Lajmet

​Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje, çfarë ndikimi pati reagimi i misionit të BE-së

Published

on

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës është e dëmshme për demokracinë e vendit. Kështu komentohet presioni i Beogradit zyrtar për votimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pas përfundimit të këtij procesi, ka reaguar edhe misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë por edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Ligjëruesi i medias dhe konfliktit në Universitetin e Agder-it në Norvegji, Abit Hoxha vlerëson se ndërhyrja e tillë e Serbisë është e vazhdueshme.

“Kjo është në vazhdën e intervenimit që Serbia bënë përmes eksponentëve të vet në Kosovë. Ka qenë e pritur, në Ballkan është kjo goxha e theksuar kjo mënyrë e veprimit me zgjedhjet, intervenimi në zgjedhje në shtetet fqinje. Ka qenë në përmasa të pritjes por gjithsesi nuk është mirë për demokracinë e Kosovës që të intervenohet prej një shteti tjetër të votohet ashtu në mënyrë të organizuar”, deklaron Hoxha.

Institucionet vendore, siç thotë ai, duhet të punojnë me komunitetin serb në Kosovë. Veç kësaj, konsideron se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë ndërhyrjen e Serbisë në vend.

“Çështja e Listës Serbe dhe forcimi i Listës Serbe i konvenon vetëm Serbisë. Edhe kjo është konsekuenca e parë. Konsekuenca e dytë për institucionet e Kosovës është se forcimi i Listës Serbe ndoshta mund të krijojë një ‘king maker’ të ri në krijimin e qeverisë, por nëse jo ashtu do të krijojë një barrierë të brendshme në institucionet e Kosovës e cila gjithmonë do të përfaqësojë interesin e shtetit serb në Kosovë…Nëse bashkësia ndërkombëtare do të kishte parime pak më të theksuara në Ballkan nuk do të lejonte këso intervenimesh, apo të paktën do të tërhiqte vërejtjen OSBE ose institucione të tjera që merren me zgjedhjet – Këshilli i Evropës dhe tjerat që të mos bëhet në mënyrë të vazhdueshme”, shton ai.

Të pamjaftueshëm e konsideron reagimin e Bashkimit Evropian për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

“Nuk mjafton [reagimi] sepse reagimi i parë do të duhej të vinte nga institucionet e Kosovës. Ne nuk kemi parë asnjë reagim as nga presidenca, as nga Zyra e Kryeministrit apo nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilët do të duhej të reagonin ndaj shkeljeve sistematike që po i bëhen marrëveshjes së Ohrit. Dhe duhet ta kuptojmë se sa herë që faktori ndërkombëtar kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ata e bëjnë këtë bazuar në marrëveshjen e Ohrit dhe kanë të drejtë ta kërkojnë sepse po është pjesë e marrëveshjes. Mirëpo, shkelja sistematike e kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë do ta bënte themelimin e Asociacionit në këtë kohë një projekt potencialisht të dëmshëm për sovranitetin e Kosovës”, shprehet Gërgi.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Serbe.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq i ka reaguar Rohdes, duke thënë se ka shfaqur “njëanshmëri të qartë”.

Besar Gërgi nga GLPS konsideron se këto deklarata nuk kanë efekt real.

“Petkoviqi si drejtor i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në qeverinë serbe zakonisht bënë këso deklarata, pasi që duhet ta kemi parasysh se nuk kanë shumë efekt në terren këto zyre dhe në mungesë të efektivitetit me politika, ata bëjnë këso deklaratash që të fitojnë pikë pozitive para elektoratit serb por nuk kanë shumë efekt real në terren”, përfundon ajo.

Në intervistën e dhënë ditë më parë të shefes së Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (EOM), Nathalie Loiseau, ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës.

“Do të isha më negative në lidhje me raportet për presionet që vijnë nga Serbia për të votuar për një listë të caktuar. Kemi dëgjuar zyrtarë të Serbisë që mbështesin një listë të caktuar, e cila është ndërhyrje në procesin zgjedhor. Po ashtu, ishim dëshmitarë të ndërhyrjes nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, [Richard]Grenell, dhe kjo është e pafat, shokuese dhe jo diplomatike. Kemi dëgjuar rregullisht presidentin [serb] Vuçiq, por edhe anëtarë të tjerë nga qeveria ose parlamenti i Serbisë, duke u thënë votuesve se duhet të votojnë për një listë të caktuar, dhe kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, deklaron ajo.

Mbi 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian janë angazhuar ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt, ku të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 970 mijë votues.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara