Sport

Ndeshja Japoni-Kroaci: Dominojnë kroatët por shënojnë japonezët, mbyllet pjesa e parë

Ndeshja po zhvillohet në “Al Janoub Stadium”.

Publikuar

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Kampionatit Botëror ndërmjet Japonisë dhe Kroacisë.

Kjo ndeshje e cila po zhvillohet në “Al Janoub Stadium” është e vlefshme për një vend në çerekfinale të këtij kompeticioni dhe pjesa e parë ka përfunduar me vetëm një gol të realizuar.

Janë japonezët ata që kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar në minutën e 43’ nga Maeda.

Vazhdo të lexosh

Sport

Messi: Botërori 2026 duket larg për moshën time

“Ka shumë deri në Botërorin e ardhshëm”, ka thënë Messi.

Publikuar

nga

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën argjentinase “Ole” ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij duke folur për gjëra shumë të rëndësishme.

Mbi të gjitha, ai ka hedhur dyshime nëse do të jetë i pranishëm në Kampionatin Botëror të vitit 2026 duke thënë se për moshën që ka, ai duket mjaftë larg.

“Nuk e di, kam thënë gjithmonë që për shkak të moshës më duket se e kam shumë të vështirë ta mbërrijë. Më pëlqen të luaj futboll, e dua atë që bëj dhe për sa kohë që jam mirë dhe ndihem në formë dhe vazhdoj ta shijoj atë, do ta bëj. Por duket se ka shumë deri në Botërorin e ardhshëm”, ka thënë Messi.

Tuje kampioni i botës ka zbuluar edhe detaje nga fotoja e tij e famshme në krevat me trofeun e Kupës së Botës.

“Kemi arritur pothuajse në mëngjes në hotel, kemi fjetur shumë pak. Mendoj se me ndryshimin e orës kam fjetur maksimumi një ose dy orë. Ishte ora 6 e mëngjesit dhe unë kisha ndezur tashmë televizorin dhe dhoma ime kishte pamje nga Rodrigo dhe Otamendi, të cilët ishin në anën tjetër. Ata duhet të më kenë dëgjuar të shkoj në banjë, të ngrihem dhe të ndez televizorin. Nuk e di pse kisha përfunduar me Kupën atë natë, ishte në dhomën time, ma kishin lënë. E kisha pranë, u shfaq Rodrigo, u bëra kështu dhe më tha: ‘Eja këtu të të bëj foton’”, ka zbuluar Messi.

Vazhdo të lexosh

Sport

Messi tregon nëse ka probleme me Mbappen

“E vërteta është se me Kylian nuk ka asnjë problem, përkundrazi”, tha ai.

Publikuar

nga

Lionel Messi ka këmbëngulur se ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëlojtarin e PSG-së, Kylian Mbappe dhe zbuloi se ata kanë diskutuar së bashku për finalen e Kupës së Botës.

Në një intervistë tjetër të zhvilluar me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Messi u pyet për marrëdhënien e tij me shokun e skuadrës së Paris Saint-Germain, Mbappe, ku të dy duhet të janë në qendër të vëmendjes në kryeqytetin francez, ndërkohë që luftojnë për të qenë më i miri në botë. Messi tha se nuk ka pasur kurrë probleme me Mbappen.

Gazeta argjentinase “Ole” e pyeti Messin nëse ka diskutuar për finalen e Katarit me Mbappe, për të cilën ai u përgjigj:

“Po, ne folëm për lojën, festimet se si e kishin përjetuar njerëzit në Argjentinë në ato ditë që kisha qenë unë. Pushimet dhe festat që kishim. Dhe asgjë, asgjë më shumë, por mirë, shumë mirë. E vërteta është se me Kylian nuk ka asnjë problem, përkundrazi”.

Ky është një lajm shumë i mirë për skuadrën franceze pasi i pret një përballje e madhe në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve me Bayern Munihun ne mesin e muajit shkurt.

Messi gjithashtu është në bisedime me drejtuesit e PSG-së për rinovimin e kontratës së tij.

Vazhdo të lexosh

Sport

Greenwood lirohet nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë

Vendimi u mor këtë pasdite.

Publikuar

nga

Lojtari i Manchester United, Mason Greenwood është liruar nga të gjitha akuzat për përdhunim, sjellje kontrolluese e shtrënguese dhe një akuzë e sulmit që shkaktoi dëmtime trupore.

Greenwood, 21 vjeç, u akuzua në tetor të vitit 2022, por këtë pasdite u mor një vendim nga CPS për të ndërprerë ndjekjen penale në përputhje me Kodin për Prokurorët e Gjykatës.

