Sport

Ndërron jetë në aksidentin tragjik futbollisti turk Ahmet Çalik

Futbollisti ka mbetur i vdekur në vend.

Published

on

Reprezentuesi i Turqisë, Ahmet Çalik, ka humbur jetën të martën në një aksident trafiku në moshën 24 vjeçare.

Tashmë ish-lojtari i Konyasporit raportohet se ka rrëshqitur me makinën e tij në qytetin e Hacilarit dhe për pasojë e shumë rrotullimeve ai ka mbetur i vdekur në vend.

Në Konyaspor Çalik kishte luajtur së bashku me lojtarët shqiptarë Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi, kurse në të kaluarën kishte luajtur edhe me Vedat Muriqin.

Fotot e shpërndara nëpër rrjetet sociale zbulojnë vendin e ndodhjes së këtij aksidenti që solli fundin e jetës së Ahmet Çalik.

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Anglia me ndryshime para ndeshjes me Shqipërinë

Published

on

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ftuar mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portierin e Manchester Cityt, James Trafford, në skuadrën kombëtare për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto thirrje erdhën pas tërheqjes së Anthony Gordon (Newcastle) për shkak dëmtimi dhe Nick Pope për shkak të tronditjes në kokë.

Chalobah, që debutoi me kombëtaren në qershor, mund të ketë një mundësi të re për të luajtur, ndërsa mbrojtësi Marc Guehi mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026 si fituese e grupit, ndërsa sfida ndaj Shqipërisë, që do të luhet të dielën në Tiranë, pritet të ketë peshë të madhe për vendin e dytë, ku garojnë Serbia dhe Shqipëria./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ronaldo zbulon kohën kur do të largohet nga futbolli

Published

on

Cristiano Ronaldo konfirmoi se do të tërhiqet nga futbolli brenda një ose dy vitesh. Ylli portugez tha se synon të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, si turneu i fundit në karrierën e tij.

Ronaldo, që ka shënuar mbi 950 gola për klube dhe kombëtaren, theksoi se ende ndihet i shpejtë dhe i mprehtë dhe se po shijon lojën në ekipin kombëtar.

Ai shtoi se pas tërheqjes do të përqendrohet më shumë tek familja.

“Së shpejti për mua do të thotë pas 10 vitesh… Jo, po bëj shaka. Po e shijoj vërtet momentin tani. Siç e dini, në futboll, kur arrin një moshë të caktuar, i numëron muajt shumë shpejt. Ndihem shumë mirë në këtë moment. Shënoj gola, ende ndihem i shpejtë dhe i mprehtë. Po e shijoj lojën time në ekipin kombëtar. Por sigurisht, le të jemi të sinqertë. Ajo që dua të them me “së shpejti” është ndoshta një ose dy vjet.”, tha Ronaldo nëpërmjet një video-konference në një samit global mbi turizmin dhe investimet të organizuar nga Arabia Saudite.

Sulmuesi gjithashtu foli për djalin e tij, Cristiano Jr., duke thënë se dëshiron që ai të jetë i lumtur dhe të ndjekë pasionet e veta, pa presion nga babai.

Kjo do të shënojë fundin e një karriere të jashtëzakonshme 25-vjeçare në futboll./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara