Lajmet

Ndërprerja e kërkimit mbi Inteligjencën Artificiale: A janë njerëzit aq të zgjuar sa të bëjnë gjënë e duhur?

Nga Pierre Haski.

Published

on

Nga Pierre Haski

Një kërkesë për një ndalim 6-mujor të kërkimeve mbi Inteligjencën Artificiale (AI), e shpërndarë nga fondacioni “Future of Life”, mblodhi mbi 1000 firma brenda disa orësh nga inxhinierë dhe disa nga sipërmarrësit kryesorë në fushën e teknologjisë në SHBA.

Në mesin e emrave të shquar përfshihen Elon Musk, kreu i Tesla dhe SpaceX; SteveWozniak, bashkëthemeluesi i Apple; dhe historiani vizionar Yuval Noah Harari. Kërkesa e tyre është e thjeshtë: ata bëjnë thirrje për një moratorium 6-mujor për çdo kërkim të ri mbi mjetet e AI, që shkon përtej asaj që është arritur tashmë nga softueri bisedor si GPT-4, që ka tërhequr një vëmendje shumë të madhe.

Nënshkruesit kanë shprehur shqetësimet e kahershme mbi përparimin e shpejtë të AI, i cili ka rënë shumë në sy që nga shfaqja e ChatGPT. Ata po bëjnë thirrje për një pauzë në garën për të krijuar “mendje dixhitale të fuqishme”, të cilat as krijuesit e tyre nuk mund ta kuptojnë apo kontrollojnë plotësisht.

Prezantimi i fundit i ChatGPT3, në fundin e vitit 2022, i ndjekur nga versioni 4 i vetëm pak ditëve më parë, është një hap i rëndësishëm përpara në aplikimet praktike të Inteligjencës Artificiale. Më parë, AI ishte një temë kryesisht për ekspertët, tani ajo ka hyrë në diskursin e zakonshëm.

Këta ekspertë paralajmërojnë se ne nuk i kemi ende nën kontroll pasojat etike, sociale, ekonomike, politike apo strategjike të kësaj teknologjie, e cila po përparon me shpejtësi dhe në shkallë masive. Përpara se të vazhdojmë të ecim me një shpejtësi kaq të tmerrshme, ata argumentojnë se duhet të gjejmë një moment për të reflektuar dhe për të vendosur një sërë rregullash për të qeverisur zhvillimin e tij.

Natyrisht, mund të sugjerohet se disa nga nënshkruesit – si për shembull Elon Musk – kanë më shumë frikë se mos humbasin në garën e inovacionit të AI. Musk ishte një nga financuesit e parë të Open AI, kompania pas ChatGPT, por ai u tërhoq nga projekti dhe ia la kontrollin Microsoft-it, që është tani është përfituesja kryesore e suksesit të ChatGPT.

Por propozimi ngre ende shqetësime legjitime. Por a është e mundur të bëhet një “pushim” në zhvillimin e AI? Duket e pamundur. Së pari, për shkak të konkurrencës shumë të fortë midis gjigantëve të Silicon Valley dhe në mbarë botën. Në klimën aktuale, a mund të bien dakord SHBA dhe Kina për rregullat për AI, ndërsa Uashingtoni po zhvillon një luftë teknologjike kundër Kinës ?

Po ashtu, ekziston rreziku i armëve autonome, ku AI merr vendime se kë dhe çfarë të synojë.Megjithatë, pyetjet e ngritura ia vlejnë të diskutohen. Para së gjithash, kushdo që ka përdorur ChatGPT e kupton se pavarësisht nga gabimet dhe dështimet e tij, softueri ka potencialin të zëvendësojë disa detyra njerëzore.

Çfarë do të ndodhë me miliona profesionistë që mund të zëvendësojë AI? Një shqetësim tjetër është potenciali që AI të gjenerojë dezinformata. Imazhet e krijuara nga AI, si ajo e fundit e Papës me një xhup firmato të gufuar, janë jashtëzakonisht realiste dhe të vështira për t’u dalluar nga realiteti.

Ose kur bëhet fjalë për çështjet ushtarake, ekziston gjithashtu rreziku i armëve autonome, ku AI mund të vendosë se kë, çfarë të synojë dhe kur të tërheqë këmbëzën. Qeveria amerikane thotë se ushtria e saj nuk do të zhvillojë armë të tilla, përveç nëse këtë e bëjnëarmiqtë e saj.

Prandaj ka shumë arsye të forta për një “pauzë” të përkohshme në kërkimin mbi Inteligjencën Artificiale. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse inteligjenca njerëzore do të arrijë të bëjë një zgjedhje kaq të arsyeshme.

“Worldcrunch” – Bota.al

Lajmet

Derbi Barcelona-PSG ​në Ligën e Kampionëve ndez sonte mbrëmjen evropiane

Published

on

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një program të pasur ndeshjesh, ku spikat supersfida mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.

Përballja e gjiganëtve evropian pritet të jetë një nga më të ndezurat e fazës së ligës, pasi dy skuadrat kërkojnë një fitore që mund të peshojë shumë për vazhdimin e rrugëtimit.

PSG udhëton drejt Katalonisë me disa mungesa të rëndësishme, por gjithsesi me yje të mëdhenj në dispozicion të Luis Enrique.

Në krahun tjetër, Barcelona është në formë të mirë dhe synon të shfrytëzojë mbështetjen e publikut për të marrë një fitore prestigjioze. Ky duel pritet të vendoset nga detajet, duke pasur parasysh balancën e forcave mes dy ekipeve.

Përveç derbit të madh në Spanjë, mbrëmja sjell edhe disa duele të tjera të forta:

Arsenal – Olympiacos

Bayer Leverkusen – PSV

Dortmund – Athletic Bilbao

Monaco – Manchester City

Napoli – Sporting CP

Villarreal – Juventus.

Ndërsa, programi hapet në orën 18:45 me dy ndeshje interesante:

Qarabag – FC Copenhagen

Royale Union SG – Newcastle

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada amerikane në Shqipëri del me njoftim për vizat pasi u mbyll qeveria federale

Published

on

By

Ambasada amerikanë në Shqipëri ka njoftuar se shërbimet e planifikuara për vizat drejt Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë, sipas mundësive.

Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Gjithashtu në faqen e ambasadës njoftohet se: “Duke filluar nga data 1 tetor 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar brenda 12 muajve të fundit mund të rinovohen me postë. Të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa udhëtimeve qeveritare, do të kërkojnë një takim për intervistë. Ne inkurajojmë aplikantët për vizë të kontrollojnë faqen e internetit të ambasadës si dhe travel.state.gov  për informacion më të detajuar rreth kërkesave dhe procedurave të aplikimit për vizë, si dhe për të mësuar më shumë rreth statusit operacional dhe shërbimeve të ambasadës”.

Mbyllja e qeverisë federale amerikane

Për herë të parë në shtatë vite, qeveria federale e SHBA është futur zyrtarisht në një mbyllje administrative, pas dështimit të Kongresit për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin.

Përplasjet mes republikanëve të mbështetur nga Donald Trump dhe demokratëve penguan miratimin e një projektligji të përkohshëm. Si pasojë, miliona punonjës federalë përballen me pezullime, vonesa pagash dhe pasiguri për të ardhmen.

Në sektorin e mbrojtjes, tensionet janë rritur. Pentagoni – tani i riemërtuar si Departamenti i Luftës – ka paralajmëruar reforma të thella, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar ashpër klasën politike për “dekada degradimi”.

Ndërkohë, sindikatat kanë ngritur padi, duke akuzuar administratën për keqpërdorim të ligjit mbi mbylljet qeveritare dhe përpjekje për të shkurtuar vende pune në mënyrë të njëanshme.

Me mungesën e një marrëveshjeje në horizont, kriza buxhetore pritet të thellohet në ditët në vijim./D.B/KP

Continue Reading

Botë

Të paktën 69 persona të vdekur nga tërmeti në Filipine

Published

on

Të paktën 69 persona kanë vdekur dhe janë plagosur shumë të tjerë nga një tërmet i fuqishëm goditi Filipinet qendrore me magnitudë 6.9 ballë.

Qeveria tha se po bëjnë përpjekje për të kërkuar të mbijetuar dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Të paktën 14 banorë vdiqën dhe spitali u mbingarkua në Bogo, një qytet bregdetar në provincën Cebu me një popullsi prej rreth 90,000 banorësh, i cili ndodhet afërsisht 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit të cekët.

Në San Remigio, gjithashtu pranë Bogos, pesë persona u vranë nga shembja e mureve ndërsa po përpiqeshin të iknin nga një ndeshje basketbolli që po ndiqnin kur goditi tërmeti, tha kryebashkiaku i qytetit Alfie Reynes për mediat lokale.

Reynes bëri thirrje për ushqim dhe ujë, pasi sistemi i ujit të San Remigios ishte dëmtuar nga dridhjet, si dhe pajisje për përpjekjet e kërkim-shpëtimit/S.K/EO/Euronews/

Continue Reading

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Të kërkuara