Lajmet

Ndalohen aktivitetet për “Black Friday”

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka ndaluar aktivitetet për “Black Friday”, si masë mbrojtëse ndaj pandemisë.

Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se me vendimin e fundit për masat e reja, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike.

“Grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë për masa të reja për mbrojtjen nga COVID-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, prandaj obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftimin e MSH-së./UBTNews

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Pemët Akacia në Afrikë komunikojnë me njëra-tjetrën. Kur sulmohen nga kafshët barngrënëse, ato lëshojnë gazra në ajër për të paralajmëruar pemët e tjera që të prodhojnë substanca mbrojtëse.

 

2.Armadilot njihen për mburojën e tyre shumë të fortë natyrore. Në disa raste është raportuar se predhat kanë devijuar nga lëkura e tyre e fortë, prandaj shpesh thuhet se janë “rezistente ndaj plumbave”.

 

3.Ujëvarat e Niagarës nuk ngrijnë kurrë plotësisht. Edhe gjatë dimrave ekstremë, sasia e madhe e ujit që rrjedh vazhdimisht e pengon ngrirjen totale.

 

4.Piramida e Madhe e Gizës është ndërtuar nga rreth 2.3 milionë blloqe guri. Secili prej tyre peshon mesatarisht rreth 2.5 ton, një arritje inxhinierike që vazhdon të mahnisë botën edhe sot.

 

5.Telefonata e parë nga një telefon mobil u realizua më 3 prill 1973 në New York. Në atë kohë askush nuk e imagjinonte se celularët do të bëheshin pjesë e përditshmërisë sonë.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë

Published

on

U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Haxhiu i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Huchet dhe sukses në misionin e tij diplomatik, duke theksuar synimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Ajo ka vlerësuar mbështetjen e Francës ndaj Kosovës gjatë luftës dhe në procesin e shtetndërtimit, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve shtrihet në fusha si politika, ekonomia, siguria, arsimi dhe kultura.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, veçanërisht pas marrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Haxhiu ka siguruar ambasadorin Huchet për bashkëpunimin e saj në forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

KPK mban takimin e 302-të, miraton disa vendime për sistemin prokurorial

Published

on

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur sot, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, takimin e 302-të, ku ka shqyrtuar disa çështje lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial.

KPK-ja ka miratuar Mekanizmat e Raportimit vjetor për vitin 2025 për Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe atë në Gjakovë.

Në takim është caktuar prokurori Besnik Jakupi anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, ndërsa Besart Mustafa është caktuar anëtar rezervë.

Këshilli ka shfuqizuar edhe një vendim të vitit 2025, përmes të cilit ishte autorizuar caktimi i dy prokurorëve për trajtimin e rasteve të Prokurorisë Speciale.

Po ashtu, KPK-ja ka vendosur të shfuqizojë memorandumet e bashkëpunimit të lidhura ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, KPK-së dhe organizatave të shoqërisë civile. Sipas KPK-së, format e bashkëpunimit në të ardhmen do të rregullohen përmes një rregulloreje të veçantë.

Për hartimin e kësaj rregulloreje, Komisioni për Çështje Normative, i udhëhequr nga Visar Krasniqi, është autorizuar që procesin ta zhvillojë me urgjencë, në bashkëpunim me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile./A.K/

Continue Reading

Lajmet

LDK-ja thotë se do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të qëndrojë në seancën e thirrur më 9 shtator.

Këtë e ka konfirmuar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Ka deklaruar se Grupi Parlamentar i LDK-së do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Po do të qëndrojmë në seancë, ky është qëndrim i Grupit dhe nuk ka dallim sa i përket kësaj”, tha ajo.

Deputetët e zgjedhur në qershor, pritet të mblidhen më 9 shtator për të vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike e cila ka mbi një vit që zgjat dhe për të hapur rrugën për formimin e institucioneve të reja. 

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi të premten e javës që shkoi se seanca e ndërprerë muajin e kaluar do të vazhdojë të mërkurën në orën 11:00.

Dehari e arsyetoi vendimin me marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje, të drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me kandidatin për president të Kosovës.  /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara