Kulturë

Ndërmarrësit apo punonjësit e pavarur, cilët janë më të lumtur?

Published

on

Çdo lloj i punës ka aspektet pozitive dhe negative. Punët mund të jenë të ndryshueshme: një minutë jeni të stresuar dhe në tjetrin të lumtur.

Webfaqja e sigurimeve Insurance Quotes së fundmi anketoi më shumë se 1,000 Amerikanë të karrierave dhe gjeneratave të ndryshme për të zbuluar se si ndihen për punën e tyre. Studimi krahasoi ndjenjat e njerëzve nga lloji i punësimit, duke përfshirë punonjësit e pavarur, punonjësit e vetë-punësuar, punonjësit me pagë, punonjësit për orë dhe njerëzit të cilët kanë pagë fikse plus bakshishe.

Nga ekuilibri jetë-punë në sigurinë në punë, rrugët e ndryshme të karrierës kanë gjërat negative dhe pozitive. Këtu janë disa fakte se si njerëzit në lloje të ndryshme të punës ndihen për punën e tyre.

Punonjësit e vetë-punësuar janë më të lumtur

Del se njerëzve iu pëlqen të jenë shefi i vetes. Ndërmarrësit dhe tjerët punonjës të vetë-punësuar janë disa nga Amerikanët më të lumtur sot. Në një shkallë prej 1 në 7, ata të vetë-punësuarit shënuan 5.4 në spektrin e lumturisë, duke i vendosur ata mbi punonjësit me pagë dhe ata për orë.

Punonjësit e pavarur janë më të stresuarit

Nga të gjitha llojet e punësimit, punonjësit e pavarur janë shumë më të stresuar se të gjithë punonjësit tjerë. Sipas sondazhit, pothuajse të gjithë ata (92.9 përqind) thanë se nuk ishin të lumtur për shkak të stresit që puna e tyre sjellte. Mirëpo, të gjithë punonjësit e pavarur të anketuar thanë se ishin të lumtur me fleksibilitetin e punës së tyre.

Punonjësit me pagë fikse + bakshishe thonë se kolegët e tyre janë aspekti më i keq i punës së tyre

Kolegët e këqij mund të jenë një ankth i vërtetë. Dhe punonjësit të cilët kanë një pagë fikse + bakshishe thonë se kolegët e tyre janë aspekti më i keq i punës së tyre. Në fakt, pothuajse dy e treta thanë se kolegët e tyre i mërzitnin.

Njerëzit me punë të shumta janë pak më të lumtur se ata me vetëm një punë

Sot, shumë njerëz po bëjnë punë të shumta, në fakt, afër 7.6 milion Amerikanë punojnë, sipas statistikave të Zyrës së Punës. Në përgjithësi, kur është fjala tek aspektet e punës si fleksibiliteti, ambienti i punës, përgjegjësitë dhe stresi, njerëzit të cilët kanë më shumë se një punë janë më të lumtur. Mirëpo, njerëzit me më shumë se një punë janë më negativë kur është fjala tek ekuilibri jetë-punë dhe përqindja e pagesës.

Punonjësit me punë të shumta brengosen për pagesën për shpenzime mjekësore

Kur është fjala tek shpenzimet për urgjenca mjekësore, njerëzit me punë të shumta nuk kanë aq vetëbesim sa njerëzit me një në aftësinë e tyre për të paguar për këto ndodhi. 66 përqind e njerëzve me një punë thonë se ndihen rehat duke paguar kontrolle mjekësore, përderisa vetëm 58 për qind e punonjësve me punë të shumta thanë këtë.

Punonjësit me një punë ndihen më rehat në rritjen e familjes dhe kursimit për pension

Njerëzit të cilët kanë vetëm një punë kanë më shumë vetëbesim në financat e tyre kur ishte fjala për rritjen ose nisjen e familjes dhe kursimit për pension. Vetëm një në katër punonjës me punë të shumta ndjehej rehat për rritjen e një familje, përderisa 34 përqind e njerëzve të cilët kanë vetëm një punë thanë kështu.

Shumë nga punonjësit e pavarur më të vjetër kanë më shumë se një punë

Kur është fjala tek gjeneratat, gjeneratat më të vjetra të cilët janë të vetë-punësuar apo të pavarur kanë më shumë gjasa të bëjnë dy punë.

Të rinjtë e shfrytëzojnë më së miri punën e tyre të dytë

Krahasuar me gjeneratat tjera të punonjësve të cilët kanë punë të shumta, të rinjtë fitojnë të ardhura javore të mëdha nga bizneset e tyre anësore. 21 për qind e atyre fitojnë 300 dollarë ose më shumë çdo javë, përderisa vetëm 18 përqind e të vjetërve fitojnë kaq.

Continue Reading

Kulturë

Promovohet në Bruksel vepra pesëvëllimëshe për Ydriz Bashën e Novosejt

Published

on

Në Bruksel është prezantuar vepra pesëvëllimëshe “Kujtesa e Kosovës: Ydriz Basha i Novosejt”, një projekt trevjeçar i realizuar nga Fondacioni Ydriz Basha në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Botimi përmbledh materiale të përzgjedhura nga një arkiv i pasur digjital me mbi 20 mijë njësi, të dhuruara nga familja Basha në vitin 2018, duke dokumentuar veprimtarinë e Ydriz Bashës në mbështetje të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ngjarja u mbajt në ambientet e Bibliotekës Mbretërore të Belgjikës, në praninë e përfaqësuesve diplomatikë, pjesëtarëve të diasporës shqiptare, institucioneve kulturore belge dhe kryetarit të Bashkisë së Brukselit, Philippe Close.

Ky botim është pjesë e projektit “Kujtesa e Kosovës”, i nisur në vitin 2022, që synon të dokumentojë historinë e patreguar të vendit përmes dëshmive dhe përjetimeve të atyre që kanë kaluar periudha të shtypjes dhe padrejtësive. Bashkëpunimi shënon herën e parë që Biblioteka Kombëtare e Kosovës i kushton vëmendje të veçantë kontributit të diasporës politike, duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Evropë gjatë viteve të rezistencës.

Kimete Mitrovica, një nga themelueset e fondacionit, theksoi se puna do të vazhdojë me mbledhjen dhe digjitalizimin e historive të diasporës shqiptare, me synimin për t’i përfshirë ato më fuqishëm në kujtesën kulturore shqiptare dhe evropiane.

Në këtë aktivitet folën edhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, e cila ftoi komunitetin shqiptar në mërgim të kontribuojë me materiale arkivore për ruajtjen e kujtesës historike dhe politike.

Continue Reading

Kulturë

29 Prilli shënon Ditën Botërore të Baletit

Published

on

Sot, më 29 prill, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Baletit, një ditë e dedikuar promovimit të këtij arti skenik dhe vlerësimit të balerinëve dhe koreografëve.

Kjo datë është zgjedhur në nder të Jean-Georges Noverre, i cili konsiderohet si themelues i baletit modern. Në këtë ditë, institucione kulturore dhe studio baleti organizojnë shfaqje, aktivitete artistike dhe punëtori për të afruar publikun me këtë formë të veçantë arti.

Kjo ditë shërben gjithashtu si një kujtesë për rëndësinë e baletit në kulturë dhe në zhvillimin e artit skenik bashkëkohor.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shënojë Ditën Botërore të Vallëzimit me premierë të re

Published

on

Në kuadër të Ditës Botërore të Vallëzimit, më 29 prill, Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë premierën e parë për vitin 2026, duke sjellë një mbrëmje të veçantë artistike për publikun.

Programi do të përfshijë dy shfaqje koreografike që do të eksplorojnë tema të ndryshme përmes lëvizjes dhe muzikës. Vepra “We will never give up on love”, me koreografi nga Erion Kruja, do të vijë me muzikë nga Chase & Status dhe vetë koreografi, ndërsa asistent do të jetë Fatmir Smani.

Ndërkohë, pjesa e dytë “Bletë” do të mbajë firmën koreografike të Clébio Oliveira, me asistencë nga Lela Di Costanzo dhe muzikë nga Matresanch.

Premiera do të mbahet më 29 prill, ndërsa repriza e parë do të zhvillohet më 30 prill, duke filluar nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Kjo mbrëmje pritet të jetë një festë e vallëzimit dhe krijimtarisë bashkëkohore, duke shënuar një fillim të rëndësishëm të sezonit artistik për vitin 2026.

Continue Reading

Kulturë

“Misatango” magjeps Prishtinën pas suksesit në Tiranë

Published

on

Pas një pritjeje të jashtëzakonshme në Tiranë, vepra “Misa de Buenos Aires” (Misatango) nga kompozitori argjentinas Martín Palmeri është sjellë edhe para publikut në Prishtinë, ku u mirëprit me duartrokitje dhe entuziazëm të madh.

Ky produksion i veçantë artistik erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë dhe Filharmonisë së Kosovës, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e bashkimit të institucioneve kulturore shqiptare.

Në skenë u paraqitën Orkestra e TKOBAP-së dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, i përgatitur nga Hajrullah Syla, nën dirigjimin e maestros Sergio Alapont. Interpretimit i dha një dimension të veçantë edhe mexosopranoja Vikena Kamenica, e cila solli një performancë të ndjerë dhe plot emocion.

“Misatango”, e njohur për ndërthurjen unike të muzikës liturgjike me ritmet e tangos argjentinase, arriti të krijojë një atmosferë të fuqishme artistike, duke e mbajtur publikun të angazhuar gjatë gjithë mbrëmjes.

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke dëshmuar potencialin e përbashkët për realizime artistike të standardeve të larta ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara