Sport

Ndeshja ndaj Milan fatkeqe për Vojvodën, lëndohet në humbjen e pësuar nga rossonerët

Published

on

Mërgim Vojvoda është lënduar në humbjen e Torinos kundër Milanit në një ndeshje të Kupës së Italisë të martën, ka njoftuar klubi italian Torino.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës Vojvoda u detyrua ta braktisë fushën pak para përfundimit të ndeshjes së 1/8 së finales në Kupën e Italisë në San Siro, me Torinon që u eliminua pas disfatës në penallti, raporton Gazeta Express.

25-vjeçari – i cili iu bashkua Torinos verën e kaluar për 5.5 milionë euro – e kërkoi zëvendësimin në minutën e 84-të, për shkak të dhimbjeve të mëdha që ndiente në krahun e majtë, të cilin e zuri keq pasi u rrëzua gjatë një dueli.

Torino konfirmoi në uebsajtin e vet se Vojvoda u lëndua, por që nuk kanë dhënë detaje shtesë.

“Lojtari do të jetë subjekt i vlerësimeve të mëtutjeshme në ditët në vazhdim”, thuhet në uebsajtin e Torinos.

Dyshohet se ish-ylli Standard Liege e ka nxjerrë krahun nga vendi pas atij rrëzimi të keq dhe nuk dihet se sa gjatë mund të mungojë.

Ndeshja e kupës mbrëmë ishte e para si titullar për Vojvodën pas rreth një muaji, sepse kosovari e ka humbur besimin e trajnerit në ndeshjet e fundit pasi që Giampaolo është duke ia besuar pozitën e djathtë 20-vjeçarit Wilfried Singo.

Vojvoda i ka bërë 16 paraqitje për Torinon në të gjitha garat deri tani këtë sezon, duke i dhuruar dy asistime./UBTNews

Sport

Kevin De Bruyne njofton largimin nga Manchester City në fund të sezonit

Published

on

Kevin De Bruyne, një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Manchester Cityt, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, kur dhe përfundon kontrata e tij me kampionët e Anglisë.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, mesfushori belg shprehu mirënjohjen për periudhën e tij te “Citizens”, duke e cilësuar këtë kapitull si më të mirin në karrierën e tij. De Bruyne, që iu bashkua Cityt në vitin 2015 nga Wolfsburgu, ka fituar 16 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023, një arritje historike për klubin.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të epokës së Pep Guardiolës, De Bruyne është njohur për vizionin e tij të jashtëzakonshëm, pasimet precize dhe ndikimin në lojën e ekipit. Deri tani, nuk është zbuluar ende destinacioni i tij i ardhshëm, por largimi i tij shënon fundin e një epoke të lavdishme për Manchester Cityn.

Continue Reading

Sport

Granit Xhaka, ‘Mbreti’ i pasimeve në Bundesligë

Published

on

Granit Xhaka po tregon përse është një nga mesfushorët më të rëndësishëm në futbollin europian. Sipas statistikave të fundit nga “Bundesliga Match Facts”, mesfushori shqiptar nga Kosova, i cili luan për Bayer Leverkusen, kryeson Bundesligën për performancën më të lartë në pasime.

Me 1966 pasime të suksesshme, Xhaka arrin një performancë pasimi prej 67.0, duke lënë pas rivalët e tij kryesorë, Angelo Stiller të Stuttgart dhe Joshua Kimmich të Bayern Munich. Ky sukses është një tjetër tregues i aftësive të jashtëzakonshme të Xhakës në fushë, dhe vjen në një sezon të shkëlqyer për Leverkusen, që po lufton për titullin në Bundesligë dhe ka shfaqur një stil loje dominues nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.

Roli i Xhakës në këtë ekip është kyç, duke qenë dirigjenti i mesfushës dhe një faktor vendimtar në ndërtimin e aksioneve sulmuese të skuadrës. Performanca e tij ka qenë thelbësore për sukseset e Leverkusen këtë sezon dhe e pozicionon atë si një nga lojtarët më të shquar në Bundesliga.

Continue Reading

Sport

Stephen Curry fiton duelin me LeBron James, rezultatet në NBA

Published

on

Golden State Warriors ka fituar ndaj Los Angeles Lakers me rezultatin 123-116 në një përballje të ngushtë mes dy ekipesh që luftojnë për titullin në NBA. Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm me 38 pikë, duke udhëhequr Warriors në fushë, ndërsa Moses Podziemski e mbështeti me 28 pikë.

Nga ana tjetër, LeBron James shënoi 33 pikë dhe Austin Reaves shtoi 31, por këto nuk mjaftuan për Lakers për të mposhtur Golden State.

Në ndeshje të tjera, Milwaukee Bucks mundi Philadelphia 126-113, me Giannis Antetokounmpo që shënoi një “triple double” me 35 pikë, 17 rebound dhe 20 asist.

Toronto Raptors pësoi një humbje 112-103 ndaj Portland, ku Shadon Sharpe ishte protagonist me 36 pikë. Po ashtu, skuadra e Miami u mund në shtëpi nga Memphis Grizzlies me rezultatin 110-108, me Ja Morant që udhëhoqi miqtë me 30 pikë, ndërsa 35 pikët e Tyler Herro nuk mjaftuan për të shpëtuar Miami.

Minnesota Timberwolves fitoi 105-90 kundër Brooklyn Nets, me Anthony Edwards që shënoi 28 pikë.

Rezultatet e tjera:

Philadelphia – Milwaukee: 113-126

Washington – Orlando: 97-109

Brooklyn – Minnesota: 90-105

Miami – Memphis: 108-110

Toronto – Portland: 103-112

Lakers – Golden State: 116-123

Continue Reading

Sport

Xhiro e 27 e Superligës, ndeshje kyçe për Malishevën dhe Prishtinën

Published

on

By

Do të hapet sot xhiro e 27 e Superligës së Kosovës në futboll dhe do të zhvillohen dy ndeshjet mjaftë interesante.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, aty ku do të përballen Malisheva dhe Prishtina.

Ky ballafaqim sa rëndësi të madhe pasi që këto dy skuadra janë në luftë direkte për pozitën e tretë që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, Malisheva është e renditur në vendin e tretë me 41 pikë, kurse Prishtina e katërta me 35 sosh. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Ndeshja tjetër e cila zhvillohet në të njëjtën kohë është ajo ndërmjet Feronikelit 74’ dhe Dritës. Derista Drita tashmë është një hap larg titullit kampion si liderë me 57 pikë, Feronikeli po lufton për ta shmangur largimin nga Superliga, edhe pse duke mjaftë mision i pamundur pasi ka vetëm 14 pikë në vendin e fundit.

Continue Reading

Të kërkuara