Lajmet

Ndalohet një person që dyshohet se ka mashtruar qytetarë për ndërtimin e vilave

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me policinë dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar një operacion në pronat e një biznesi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kilometri i pestë, në Llapnasellë të Komunës së Prishtinës, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi G.G., si dhe në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale, lap-top, telefona, dokumente të biznesit dhe kontrata me qytetarë të shumë për ndërtimin e vilave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjithë qytetarëve të cilët janë dëmtuar nga këto veprime, të paraqiten në Policinë e Kosovës apo Prokurori, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Trump thotë se tregjet e aksioneve amerikane janë ‘më të forta se kurrë më parë’ falë tarifave

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se tregjet e aksioneve amerikane janë “më të forta se kurrë” falë tarifave që ai ka vendosur që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij viti.

Bursa e Nju Jorkut ka pasur një periudhë të vështirë me ulje-ngritje në gjashtë muajt që nga njoftimi i tarifave të Trump në prill.

Pavarësisht disa pengesave, tre indekset kryesore fituan në periudhën gjashtëmujore, duke arritur gjithashtu nivele rekord. Indeksi Doë Jones u rrit me më shumë se 17%, indeksi i përbërë Nasdaq u rrit me 34% dhe S&P 500 u rrit me 23%.

Në një postim të veçantë, presidenti theksoi se vendi “Është përsëri i pasur, i fuqishëm dhe i sigurtë kombëtarisht, të gjitha fal tarifave”.

Shumë ekonomistë argumentuan se tarifat janë të dëmshme, joproduktive dhe kanë rritur çmimet, duke dëmtuar konsumatorin amerikan, si dhe bizneset.

– Gjykata Supreme e SHBA-së do të shqyrtojë çështjen e tarifave

Trump u ndal edhe te çështja e tarifave para Gjykatës Supreme të SHBA-së, duke e quajtur atë “çështja më e rëndësishme që ka arritur në gjykatë ndonjëherë”, shkruan AA.

Gjykata Supreme ka caktuar datën 5 nëntor për të dëgjuar argumentet nëse Trump i përdori ligjërisht fuqitë e emergjencës për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse në të gjithë botën.

Në gusht, një gjykatë federale e apelit vendosi 7-4 se Trump tejkaloi autoritetin e tij sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës, një ligj i vitit 1977 që lejon sanksione ekonomike kundër kërcënimeve “të pazakonta dhe të jashtëzakonshme”.

Disa vendime të gjykatave më të ulëta, përfshirë një të 29 gushtit nga Gjykata e Apelit e SHBA-së për Qarkun Federal, arritën në përfundimin se Trump tejkaloi në mënyrë të paligjshme autoritetin e Kongresit për të vendosur tarifa të larta mbi importet nga shumë vende./KP

Continue Reading

Lajmet

​Trump përqesh kundërshtimin e Putinit ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së ndaj Rusisë

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kritikoi ashpër vendimin e Vladimir Putin për mospranimin e sanksioneve të reja të SHBA-së ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, duke sugjeruar se presidenti rus së shpejti do ta ndiejë dhimbjen ekonomike.

Jam i lumtur që ai ndihet kështu“, u tha Trump gazetarëve të enjten në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo është mirë. Do t’ju njoftoj pas gjashtë muajsh. Në rregull, le të shohim. Le të shohim se si do të shkojë gjithçka”.

Më herët të enjten, Putin i përshkroi sanksionet ndaj Rosneft dhe Lukoil si një “akt jo miqësor”, por minimizoi ndikimin që do të kishte ky veprim në ekonominë ruse.

Ato janë serioze në natyrë dhe do të kenë pasoja të caktuara, por nuk do të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e ekonomisë sonë“, tha ai, transmeton AA.

SHBA-të i vendosën sanksionet të mërkurën për shkak të asaj që e quajti “mungesë të angazhimit serioz” të Moskës ndaj një procesi paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Departamenti i Thesarit tha në një deklaratë se masat synojnë sektorin e energjisë të Rusisë për të “degraduar aftësinë e Kremlinit për të mbledhur të ardhura për makinën e saj të luftës” dhe për të “mbështetur ekonominë e saj të dobësuar”.

Tani është koha për të ndaluar vrasjet dhe për një armëpushim të menjëhershëm”, tha Sekretari i Thesarit Scott Bessent në deklaratë.

Duke pasur parasysh refuzimin e Presidentit Putin për t’i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë, Thesari po vendos sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi që financojnë makinën e luftës së Kremlinit. Thesari është i përgatitur të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse është e nevojshme për të mbështetur përpjekjet e Presidentit Trump për t’i dhënë fund një lufte tjetër”, tha Bessent.

Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se një takim i dytë i planifikuar midis Trump dhe Putin ishte pezulluar.

Trump tha më 16 tetor se takimi do të zhvillohej brenda dy javësh, dhe ndërsa shkaku i ndryshimit të qëndrimit nuk dihej menjëherë, ai erdhi pas refuzimit të Kremlinit për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë të kërkuar nga presidenti i SHBA-së./KP

Continue Reading

Lajmet

Dogana sekuestron 468 pako barnash të kontrabanduara

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë realizuar një operacion kontrolli në qytetin e Pejës, në ambientet e një barnatoreje që ishte nën dyshime për veprimtari të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të improvizuar – bunker, ku janë gjetur dhe sekuestruar 468 pako barnash me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftim.

Sipas Doganës së Kosovës barnat e gjetura nuk kishin asnjë dokumentacion të origjinës apo të importit ligjor dhe dyshohet se janë futur në vend përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike.

Dogana e Kosovës thotë se ka iniciuar procedurat përkatëse hetimore dhe rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente./KP

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Gjenerali Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit

Published

on

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe sipas dokumenteve zyrtare, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit amerikan të fillojë më 19 nëntor.

Gjenerali amerikan Clark ishte personi që udhëhoqi fushatën 78-ditorëshe të bombardimeve kundër çarqeve të Ish-Jugosllavisë, organizoi dhe mbikëqyri fushatën ajrore të NATO’s që filloi më 24 mars 1999, e cila kishte në synim t’i jepte fund represionit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.

Fushata e drejtuar nga Clark detyroi ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, të tërhiqte forcat serbe nga Kosova në qershor 1999, duke i hapur rrugë vendosjes së trupave të KFOR-it, mision i NATO’s, si dhe kthimit të refugjatëve.

Paraqitja e Clark si dëshmitar i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së po konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në procesin gjyqësor të Hagës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara