Kulturë

Ndërron jetë aktori dhe politikani, Adem Mikullovci

Published

on

Sot (e martë) ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori dhe politikani, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e aktorit, Lumnije Mikullovci përmes një shënimi të shkurtër në Facebook.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci!
Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka shkruar Lumnija në Facebook.

Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937.

Si aktor ka luajtur në qindra role kryesore dhe dytësore në projekte të ndryshme filmike.

Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Continue Reading

Kulturë

Nga Kosova në Oscar: Luana Bajrami triumfon në skenën më të madhe të kinemasë

Published

on

Aktorja me origjinë nga Kosova, Luana Bajrami, ka arritur një sukses të madh në kinematografinë botërore pasi filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, në të cilin ajo luan rolin kryesor, është vlerësuar me çmimin “Best Live Action Short Film” në ceremoninë e Oscar.

Në këtë film, Bajrami interpreton një personazh në një histori të vendosur në një Paris të pazakontë, ku puthjet janë të ndaluara me ligj. Narrativa paraqet një realitet absurd dhe të ftohtë, ku personazhet përballen me rregulla të çuditshme dhe kufizime të pazakonta.

Fitimi i këtij çmimi e vendos emrin e Bajramit në skenën më të madhe të kinemasë botërore. Aktorja, me origjinë nga fshati Pleshinë i Ferizajt, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pasi filmi në të cilin ajo luan fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë të shkurtër me aktorë.

Luana Bajrami emigroi në Francë në moshën shtatëvjeçare. Ajo ka lindur më 14 mars 2001 dhe u bë e njohur për publikun ndërkombëtar me paraqitjen e saj në filmin “Portrait of a Lady on Fire” , si dhe në filmin “School’s Out” .

 

Continue Reading

Kulturë

“Të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, ekspozita e re e Laureta Hajrullahut në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

By

Artistja Laureta Hajrullahu ka prezantuar instalacionin e saj të ri të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh në Galeria Kombëtare e Kosovës, në hapësirën QAFA, duke eksploruar identitetin, kulturën digjitale dhe kufijtë në epokën e internetit.

Praktika artistike e Hajrullahut, e bazuar kryesisht në video dhe instalacione imersive, ndërthur spekulimin, folklorin digjital dhe përvojat emocionale të jetës online. Në punën e saj, identiteti paraqitet si një proces i vazhdueshëm redaktimi dhe transformimi, i ndikuar nga arkitekturat algoritmike dhe dinamika e hapësirave digjitale.

Në qendër të instalacionit janë dy objekte monumentale që ngjasojnë me gurë të pikseluar, mbi të cilët projektohen imazhe holografike. Gurët, që historikisht kanë shërbyer për të shënuar kufijtë e tokës dhe territoreve, në këtë vepër vendosen në një kontekst të ri, ku kufijtë interpretohen si koncepte të lëvizshme dhe të negociueshme.

Një pjesë qendrore e ekspozitës është edhe videoja “That Which Gave Chase” (2026), e projektuar mbi ventilatorë dhe e ndarë në tri pjesë. Vepra paraqet një protagonist të bllokuar në një lojë virtuale, duke përjetuar një cikël të pafund kërkimi dhe identiteti, në një hapësirë që nga arratisje shndërrohet në kurth.

Përmes estetikës që kombinon elemente të kulturës së internetit, plastikës dhe stilit Y2K me reflektim serioz politik, artistja trajton tema si identiteti online, privatësia dhe ndikimi i kapitalizmit digjital në mënyrën se si njerëzit paraqiten dhe perceptohen në hapësirat virtuale.

Në këtë instalacion, objektet e zakonshme të botës së videolojërave, si teksturat apo elementet e peizazhit  transformohen në forma fizike monumentale, duke sfiduar kufirin mes realitetit dhe hapësirave digjitale.

Ekspozita gjithashtu rikthen estetikën e hershme të internetit të viteve 2000, duke reflektuar mbi transformimin e rrjetit nga një hapësirë lirie dhe krijimi identitetesh alternative, në një ambient të mbingarkuar me përmbajtje dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.

Përmes konceptit të “zhbërjes” si akt rezistence, Hajrullahu propozon mënyra të reja për të menduar identitetin dhe bashkëjetesën në një botë gjithnjë e më të ndërthurur mes njerëzve, makinave dhe objekteve.

 

Continue Reading

Kulturë

61 vjet nga vdekja e Fan Nolit

Published

on

Fan Stilian Noli, një nga figurat më të rëndësishme të historisë, kulturës dhe politikës shqiptare, u nda nga jeta në vitin 1965 në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Noli lindi në një fshat shqiptar në Trakë, pranë Edrenesë në Turqi. Gjatë jetës së tij ai zhvilloi një veprimtari të gjerë në fushën e kulturës dhe politikës shqiptare, duke studiuar në Universitetin e Harvardit për arte dhe duke punuar si mësues në Egjipt. Ai ishte gjithashtu aktiv në koloninë shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe u zgjodh deputet në legjislaturën e dytë të Shqipërisë në vitet 1921–1923.

Noli njihet edhe si ish-kryeministër i Shqipërisë pas ngjarjeve të vitit 1924, kur mori pushtetin pas kryengritjes kundër Ahmet Zogut. Marrëdhënia mes dy figurave u karakterizua nga përplasje të forta politike gjatë asaj periudhe.

Përveç politikës, Noli dha një kontribut të madh në letërsi dhe përkthim. Ai është autor i veprave të njohura si “Albumi” dhe “Historia e Skënderbeut”, ndërsa vepra e tij e parë ishte drama me tre akte “Israilitë dhe Filistinë”, botuar në Boston në vitin 1907.

Kontributi i tij në përkthim konsiderohet ndër më të rëndësishmit në letërsinë shqipe. Noli përktheu shumë autorë evropianë dhe amerikanë të shekullit XIX, duke sjellë në shqip një gjuhë të pasur dhe elegante. Së bashku me Faik Konicën, ai vlerësohet si një nga stilistët më të mëdhenj të dialektit toskë.

Ai mbetet një personalitet i shumëanshëm që la gjurmë të thella si poet, përkthyes, prift, historian dhe politikan.

Continue Reading

Kulturë

Shfaqje mysafire – “Sytë e Ujkut”

Published

on

Sonte, më 13 mars 2026, duke filluar nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit do të mbahet shfaqja mysafire “Sytë e Ujkut” nga Doruntina Basha, me regji të Kushtrim Koliqit.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Irena Aliu, Edona Reshitaj, Albina Krasniqi dhe Armend Smajli. Përmbajtja:
Në një shtëpizë të largët malore, tre breza grash jetojnë në vetmi. Gjyshja dhe Nana thurin përralla për ta mbajtur Dilën larg syve të botës, derisa zhdukja e saj e papritur e detyron Nanën të përballet me traumën që i kishte shtyrë në izolim.

Hyrja është gratis për të gjithë.

Continue Reading

Të kërkuara