Lajmet

Ndizen protestat në Iran pasi babai i Mahsa Aminit thotë se autoritetet kanë gënjyer për vdekjen e saj

Në të gjithë vendin po mbahen protesta për vdekjen e saj.

Published

on

Babai i 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgim javën e kaluar, ka akuzuar autoritetet se kanë gënjyer për vdekjen e saj. Në të gjithë vendin po mbahen protesta për vdekjen e saj.

Amjad Amini, vajza e të cilit, Mahsa, vdiq pasi u arrestua në Teheran nga policia e moralit, tha se mjekët nuk e kishin lejuar ta shihte vajzën e tij pas vdekjes.

Autoritetet iraniane thanë se ajo vdiq pas një sulmi kardiak dhe pasi ra në koma, por familja e saj tha se vuante nga sëmundje të zemrës, sipas Emtedad news, një media iraniane. Skepticizmi publik mbi rrëfimin e zyrtarëve për vdekjen e saj ka shkaktuar zemërim që është përhapur në protesta vdekjeprurëse.

“Ata po gënjejnë. Ata po thonë gënjeshtra. Gjithçka është gënjeshtër… pa marrë parasysh sa shumë u luta, ata nuk më lanë ta shihja vajzën time”, tha Amjad Amini për BBC.

Protestat dhe përleshjet vdekjeprurëse me policinë kanë shpërthyer në qytete anembanë Iranit, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të frenuar përhapjen e demonstratave përmes ndërprerjeve të internetit./UBTNews/

Lajmet

FSK organizon Ditën e Vizitorëve në “Ujku Shigjetë”

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë sot Ditën e Vizitorëve në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”.

Ky organizim do të mbahet në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, Gjakovë me fillim nga ora 11:00, sipas njoftimit për media.

Ushtrime të tilla, FSK ka realizuar edhe herë të tjera, ku shihen pamjet më poshtë.

Continue Reading

Lajmet

Xhiro e 11-të e Superligës nis sot me dy supersfida

Published

on

Kampionati i Kosovës në futboll ka zhvilluar tashmë dhjetë xhiro mjaftë interesante dhe në këtë mesjave do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të.

Në qytetin e Gjilanit do të ndeshjen Gjilani dhe Dukagjini, skuadra të cilat po kërkojnë të gjejnë stabilitet në këtë fillim sezoni. Dukagjini i drejtuar nga Ismet Munishi e nisi shumë fuqishëm edicionin, por në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbjen, një barazim dhe një fitore dhe ka mbledhur 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke u renditur në venin e katër në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani ka mbledhur vetëm 11 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke mbajtur vendin e tetë në tabelë.

Ballafaqimi tjetër është ai ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, duke që sjellë emocione pas të dy skuadrat synojnë kreun e tabelës. Momentalisht Ballkani ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Malisheva është e gjashta me 13 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Uragani Melissa: Xhamajka përgatitet për stuhinë më të fortë në botë të vitit 2025

Published

on

Mediat e huaja kanë raportuar se tashmë tre persona kanë vdekur në Xhamajka, mirëpo thuhet nga meteorologët amerikanë se ajo po përgatitet për stuhinë më të fortë në botë këtë vit, dhe ndoshta më të fortën e regjistruar ndonjëherë në ishull.

Me shpejtësi ere deri në 282 km/orë, Uragani Melissa është një stuhi e kategorisë pesë- forca maksimale.

“Po intensifikohet dhe pritet të arrijë në ishullin e Karaibeve herët të martën”, thuhet në njoftim të BBC.

Ekspertët paralajmërojnë se ritmi i ngadaltë i Melissës mund të nënkuptojë shira të zgjatur të rrëmbyeshëm në disa zona, duke rritur rrezikun e përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Makina përplaset me motorin, humb jetën 18-vjeçari në Vlorë

Published

on

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motorit me një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesnatës, në bulevardin kryesor të qytetit, pranë Teatrit “Petro Marko”.

Si pasojë e përplasjes, nga plagët e marra, thuhet se 18-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit dhe faktorët që mund të kenë kontribuar në ngjarjen tragjike./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara