Lajmet

Ndërprerja e furnizimit me gazin rus mund t’i kushtojë Gjermanisë 220 miliardë euro

Kjo do të ishte e barabartë me më shumë se 6.5% të prodhimit vjetor ekonomik të Gjermanisë.

Published

on

Ekonomia gjermane do të merrte një goditje të madhe në rast të ndalimit të furnizimit me gaz rus, kështu paralajmëruan institutet gjermane.

Sipas një parashikimi të përbashkët ekonomik nga pesë institutet kryesore kërkimore ekonomike gjermane, në rast të një ndërprerjeje të menjëhershme të furnizimit me gaz rus, një total prej 220 miliardë eurosh në prodhim ekonomik gjerman do të rrezikohej si në vitin 2022 ashtu edhe në vitin 2023. Kjo do të ishte e barabartë me më shumë se 6.5% të prodhimit vjetor ekonomik të Gjermanisë.

“Nëse do të ndërpriteshin furnizimet me gaz, ekonomia gjermane do të pësonte një recesion të mprehtë”, tha Stefan Kooths, nënkryetar dhe drejtor kërkimi për ciklet e biznesit dhe rritjen në Institutin e Kielit për Ekonominë Botërore.

“Në rast të ndalimit të furnizimit me energji, [inflacioni] madje do të rritet në 7.3 për qind, një rekord në Gjermaninë e pasluftës”, thuhet në njoftimin për shtyp./UBTNews/

Lajmet

Vazhdon dëshminë ish-këshilltari i NATO-s Duncan

Published

on

By

Ish-këshilltari i Wesley Clark,  John Stewart Duncan, është ulur sërish në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara të Hagës.

Ish-diplomati britanik po vazhdon dëshminë e tij që e kishte nisur ditën e djeshme të thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Siç kishte dëshmuar ish- diplomati amerikan, James Rubin, e më pas Paul Williams.

Duncan, po ashtu si dëshmitar i tretë, konfirmoi atë që kishin thënë edhe paraprakët e tij: ish-presidenti Hashim Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

KB ​Trepça pëson nga Heroes Den Bosch

Published

on

KB Trepça pësoi humbje nga kampionia e Holandës, Heroes Den Bosch me shifrat 80:68 në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Në përballjen që u zhvillua në Samokov të Bullgarisë, ‘Xehetarët’ dhanë maksimumin, e ishin të përkrahur nga një numër i madh i tifozëve mitrovicas që kishin udhëtuar për këtë sfidë.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 19:27, por periudha e dytë ishte fatale 21:9, ku skuadra shkuan në pushim me rezultat 40:36.

Në pjesën e dytë, holandezët për një nuancë ishin më të mirë dhe fituan 80:68, për tu kualifikuar në gjysmëfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Tashmë, Trepça do të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup, për edicionin e dytë radhazi./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Kosova është e përkushtuar për anëtarësim në NATO

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork, ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani ka ritheksuar ka ritheksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend. Ajo ka theksuar se prania dhe mbështetja e Aleancës ka qenë vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, shkroi Osmani në Facebook./D.B/UBTNews

Continue Reading

Aktualitet

Rektori Hajrizi mban ligjëratë për diplomacinë moderne dhe teknologjitë e avancuara në Shkollën Diplomatike

Published

on

Me ftesë të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mbajti ligjëratë në Shkollën Diplomatike, ku morën pjesë 45 diplomatë të huaj, me temën: “The Digital Frontier: Cybersecurity and AI in Shaping Modern Diplomacy”.

Ky sesion tërhoqi interes të veçantë, pasi Rektori Hajrizi trajtoi në thellësi se si teknologjitë e avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike, po transformojnë mënyrën se si e kuptojmë diplomacinë moderne. Duke u fokusuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron epoka digjitale, diskutimi nxiti reflektime kritike mbi rolin që teknologjia luan në strategjitë diplomatike dhe sigurimin e paqes së përbashkët në një botë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike.

Edicioni i sivjetmë zhvillon punimet nën temën qendrore: “Diplomacia në kohë sfidash globale – Siguria, Teknologjia dhe Ndryshimet Gjeopolitike”, duke reflektuar mbi sfidat dhe dinamikat aktuale në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara