Kronikë e zezë

Ndihmoi të tjerët në grabitje të armatosur, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese.

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurit A.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje.

Gjykata nëpërmjet një komunikate thekson se me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se dashje ka ndihmuar personat e tjerë për kryerjen e veprave penale, duke i ‘u dhënë këshilla ose udhëzime, e pastaj duke iu premtuar se do t ‘i fsheh provat e kryerjes së veprës penale.

“Më datë 15 nëntor në orët e vona shkon me veturë dhe i merr të pandehurit L.L., dhe I.Q., (të cilët paraprakisht dyshohen që të maskuar e të armatosur kishin kryer grabitjet dhe veprat tjera), të njëjtit i pandehuri A.A., i dërgon në Prishtinë. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këtë vepër, si dhe ne ndërlidhje me veprat tjera penale që dyshohet ti kenë kryer të bashkëpandehurit e të cilat janë të natyrës së rëndë dhe me rrezikshmëri të madhe shoqërore, andaj duke marrë parasysh këto rrethana i pandehuri mund të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të procedurës penale. Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, dhe kjo masë i shërben efikasitetit të procedurës penale ngase do të mundësoj zhvillimin normal të hetimeve, do të parandaloj ikjen apo fshehjen e të pandehurit e po ashtu edhe rrezikun e përsëritjes së ndonjë vepre penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Kronikë e zezë

Dhunim në Rahovec, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi të ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, ku viktima grua është dhunuar nga një burrë i dyshuar.

I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, rasti është në procedurë hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Podujevë

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar se një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:21 pas mesnatës, kur persona deri më tani të panjohur kanë hedhur mjetin në pronën e viktimës grua.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori për hetime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Raportohet e zhdukur një grua në Fushë Kosovë

Published

on

By

Një grua nga Fushë Kosova është raportuar e zhdukur gjatë ditës së djeshme, sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima grua është larguar nga shtëpia e saj rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe që nga ai moment nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Policia ka nisur procedurat e kërkimit dhe po merret me rastin për të zbardhur rrethanat e zhdukjes.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Lipjan: Arrestohet një shtetas turk për abuzim me fëmijë në rrjetet sociale

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një shtetas të Turqisë në Lipjan, nën dyshimin për shpërndarje të materialeve të jashtëligjshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:20.

I dyshuari akuzohet se përmes rrjeteve sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara