lëshimin e barkodave ndërkombëtarë dhe kështu vlerësohet se do të hapet rrugë për produkteve kosovare për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), teksa njoftoi për takimin e kryetarit të saj Lulzim Rafuna me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu.

“Gjatë takimit, u shpreh falënderimi dhe mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1 – sistem që siguron identifikim dhe njohje globale të produkteve. Falë këtij bashkëpunimi, GS1-Kosova do të nisë me sukses lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve të Kosovës për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare. Ky hap do të shtojë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve kosovare, si për konsumatorët vendorë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e odës.

Më tej, Oda Ekonomike e Kosovës shprehu mirënjohje të veçantë për GS1 Turqinë dhe znj. Elif Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga pasditja e djeshme deri në orën 10:00 sot, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16 sosh.

Procesi i rinumërimit të këtyre kutive atje po vazhdon pas vendimit të djeshëm të KQZ-së.

“Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme. Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale”, thuhet në njoftim.

“Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinuëmruara”, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen e KQZ-së.

Në zgjedhjet e 12 tetorit u votua në 38 komuna të Kosovës për zgjedhjen e kryetarëve si dhe për asamble./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kaçanik: Arrestohen dy persona pasi u kapën duke përgatitur qeset me marihuanë për shitje

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona Kaçanik, pasi janë hasur me substanca narkotike. Të dyshuarit meshkuj kosovarë ishin duke përgatitur qeset me marihuanë për shitje. 

Policia në raportin 24-orësh gjihtashtu njoftoi se kanë konfiskuar substancën si dhe para në vlerë 295 euro..

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë hasur duke përgatitur substancë narkotike për shitje. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar rreth 68 qese të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë rreth 31.14 gramë dhe para të gatshme 295 euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtari policor goditet me veturë në Zubin Potok

Published

on

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë gjatë një kontrolli në Zubin Potok.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 21 tetor, rreth orës 16:25, kur njësiti policor ishte në pikë kontrolli. Gjatë tentimit për ta ndaluar një veturë, drejtuesi i saj është larguar me shpejtësi duke goditur një nga zyrtarët policorë.

“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet”, thuhet në raportin 24-orësh./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara