Shëndeti

Ndikimi i stresit në lëkurë

Këtë lidhje komplekse mes stresit dhe lëkurës e sidomos me atë të fytyrës e shpjegojnë edhe ekspertët.

Published

on

Stresi është një nga faktorët kryesorë që dëmtojnë organizmin tonë. Pasojat e tij ndonëse nuk mund të jenë të menjëherëshme, janë afatgjata.

Nëse vuani nga ndonjë smëundje, me siguri stresi so ta përkeqësojë gjendjen tuaj. E jo vetëm kaq, stresi mund të jetë shkaktari kryesor se përse po vuani.

Këtë lidhje komplekse mes stresit dhe lëkurës e sidomos me atë të fytyrës e shpjegojnë edhe ekspertët.

Si e ndikon lëkurën?

Ekziston një lidhje e fortë mes mirëqenies mendore dhe shëndetit të lëkurës tuaj. Kjo përkthehet përgjithësisht në akne, skuqje, kruarje apo simptoma të tjera të ngjashme.

Stresi mund të shkaktojë akne dhe aknet mund të shkaktojnë stres apo shëndet të dobët mendor. Megjithatë kjo marrëdhënie është mjaft komplekse dhe e vështirë për të dhënë një zgjidhje për të gjithë njerëzit.

Sipas ekspertëve është shumë e vështirë që kjo lidhje të studiohet tek njerëzit, por përgjithësisht kur njerëzit kanë gjendje të rënduara në lëkurë edhe gjendja e tyre medore rëndohet.

Në një studim të fundit rreth 90% e profesionistëve mjekësorë ranë dakord se stresi përkeqëson kushtet e lëkurës.

Ndërsa 92% e mjekëve shprehen se problemet me fytyrën mund t’i bëjnë problemet e shëndetit mendor si depresioni apo ankthi më keq.

Studimet rreth kësaj teme kanë nisur që në 1970 megjithatë ka ende paqartësi dhe vend për studime të tjera sipas shkencëtarëve.

Komponentët biologjikë që lidhin stresin me acarimet e lëkurës duhet ende të rishikohen megjithëse është e vërtetuar që stresi ndikon negativisht sistemin eimunitar.

Për rrjedhojë gjendjet e lëkurës rëndohen duke krijuar një cikël të vërtetë përsëritës.

Si të përballeni me këtë problem?

Kur trupi është i stresuar lëshon hormone si kortisoli dhe adrenalina të cilat me shumë gjasë ndikojnë negativisht lëkurën tuaj. Ajo çfarë duhet të bëni fillimisht është të mundoheni të mbani larg stresin dhe emocionet negative. Më pas kosnultohuni me një mjek për kurat e duhura për ju.

Nëse ndiheni keq nga ndryshimet në lëkurën tuaj është shumë e rëndësishme që të flisni për këtë me të afërmit tuaj.

Në këtë mënyrë ndjenjat negative nuk do të mblidhen brenda jush duke përmirësuar edhe gjendjen e lëkurës.

Shëndeti

Çka tregon tensioni i lartë te personat nën 40-vjeç?

Published

on

Dy studime të reja tregojnë se tensioni i lartë i gjakut para moshës 40 vjeç rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës dhe ishemi.

Studimi në SHBA: mbi 4,800 persona – tensioni i lartë para të 40-ave trefishon rrezikun në 20 vitet e ardhshme.

Studimi në Korenë e Jugut: mbi 2.5 milionë persona – gratë me tension të lartë kishin 76% më shumë rrezik, burrat 85%.

Shkencëtarët theksojnë se tensioni i lartë dëmton zemrën dhe, së bashku me faktorë si mbipesha, kolesteroli, sheqeri i lartë dhe duhanpirja, rrit mundësinë për atak kardiak.

Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 si thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.

Nëse matësi tregon vlerat midis 90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension.

Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Mbani në shtëpi, këto dy lloje frutash shkrijnë dhjamin e barkut

Published

on

Depozitat e dhjamit në zonën e barkut nuk janë vetëm një problem estetik, por shoqërohen edhe me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe problemeve të tjera shëndetësore. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet ushqimore luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e peshës.

Nutricionistët theksojnë se lloje të caktuara frutash mund të jenë të dobishme në këtë proces. Falë përmbajtjes së lartë të fibrave, vitaminave dhe komponimeve bioaktive, lloje të caktuara frutash ndihmojnë në rregullimin e oreksit, stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe stimulimin e metabolizmit, gjë që në planin afatgjatë kontribuon në uljen e dhjamit të barkut.

