Lajmet

​Nderohen heronjtë në Rahovec

Daut Haradinaj tha se Toni e Mici shquhen në mesin e shumë figurave të mëdha të luftës së Kosovës.

Published

on

Me rastin e 25-vjetorit të rënies, Komuna e Rahovecit ka organizuar sot manifestimin përkujtimor dhe kulturor te kulla e heronjve për heronjtë e kombit tonë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Ismail Latifi, tha se edhe pse fizikisht nuk janë mes nesh, shpirti i tyre luftarak dhe liridashës mbeten në rrugëtimin e Kosovës edhe sot drejt zhvillimit dhe integrimeve euro-perëndimore.

“Pavarësisht viteve që kalojnë, kujtesa jonë historike nuk zbehet dot… Historia e kombit tonë është histori e vuajtjeve, e persekutimeve, e ndjekjeve, ekzekutimeve sistematike, madje me tendenca asgjësimi e shkombëtarizimi… 25 vjet më parë, në një ballafaqim të egër e të pabarabartë ndërmjet forcave të blinduara serbe dhe liridashësve shqiptarë ranë në fushë të nderit bijtë të zgjedhur të kësaj toke… Dihet mirë roli dhe angazhimi i Xhelal Hajda-Tonit dhe shokëve të tij në Jabllanicë, Gllogjan, në zonën e Dukagjinit dhe zonën e Drenicës. Duhet të përmendim faktin se këta dy viganë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i vunë bazat e organizmit ushtarak në Anadrini, dhe u bënë bartës të shumë operacioneve ushtarake. Pas sulmeve armike dhe betejave të ashpra në Anadrini, Toni e Mici ndërmorën hapa të vendosur për të riorganizuar Brigadën 124 Gani Paçarizi.Vendosmëria e tyre ishte shtyrje dhe motivim për luftëtarët e lirisë… Ndonëse fizikisht nuk janë mes nesh, shpirti i tyre luftarak dhe liridashës mbetet prore në rrugëtimin tonë edhe sot drejt zhvillimit dhe integrimeve euro-perëndimore”, tha Latifi.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se jo vetëm që duhet ta kujtojmë, por edhe të marrim mesazh se cila ishte kjo rrugë e rëndë që i prinë njerëzit e devotshëm, njerëzit që e duan kombin e që sot janë padrejtësisht duke u përballur në Hagë.

“Jo, vetëm që duhet ta kujtojmë, por edhe të marrim mesazh, se cila ishte kjo rrugë e rëndë. Kësaj rruge i prinë njerëzit e devotshëm, njerëzit që e duan kombin e që sot janë padrejtësisht duke u përballur në Gjykatën e Hagës”, tha Isufi.

Djali i dëshmorit, Seladin Mullabazit, Ermal Mullabazi tha se dëshmorët nuk janë vetëm të familjeve, por i takojnë të gjithë kombit.

“Këto shenja të kujtesës historike, na kujtojnë se sa shtrenjtë na kushtoi liria dhe kjo do të thotë se dëshmorët nuk janë vetëm të familjeve, por i takojnë gjithë kombit”, tha Mullabazi.

Ndërsa Daut Haradinaj tha se Toni e Mici shquhen në mesin e shumë figurave të mëdha të luftës së Kosovës.

“Pikërisht tri ditë, para se të vijë data 6 nëntor 1998, kisha fatin të jemi bashkë me Tonin dhe Micin në Jabllanicë.Edhe pse Mici ishte pak i plagosur, por ishte një kohë shumë e keqe, për UÇK-në, kërkohej edhe armatim, por edhe zgjerim i frontit dhe tri ditë më vonë, pas një lufte, po them 8-mujore e morëm lajmin e tyre pikërisht në këtë vend, dhe mendoj se prej plot figurave të mëdha të luftës sonë për liri ishin edhe këto dy figura, Toni e Mici që ia kemi borxh jo vetëm lirinë, por shihet që edhe brezi i ri, edhe shkollat sot e bartin me krenari këtë emër”, tha Haradinaj.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se liria e Kosovës është arritur falë gjakut të dëshmorëve.

“Mendoj që liria e Kosovës nuk do të kishte ardhur kurrë me konferenca për shtyp, pa gjakun e derdhur të këtyre dëshmorëve që e kemi për obligim t’i kujtojmë dhe t’i respektojmë. Jemi krenarë me këto familje tash, por edhe me sakrificën e këtyre burrave”, tha Berisha.

Ndryshe, më 6 nëntor 1998 ranë dëshmorë heronjtë e kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara