Teknologji
Ndërprerja e kërkimit mbi Inteligjencën Artificiale: A janë njerëzit aq të zgjuar sa të bëjnë gjënë e duhur?
Nga Pierre Haski.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNga Pierre Haski
Një kërkesë për një ndalim 6-mujor të kërkimeve mbi Inteligjencën Artificiale (AI), e shpërndarë nga fondacioni “Future of Life”, mblodhi mbi 1000 firma brenda disa orësh nga inxhinierë dhe disa nga sipërmarrësit kryesorë në fushën e teknologjisë në SHBA.
Në mesin e emrave të shquar përfshihen Elon Musk, kreu i Tesla dhe SpaceX; SteveWozniak, bashkëthemeluesi i Apple; dhe historiani vizionar Yuval Noah Harari. Kërkesa e tyre është e thjeshtë: ata bëjnë thirrje për një moratorium 6-mujor për çdo kërkim të ri mbi mjetet e AI, që shkon përtej asaj që është arritur tashmë nga softueri bisedor si GPT-4, që ka tërhequr një vëmendje shumë të madhe.
Nënshkruesit kanë shprehur shqetësimet e kahershme mbi përparimin e shpejtë të AI, i cili ka rënë shumë në sy që nga shfaqja e ChatGPT. Ata po bëjnë thirrje për një pauzë në garën për të krijuar “mendje dixhitale të fuqishme”, të cilat as krijuesit e tyre nuk mund ta kuptojnë apo kontrollojnë plotësisht.
Prezantimi i fundit i ChatGPT3, në fundin e vitit 2022, i ndjekur nga versioni 4 i vetëm pak ditëve më parë, është një hap i rëndësishëm përpara në aplikimet praktike të Inteligjencës Artificiale. Më parë, AI ishte një temë kryesisht për ekspertët, tani ajo ka hyrë në diskursin e zakonshëm.
Këta ekspertë paralajmërojnë se ne nuk i kemi ende nën kontroll pasojat etike, sociale, ekonomike, politike apo strategjike të kësaj teknologjie, e cila po përparon me shpejtësi dhe në shkallë masive. Përpara se të vazhdojmë të ecim me një shpejtësi kaq të tmerrshme, ata argumentojnë se duhet të gjejmë një moment për të reflektuar dhe për të vendosur një sërë rregullash për të qeverisur zhvillimin e tij.
Natyrisht, mund të sugjerohet se disa nga nënshkruesit – si për shembull Elon Musk – kanë më shumë frikë se mos humbasin në garën e inovacionit të AI. Musk ishte një nga financuesit e parë të Open AI, kompania pas ChatGPT, por ai u tërhoq nga projekti dhe ia la kontrollin Microsoft-it, që është tani është përfituesja kryesore e suksesit të ChatGPT.
Por propozimi ngre ende shqetësime legjitime. Por a është e mundur të bëhet një “pushim” në zhvillimin e AI? Duket e pamundur. Së pari, për shkak të konkurrencës shumë të fortë midis gjigantëve të Silicon Valley dhe në mbarë botën. Në klimën aktuale, a mund të bien dakord SHBA dhe Kina për rregullat për AI, ndërsa Uashingtoni po zhvillon një luftë teknologjike kundër Kinës ?
Po ashtu, ekziston rreziku i armëve autonome, ku AI merr vendime se kë dhe çfarë të synojë.Megjithatë, pyetjet e ngritura ia vlejnë të diskutohen. Para së gjithash, kushdo që ka përdorur ChatGPT e kupton se pavarësisht nga gabimet dhe dështimet e tij, softueri ka potencialin të zëvendësojë disa detyra njerëzore.
Çfarë do të ndodhë me miliona profesionistë që mund të zëvendësojë AI? Një shqetësim tjetër është potenciali që AI të gjenerojë dezinformata. Imazhet e krijuara nga AI, si ajo e fundit e Papës me një xhup firmato të gufuar, janë jashtëzakonisht realiste dhe të vështira për t’u dalluar nga realiteti.
Ose kur bëhet fjalë për çështjet ushtarake, ekziston gjithashtu rreziku i armëve autonome, ku AI mund të vendosë se kë, çfarë të synojë dhe kur të tërheqë këmbëzën. Qeveria amerikane thotë se ushtria e saj nuk do të zhvillojë armë të tilla, përveç nëse këtë e bëjnëarmiqtë e saj.
Prandaj ka shumë arsye të forta për një “pauzë” të përkohshme në kërkimin mbi Inteligjencën Artificiale. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse inteligjenca njerëzore do të arrijë të bëjë një zgjedhje kaq të arsyeshme.
“Worldcrunch” – Bota.al
Teknologji
TikTok nënshkruan marrëveshje për ndarjen e aseteve në ShBA
Published
5 days agoon
December 19, 2025By
UBTnews
TikTok ka nënshkruar një marrëveshje të mbështetur nga Presidenti Donald Trump për të ndarë asetet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të krijuar një entitet të ri të përbashkët, të kontrolluar kryesisht nga investitorë amerikanë.
Lajmi u konfirmua nga CEO i TikTok, Shou Chew, në një memo drejtuar punonjësve të enjten, e siguruar nga CNN. Edhe pse transaksioni nuk është finalizuar ende, marrëveshja e çon platformën një hap më afër sigurimit të së ardhmes së saj afatgjatë në tregun amerikan.

Ky zhvillim vjen pas një ligji të miratuar vitin e kaluar, i cili kërkonte që TikTok në ShBA të shkëputej nga kompania mëmë kineze ByteDance, ose përndryshe të përballej me ndalim. Presidenti Trump e ka shtyrë zbatimin e ligjit disa herë, duke favorizuar një marrëveshje që do ta kalonte kontrollin e aplikacionit në duar amerikane.
“Sapo kemi nënshkruar marrëveshje me investitorët për krijimin e një sipërmarrjeje të re të përbashkët TikTok në ShBA, duke u mundësuar mbi 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të zbulojnë një botë me mundësi të pafundme,” shkroi Chew në memo.
Sipas marrëveshjes, 50% e entitetit të ri do të jetë në pronësi të një konsorciumi investitorësh që përfshin Oracle, Silver Lake dhe MGX, një firmë investimesh e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Rreth 30% do të zotërohet nga bashkëpunëtorë të investitorëve ekzistues të ByteDance, ndërsa 19.9% do të mbetet në pronësi të vetë ByteDance.
Chew theksoi se ka ende hapa për t’u përfunduar, por palët synojnë finalizimin e marrëveshjes deri më 22 janar 2026. ByteDance dhe TikTok tashmë kanë rënë dakord për kushtet kryesore të transaksionit.
Administrata Trump njoftoi në shtator se kishte arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e kontrollit të operacioneve amerikane të TikTok te investitorë kryesisht amerikanë. Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e cilëson marrëveshjen si një “shitje të kualifikuar” dhe shtyu zbatimin e ndalimit për 120 ditë.
Sipas ligjit amerikan, i cili teknikisht hyri në fuqi në janar, TikTok do të ndalohej nëse ByteDance nuk shiste rreth 80% të aseteve të saj në ShBA investitorëve jo-kinezë.
Entiteti i ri amerikan do të ritrajojë algoritmin e TikTok mbi të dhënat e përdoruesve amerikanë, ndërsa Oracle do të mbikëqyrë ruajtjen e të dhënave dhe sigurinë kibernetike. Gjithashtu, ndërmarrja e re do të jetë përgjegjëse për moderimin e përmbajtjes për përdoruesit në ShBA. Megjithatë, ByteDance pritet të vazhdojë të menaxhojë tregtinë elektronike, reklamimin dhe marketingun global të platformës.
Marrëveshja do të kërkojë gjithashtu miratimin e qeverisë kineze, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërsa Trump ka deklaruar se Presidenti kinez Xi Jinping është dakord me marrëveshjen, Pekini ka mbajtur një qëndrim të rezervuar, duke theksuar se pozicioni i Kinës për çështjen e TikTok mbetet “i qartë dhe konsistent”./CNN/UBTnews
Teknologji
OpenAI ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh
Published
1 week agoon
December 17, 2025By
UBT News
Kompanitë e teknologjisë po avancojnë me shpejtësi në fushën e inteligjencës artificiale, dhe OpenAI sapo ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh të quajtur ChatGPT Images.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të imazheve me anë të inteligjencës artificiale, duke u mundësuar përdoruesve të shprehin kreativitetin e tyre në mënyra të reja dhe më të avancuara.
Sipas deklaratave, ky gjenerator është katër herë më i shpejtë se versionet e mëparshme, ndjek udhëzimet që përdoruesit japin dhe bën më pak gabime në detaje.
Ky përmirësim teknik e bën procesin e krijimit të imazheve më të saktë, më efikas dhe më të kënaqshëm për përdoruesit, duke lehtësuar punën kreative dhe duke reduktuar nevojën për redaktime të mëvonshme.
Sam Altman, CEO i OpenAI, kishte paralajmëruar prezantimin e këtij modeli më parë dhe e përshkroi atë si një “model argëtues”, duke lënë të kuptohet se përdoruesit mund të presin një përvojë interaktive dhe kreative.
Krijimi i imazheve me cilësi të lartë bëhet i thjeshtë: mjafton të japësh komandat e duhura, dhe inteligjenca artificiale punon për të gjeneruar rezultatin në mënyrë të shpejtë dhe të saktë. ChatGPT Images synon të thjeshtojë procesin e krijimit të imazheve e të ofrojë një eksperiencë më të shpejtë, më të saktë dhe më argëtuese për përdoruesit.
Përveç përdorimit personal, ky mjet ka ndikim edhe në fusha të ndryshme profesionale, si dizajni grafik, marketingu, arsimi dhe krijimi i përmbajtjes digjitale, duke e bërë AI një partner të dobishëm për inovacion dhe krijimtari. /A.Z/UBT News/
Teknologji
Gjysma e makinave të Ford do të jenë elektrike ose hibride deri në 2030
Published
1 week agoon
December 16, 2025By
UBT News
Industria automobilistike po përshtatet vazhdimisht me kërkesat e tregut.
Pas një përqendrimi agresiv në automjetet elektrike (EV), Ford po ndryshon strategji për shkak të kostove të larta, mungesës së infrastrukturës dhe klimës politike, duke u orientuar më shumë drejt modeleve hibride.
Aktualisht, automjetet hibride dhe elektrike përbëjnë 17% të shitjeve globale të Ford, ndërsa synimi është që kjo shifër të arrijë 50%.
Kjo do të mbështetet nga një platformë e re universale EV dhe më shumë modele hibride e me rreze të zgjatur.
Një kamionçinë elektrike e mesme pritet të hyjë në prodhim në vitin 2027, ndërsa F-150 Lightning EREV do të ofrojë rreth 700 milje autonomi.
Ford po redukton investimet në automjete elektrike të mëdha, të cilat nuk po gjenerojnë kërkesë të mjaftueshme, dhe do të fokusohet në modele më të përballueshme me benzinë, hibride dhe elektrike.
Deri në fund të dekadës, kompania planifikon të prezantojë pesë automjete të reja me çmime më të ulëta.
Gjithashtu, Ford synon të hyjë në tregun e ruajtjes së energjisë, duke përdorur kapacitetet e prodhimit të baterive për qendra të të dhënave dhe banesa.
Këto lëvizje janë pjesë e strategjisë Ford+ dhe përputhen me objektivin për neutralitet karbonik deri më 2050, duke synuar njëkohësisht qëndrueshmëri dhe fitim. /A.Z/UBT News/
Teknologji
Pamja e ndarë e kamerës vjen në Pixel 9 Pro Fold me përditësimin e ri
Published
1 week agoon
December 15, 2025By
UBT News
Me rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të telefonave të palosshëm, pritet që gjithnjë e më shumë aplikacione të palëve të treta të optimizohen për këtë faktor forme.
Kjo vlen edhe më tepër për aplikacionet e sistemit. Pikërisht për këtë arsye, Google po përmirëson përvojën e aplikacionit Camera për përdoruesit e Pixel 9 Pro Fold, duke sjellë një veçori të re që debutoi fillimisht në Pixel 10 Pro Fold.
Funksioni në fjalë mundëson shikimin paraprak të fotove në gjysmën e majtë të ekranit të brendshëm, ndërsa pamësi (viewfinder) i kamerës mbetet aktiv në anën e djathtë. Kjo e bën procesin e fotografimit më praktik dhe më efikas,.
Sinqerisht, është disi befasuese që Google-it i është dashur kaq shumë kohë për ta implementuar këtë veçori, pasi pamja e ndarë është tashmë standard në shumicën e telefonave të tjerë të palosshëm.
Për më tepër, ekziston një buton i dedikuar poshtë qepenit, i cili ju lejon të shikoni jo vetëm fotot e realizuara gjatë seancës aktuale, por edhe gjithë galerinë tuaj – një shkurtore praktike drejt Google Photos. /A.Z/UBT News/
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë
Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e Kryeshefit për pagat
Shpërthim në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy policë
Ndërpritet seanca për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkoi përjashtimin e prokurorit
Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
