Lajmet
Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje, çfarë ndikimi pati reagimi i misionit të BE-së
Published
1 year agoon
By
UBTNewsNdërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës është e dëmshme për demokracinë e vendit. Kështu komentohet presioni i Beogradit zyrtar për votimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pas përfundimit të këtij procesi, ka reaguar edhe misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë por edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Ligjëruesi i medias dhe konfliktit në Universitetin e Agder-it në Norvegji, Abit Hoxha vlerëson se ndërhyrja e tillë e Serbisë është e vazhdueshme.
“Kjo është në vazhdën e intervenimit që Serbia bënë përmes eksponentëve të vet në Kosovë. Ka qenë e pritur, në Ballkan është kjo goxha e theksuar kjo mënyrë e veprimit me zgjedhjet, intervenimi në zgjedhje në shtetet fqinje. Ka qenë në përmasa të pritjes por gjithsesi nuk është mirë për demokracinë e Kosovës që të intervenohet prej një shteti tjetër të votohet ashtu në mënyrë të organizuar”, deklaron Hoxha.
Institucionet vendore, siç thotë ai, duhet të punojnë me komunitetin serb në Kosovë. Veç kësaj, konsideron se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë ndërhyrjen e Serbisë në vend.
“Çështja e Listës Serbe dhe forcimi i Listës Serbe i konvenon vetëm Serbisë. Edhe kjo është konsekuenca e parë. Konsekuenca e dytë për institucionet e Kosovës është se forcimi i Listës Serbe ndoshta mund të krijojë një ‘king maker’ të ri në krijimin e qeverisë, por nëse jo ashtu do të krijojë një barrierë të brendshme në institucionet e Kosovës e cila gjithmonë do të përfaqësojë interesin e shtetit serb në Kosovë…Nëse bashkësia ndërkombëtare do të kishte parime pak më të theksuara në Ballkan nuk do të lejonte këso intervenimesh, apo të paktën do të tërhiqte vërejtjen OSBE ose institucione të tjera që merren me zgjedhjet – Këshilli i Evropës dhe tjerat që të mos bëhet në mënyrë të vazhdueshme”, shton ai.
Të pamjaftueshëm e konsideron reagimin e Bashkimit Evropian për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
“Nuk mjafton [reagimi] sepse reagimi i parë do të duhej të vinte nga institucionet e Kosovës. Ne nuk kemi parë asnjë reagim as nga presidenca, as nga Zyra e Kryeministrit apo nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilët do të duhej të reagonin ndaj shkeljeve sistematike që po i bëhen marrëveshjes së Ohrit. Dhe duhet ta kuptojmë se sa herë që faktori ndërkombëtar kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ata e bëjnë këtë bazuar në marrëveshjen e Ohrit dhe kanë të drejtë ta kërkojnë sepse po është pjesë e marrëveshjes. Mirëpo, shkelja sistematike e kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë do ta bënte themelimin e Asociacionit në këtë kohë një projekt potencialisht të dëmshëm për sovranitetin e Kosovës”, shprehet Gërgi.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Serbe.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq i ka reaguar Rohdes, duke thënë se ka shfaqur “njëanshmëri të qartë”.
Besar Gërgi nga GLPS konsideron se këto deklarata nuk kanë efekt real.
“Petkoviqi si drejtor i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në qeverinë serbe zakonisht bënë këso deklarata, pasi që duhet ta kemi parasysh se nuk kanë shumë efekt në terren këto zyre dhe në mungesë të efektivitetit me politika, ata bëjnë këso deklaratash që të fitojnë pikë pozitive para elektoratit serb por nuk kanë shumë efekt real në terren”, përfundon ajo.
Në intervistën e dhënë ditë më parë të shefes së Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (EOM), Nathalie Loiseau, ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës.
“Do të isha më negative në lidhje me raportet për presionet që vijnë nga Serbia për të votuar për një listë të caktuar. Kemi dëgjuar zyrtarë të Serbisë që mbështesin një listë të caktuar, e cila është ndërhyrje në procesin zgjedhor. Po ashtu, ishim dëshmitarë të ndërhyrjes nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, [Richard]Grenell, dhe kjo është e pafat, shokuese dhe jo diplomatike. Kemi dëgjuar rregullisht presidentin [serb] Vuçiq, por edhe anëtarë të tjerë nga qeveria ose parlamenti i Serbisë, duke u thënë votuesve se duhet të votojnë për një listë të caktuar, dhe kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, deklaron ajo.
Mbi 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian janë angazhuar ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt, ku të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 970 mijë votues.
Vendi
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
13 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Vendi
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
22 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Vendi
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Published
35 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.
Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.
Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.
Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.
Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.
Lajmet
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Published
1 hour agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.
Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.
Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.
Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
27 vjet nga mizoria serbe në Rahovec e Malishevë, Osmani: Pa drejtësi s’ka paqe
REL: Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
