Kronikë e zezë

Ndalohen tri raste të kontrabandës në Merdare

Published

on

Në kuadër të planit operativ për luftimin e kontrabandës dhe formave të tjera të krimit, Njësitë Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë parandaluar tri raste të tentativave të kontrabandimit në pikë-kalimin kufitar të Merdares.

Në rastin e parë të këtij operacioni, Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave dhe steroidëve të pa deklaruar.

Mallrat identifikuar janë përfshirë në mbi 600 paketime të llojeve të ndryshme. Procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj personit përgjegjës dhe mallrat janë konfiskuar, duke ndaluar tentativën e kontrabandimit të këtyre substancave të rrezikshme.

Në rastin e dytë është parandaluar kontrabandimi i preparateve kimike për dysheme/epoksit. Operacioni ka vazhduar me zbulimin e sasisë së preparateve kimike për dysheme, që arrijnë një peshë prej rreth 35 kilogramë. Mallrat janë konfiskuar dhe është nisur procedura kundërvajtëse për personin përgjegjës.

Ndërsa rasti i tretë ka të bëjë me tentativë të kontrabandës së 10 telefonave të markës iPhone Pro Max 13 dhe 12. Këto mallra janë konfiskuar, duke parandaluar tentativën e paligjshme për t’u futur në territorin e Kosovës.

Dogana e Kosovës është vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe të ndalojë aktivitetet e paligjshme të kontrabandës në kufirin e vendit, thuhet në një komunikatë për media.

Kronikë e zezë

Në Zveçan gjendet pa shenja jete një person

Published

on

By

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, një burrë është gjetur pa shenja jete në Zveçan. Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon me procedurat hetimore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohet një person për posedim të narkotikëve

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit të tij fizik dhe kontrollit në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 21.1 gram substancë narkotike, e dyshuar si marihuanë.

Përveç lëndës narkotike, janë sekuestruar edhe 6.39 gram fara kanabisi, dy telefona celularë si dhe një sasi e parave të gatshme.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 mars, rreth orës 20:25.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar brenda 24 orëve për dhunë në familje

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të dhunës në familje. Ngjarjet kanë ndodhur në Fushë-Kosovë, Pejë, Malishevë dhe Gjakovë.

Në Fushë-Kosovë, një grua ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa procesi po vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.

Ndërkohë, në Pejë është arrestuar një grua, pasi e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje tjetër. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Dy rastet e tjera të dhunës në familje janë raportuar nga Rajoni i Gjakovës. Në Malishevë është arrestuar një burrë nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht dy persona (një burrë dhe një grua). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, edhe në Gjakovë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se janë të luftës

Published

on

By

Pas gërmimeve të kryera nga njësitë e policisë në Rahovec, janë gjetur pjesë eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet janë dërguar menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe analiza të ADN-së.

“Lidhur me rastin njësia kompetente policore ka filluar gërmimet ku gjatë gërmimeve janë hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore të cilat dyshohet se i përkasin një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për autopsi dhe analizën e ADN-së”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara