Lajmet

Ndalimi i naftës ruse në krye të agjendës së BE-së

Hungaria, e cila është shumë e varur nga furnizimet ruse, po vazhdon të kundërshtojë një lëvizje të tillë.

Published

on

Ambasadorët e Bashkimit Evropian po takohen në Bruksel për të diskutuar rreth ndalesës së importeve të naftës ruse, një çështje që do të jetë në krye të agjendës së takimit të sotëm të liderëve.

Hungaria, e cila është shumë e varur nga furnizimet ruse, po vazhdon të kundërshtojë një lëvizje të tillë dhe tha se një masë e tillë mund të konsiderohet si hedhje e një bombe bërthamore në ekonominë e saj.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i tha transmetuesit France Info që mendon se pasdite do të arrihet një marrëveshje.

Janë diskutuar mundësi të shumta: më e fundit është që fillimisht të synohen furnizimet nga deti dhe të lihet nafta e tubacionit për më vonë.

Bisedimet teknike kanë rifilluar, por disa diplomatë dyshojnë se do të ketë një përparim në kohë për samitin e liderëve që fillon sot pasdite./UBTNews/

Lajmet

Zafir Berisha njofton largimin nga Nisma Socialdemokrate

Published

on

By

Ish-deputeti Zafir Berisha ka njoftuar largimin e tij nga Nisma Socialdemokrate, parti në të cilën ishte angazhuar për disa vite. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka bërë të ditur se aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë në Bashkimin Demokratik në Prizren.

“Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpunëtorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK në Prizren, ndërsa Nisma-s i dëshiroj suksese,” ka shkruar ai.

Berisha nuk ka dhënë detaje lidhur me arsyet që çuan në largimin e tij nga Nisma Socialdemokrate, e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Ai ishte një prej figurave të njohura të kësaj partie dhe ish-pjesëmarrës aktiv në skenën politike të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Ishte në mision vullnetar – vdes në Sumy tenori ukrainas, Vladislav Gorai

Published

on

Tenori Vladislav Gorai, anëtar i Operës Kombëtare të Odesës në Ukrainë, vdiq të dielën gjatë kohës kur ishte i angazhuar në një mision vullnetar në rajonin verior Sumy, që kufizohet me Rusinë, thanë zyrtarët e operës.

Më shumë se tri vjet që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, forcat ruse iu afruan qytetit Sumy javën e kaluar, duke e vënë në rrezik kryeqytetin rajonal përmes një avancimi të dyfishtë me luftime të ashpra në vijën e frontit si dhe me sulme të pamëshirshme me raketa e dronë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“E tërë bota e njohu zërin e Vladislav Vikentiiovych-it, por zemra e tij i përkiste Ukrainës. As në kohërat më të errëta, ai nuk qëndroi anash – ai ndihmoi, bëri punë vullnetare, përkrahu” – thuhet në një deklaratë të operës të dielën.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla: Bllokada e Kuvendit e pakuptimtë, opozita të marrë përgjegjësi

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si përsëritje të një bllokade të pakuptimtë.

Gjatë deklaratës së saj, Gërvalla u bëri thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga ajo që e quajti “strategji destruktive” dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.

“Ishit dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade, e cila tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Bllokada do të thotë mosvotim dhe pamundëson konstituimin e Kuvendit”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet për të përmbushur pritjet e qytetarëve dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

“Ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet. Ky unitet shprehet përmes funksionimit të Kuvendit, jo përmes bllokadës”, përfundoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e Vetëvendosjes

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor. Ajo tha se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë spektrit politik dhe jo vetëm VV-së.

“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, por asnjë nuk ka rezultuar me sukses. Nuk i përket vetëm VV-së të kontribuojë në këtë proces. Ne kemi marrë përsipër të japim kontributin tonë, por nuk është përgjegjësi vetëm e jona”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se Vetëvendosje, si subjekti i parë në zgjedhje, gëzon të drejtën kushtetuese për të propozuar kryeparlamentarin dhe se kjo e drejtë nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Të drejtën për të propozuar e ka VV-ja. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë të drejtë, pasi është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk varet nga preferencat individuale”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Të kërkuara