Sipas ekspertëve, këto janë dy llojet e frutave që shkrijnë dhjamin e barkut.

Banane

Një frut i dobishëm dhe ushqyes që ndihmojnë në kontrollin e dhjamit të barkut. Ato janë të pasura me fibra, veçanërisht pektinë, e cila ngadalëson tretjen e zgjat ndjesinë e ngopjes. Bananet përmbajnë kalium, i cili ndihmon në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve në trup dhe zvogëlon fryrjen, duke kontribuar më tej në një bark më të sheshtë.

Ekspertët theksojnë se përfshirja e bananeve në dietën tuaj të përditshme mund të ndihmojë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në uljen e dëshirave të pashëndetshme për ëmbëlsira. Kështu, bananet jo vetëm që mbështesin humbjen e peshës, por edhe ruajnë energjinë gjatë gjithë ditës, duke i bërë ato një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë të zvogëlojnë dhjamin e barkut.

Boronica

Një nga burimet më të fuqishme të antioksidantëve e kanë efekt të dobishëm në të gjithë trupin. Polifenolet ndihmojnë në zvogëlimin e depozitave të yndyrës, veçanërisht në zonën e barkut, e fibra kontribuon në një ndjenjë ngopjeje dhe tretje më të mirë. Përveç kësaj, ato kanë një indeks të ulët glicemik, që do të thotë se nuk shkaktojnë rritje të papritura të sheqerit në gjak.

Ato mund të kenë efekt pozitiv në nivelet e kolesterolit e presionin e gjakut, duke ulur më rrezikun e sëmundjeve që lidhen me obezitetin.

Konsumimi i tyre çdo ditë, i freskët ose i shtuar në drithëra, kos ose smoothie, mund të bëhet një zakon i thjeshtë me përfitime afatgjata. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

E dëgjojmë teksa përmendet shpesh! Çfarë është një atak paniku dhe si ta kapërcejmë?

Published

on

Sulmet e panikut janë episode të papritura ankthi intensiv që mund të shfaqen në çdo kohë dhe situatë, duke shkaktuar simptoma fizike dhe emocionale si djersitje, marramendje, gulçim, ndjenja shpimi, humbje koordinimi dhe frikë e fortë nga vdekja ose humbja e kontrollit.

Kur këto sulme përsëriten shpesh dhe ndikojnë në jetën e përditshme, flitet për çrregullim paniku.

Shkaqet e sulmeve të panikut janë të ndryshme dhe shpesh të shumëfishta:

predispozita gjenetike,

trauma të përjetuara në fëmijëri ose humbje të mëvonshme të rëndësishme,

shqetësime psikologjike dhe mendime katastrofike,

përdorimi i duhanit, alkoolit ose drogës, që ndikojnë në ekuilibrin kimik të trurit,

reagime të tepruara të instinktit të mbijetesës.

Trajtimi i sulmeve të panikut kërkon ndërhyrje profesionale dhe mund të përfshijë:

Psikoterapi (p.sh., terapia kognitive-biheviorale, terapia e frymëmarrjes) për të ndryshuar mendimet dhe reagimet ndaj ankthit,

Mjekim, në raste të caktuara, për të kontrolluar simptomat,

Mbështetje e përditshme, si aktivitet fizik i rregullt, teknika relaksimi dhe ndjekje e udhëzimeve të specialistëve.

Sulmet e panikut janë të trajtueshme dhe me ndihmën e ekspertëve, individi mund të mësojë të kontrollojë ankthin dhe të rikthejë normalitetin në jetën e përditshme.

Është e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga psikologë e të përdoren metoda shkencore të provuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Lëngu i shegës parandalon këtë lloj të kancerit

Published

on

Një lëng i freskët nuk duhet të jetë i gjlebër apo me shumë spinaq për të qenë i shëndetshëm.

Lëngu i shegës përmban më shumë se 100 minerale, fibra dhe vitamina kundër kancerit.

Prandaj edhe është përdorur për mijëra vjet si një ilaç, por edhe sot lëngi i shegës përdorët për parandalimin e kancerit, rritjen e imunitetit dhe pjellorinë.

Sipas disa studimeve paraprake të lëngut të shegës, studuesit thonë se ky lëng ndihmon në ndalimin e rritjes së qelizave të kancerit të prostatës.

Por nuk ka pasur studime afatgjata me njerëzit që provojnë se lëngu i shegës parandalon kancerin ose zvogëlon rrezikun për t’u krijuar.

Ka pasur rezultate inkurajuese në studimet e deritanishme dhe tani po bëhen studime më të mëdha.

Continue Reading

Të kërkuara