Lojtari, i cili ka luajtur vetëm një herë për Anglinë, u arrestua për herë të parë në janar mbi akuzat në lidhje me partneren e tij, pasi imazhet dhe videot u postuan nga ajo në rrjetet sociale.

Më pas, ai u suspendua nga skuadra e Unitedit si dhe ishte larguar nga video-loja, “FIFA 22”.

Një person nga Greater Manchester Police tha:“Ne kemi për detyrë t’i mbajmë çështjet në shqyrtim të vazhdueshëm. Në këtë rast, një kombinim i tërheqjes së dëshmitarëve kryesorë dhe materialeve të reja që dolën në dritë nënkuptonin se nuk kishte më një perspektivë realiste për dënim. Në këto rrethana, ne kemi për detyrë ta ndalojmë rastin. Ne ua kemi shpjeguar vendimin tonë të gjitha palëve”.

Akuzat me të cilat përballej Greenwood, nga nëntori i vitit 2018 deri në tetor të vitit 2021, të gjitha lidhen me të njëjtën grua, respektivisht partneren e tij.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Varane tërhiqet nga Kombëtarja e Francës

Ai njoftoi pensionimin nga Franca.

Publikuar

nga

Mbrojtësi i Manchester United, Raphael Varane ka lëshuar një mesazh befasues në rrjetet sociale ku njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, përkatësisht pensionimin nga Franca.

29-vjeçari bëri 93 paraqitje dhe shënoi pesë gola për “Les Bleus”, në një periudhë nëntëvjeçare që filloi me debutimin e tij në mars të vitit 2013 dhe përfshinte triumfin e Kupës së Botës në vitin 2018.

Varane ndihmoi gjithashtu skuadrën e Didier Deschamps të përfundonte si nënkampion në Katar 2022. Tani duket se humbja në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës më 18 dhjetor, në një nga ndeshjet më të mëdha të kompeticionit të të gjitha kohërave, ishte paraqitja e tij e fundit për vendin e tij.

Ai falënderoi edhe trajnerin, shokët e skuadrës dhe tifozët, në një postim që mund ta lexoni të plotë më poshë:

“Përfaqësimi i vendit tonë të madh për një dekadë ka qenë një nga arritjet më të mëdha të jetës sime”, shkroi Varane.

“Sa herë që vishja këtë fanellë të veçantë , ndjeva krenari të madhe. Detyra për të dhënë gjithçka, për të luajtur me zemër dhe për të fituar sa herë që hynim në fushë nuk ka munguar. Unë kam menduar për këtë për disa muaj dhe kam vendosur që është koha e duhur për mua të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar”, shtoi ai.

“Si fëmijë, mbaj mend që kam ndjekur Francën e vitit 1998, këtë ekip, këta lojtarë që na bënë të përjetojmë emocione të papërshkrueshme. Ëndërroja të isha siheronjtë tanë dhe 20 vjet më vonë përjetova një nga përvojat më të mira të jetës sime, ato që më bënë vërtet krenare. Ne sollëm kupën në shtëpi!”

“Nuk do ta harroj kurrë. Ende i ndjej të gjitha emocionet e ndjera në atë ditë, 15 korrik 2018. Ky ishte një nga momentet më mahnitëse dhe më të paharrueshme të jetës sime”.

“Kjo fitore që fituam të gjithë së bashku nuk do të ishte e mundur kurrë pa mbështetjen e Didier Deschamps, çdo anëtari të menaxhmentit dhe stafit ndër vite, dhe bashkëlojtarët e mi që kanë mbrojtur fanellën tonë në çdo ndeshje që kemi luajtur”.

“Por më e rëndësishmja, kjo fitore nuk do të ishte e mundur pa na mbështetur secili prej jush gjatë rrugës. Zelli juaj, festimet dhe kujtimet e kthimit tonë në Francë do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në mua. Edhe pas humbjes në finale vitin e kaluar, ju na pritët si heronj kur u kthyem. Secilit prej jush, FALEMINDERIT një mijë herë!”.

“Do të më mungojnë këto momente me ju me siguri, por ka ardhur koha që brezi i ri të marrë përsipër ecurinë tutje. Ne kemi një grup lojtarësh të rinj të talentuar që janë gati të marrin përsipër përgjegjësi të reja, që meritojnë një shans dhe që kanë nevojë për ju. Nga thellësia e zemrës sime, faleminderit. Rafa”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara