Kulturë

Ndarja e Oscar këtë vit kthehet në Hollywood

Ceremonia e 94-të e çmimeve të Oscar-it do të mbahet në Teatrin Dolby.

Published

on

Mbrëmja e ndarjeve të Oscar, çmimit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit, do të kthehet në Hollywood për herë të parë që nga viti 2018, njoftoi rrjeti televiziv amerikan ABC, i cili transmeton ceremoninë.

Ceremonia e 94-të e çmimeve të Oscar-it të këtij viti, e planifikuar për 27 mars, do të mbahet në Teatrin Dolby.

Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, akademia organizoi një mbrëmje gala në një stacion të madh treni në qendër të Los Anxhelosit me një numër të reduktuar të ftuarish.

Për momentin nuk dihet se kush do ta drejtojë ceremoninë, por në vitin 2017 dhe 2018 ishte komediani Jimmy Kimmel, ndërsa Kevin Hart hodhi poshtë një ofertë për të drejtuar në vitin 2019 pasi mesazhet e tij në Twitter, u rishfaqën në mediat sociale si homofobike.

Kujtojmë se për herë të parë një film artistik kosovar është në listën e ngushtë për çmimet Oscar – “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit.

Votimi i nominimeve fillon më 27 janar 2022 dhe përfundon të martën, më 1 shkurt 2022. Nominimet do të shpallen më 8 shkurt 2022.

Ceremonia e 94-të Oscar mbahet më 27 mars në Hollywood dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në më shumë se 200 vende botërore.

Lajmet

Liqeni i Shkodrës përfshihet në UNESCO

Published

on

By

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, me përfshirjen zyrtare të Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin ndërkombëtar të kësaj pasurie të jashtëzakonshme natyrore.

Këtë arritje e ka ndarë me publikun edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një mesazhi u shpreh se ky është një sukses i angazhimit institucional dhe diplomatik të vendit.

“Me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, ka njoftuar Rama.

Continue Reading

Lajmet

Përzgjidhet projekti fitues për Memorialin e Adem Jasharit në Prishtinë, “Zâni i Lirisë” merr vendin e parë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është përzgjedhur projekti fitues për “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari”, ku vendin e parë e ka zënë koncepti “Zâni i Lirisë”.

Sipas Ramës, projekti fitues është përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues dhe do të realizohet në kryeqytet, duke bartur peshën historike, kombëtare dhe emocionale që përfaqëson figura e Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

“Zâni i Lirisë” synon të jetë më shumë se një monument përkujtimor. Koncepti është menduar si simbol i sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

I frymëzuar nga fjalët e njohura të Adem Jasharit, memoriali do ta shndërrojë zërin e tij në një simbol të përhershëm të lirisë, duke ruajtur kujtesën historike dhe duke përcjellë mesazhin e sakrificës ndër breza.

Sipas Komunës së Prishtinës, memoriali do të jetë një hapësirë që do të nderojë figurën e Komandantit Legjendar dhe do të shërbejë si pikë referimi për kujtesën kolektive të qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës

Published

on

Është miratuar Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës, një dokument i rëndësishëm që synon mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone me vlera të veçanta kulturore dhe historike.

Pas investimeve të realizuara në revitalizimin e qytetit të vjetër, ky plan përcakton mekanizmat dhe masat konkrete për mbrojtjen e trashëgimisë historike, arkitektonike dhe peizazhit kulturor të Janjevës, duke siguruar që këto vlera të mbeten pjesë aktive e jetës së komunitetit.

Janjeva konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë, me histori dhe identitet të pasur. Përmes këtij plani synohet mirëmbajtja, aktivizimi dhe menaxhimi afatgjatë i trashëgimisë së saj, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillimin lokal.

Po ashtu, plani parasheh zhvillimin e turizmit kulturor në harmoni me ruajtjen e vlerave historike, duke e shndërruar trashëgiminë në një faktor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të zonës.

Miratimi i këtij plani vlerësohet si një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e rijetësimit dhe promovimit të Janjevës si një qendër me rëndësi të veçantë kulturore dhe historike.

Continue Reading

Lajmet

Arsi Bako fiton “Festivalin e Pranverës” me këngën “Humb”

Published

on

Arsi Bako është shpallur fituese e këtij edicioni të “Festivalit të Pranverës”, duke triumfuar me këngën “Humb” pas një gare të fortë mes finalistëve.

Sipas sistemit të votimit, 60% e pikëve janë dhënë nga juria profesionale dhe 40% nga votimi digjital. Arsi Bako grumbulloi gjithsej 260 pikë, duke siguruar vendin e parë dhe kualifikimin automatik në Festivalin e Këngës në RTSH në fund të vitit.

Në vendin e dytë u rendit Herva Novaku me këngën “Zemër në dy hap” me 242 pikë, ndërsa vendin e tretë e zuri Jet me këngën “Në derë do t’i qaj” me 174 pikë.

Edicioni i rikthyer i festivalit u mbajt në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me emocione, konkurrencë dhe nostalgji për muzikën shqiptare.

Në skenë performuan edhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Aleksandër Gjoka, Frederik Ndoci, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa, Jonida Maliqi, Dashnor Diko, Adhurim Demiri dhe Renis Gjoka, të cilët interpretuan disa nga hitet e tyre.

Mbrëmja u drejtua nga moderatorët Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se festivali pritet të rikthehet sërish edhe vitin e ardhshëm.

Continue Reading

Të kërkuara