Magazinë

Ndahet nga jeta Ornella Vanoni, zëri i pavdekshëm i Italisë

Published

on

Ornella Vanoni, një nga ikonat më të mëdha të muzikës italiane, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare në shtëpinë e saj në Milano, duke lënë pas një trashëgimi artistike që ka shkelur kufijtë e Italisë.

Me një karrierë që zgjati më shumë se shtatë dekada, Vanoni u bë e njohur që në vitet ’60, një periudhë kur skena muzikore italiane po lulëzonte, dhe festivalet televizive u bënë porta e saj drejt famës.

Këngë si “Senza fine” dhe “L’appuntamento” i dhanë Vanonit një identitet unik dhe dashurinë e publikut, duke e vendosur si një nga gurët themelorë të muzikës moderne italiane.

Me 40 albume në diskografi e mbi 55 milionë disqe të shitura, ajo mbetet një nga artistet më të suksesshme dhe më të dashura për dëgjuesit.

Jo vetëm në Itali, Vanoni u bë e njohur edhe globalisht, duke përfshirë edhe paraqitjen në “Ocean’s Twelve”, ku zëri i saj solli elegancë dhe nostalgji. Ajo la një gjurmë të pashlyeshme në kulturën pop dhe klasike, duke u konsideruar simbol i artit dhe integritetit artistik.

Sipas dëshirës së saj, ceremonia mortore do të jetë e thjeshtë, pa luks të madh, një zgjedhje që pasqyron modestinë dhe natyrën e sinqertë.

Edhe pse Vanoni nuk është më, fjalët dhe tingujt e këngëve të saj vazhdojnë të jetojnë, duke ruajtur shpirtin e një artiste që ndryshoi botën me muzikën e saj. /A.Z/UBT News/

Magazinë

100 qytetet me ushqimin më të mirë në botë

Published

on

By

100 qytetet me ushqimin më të mirë në botë Faqja e internetit https://www.tasteatlas.com/ ka bërë një përgjedhje të qyteteve që ofrojnë ushqimin më të mirë në botë. Përzjedhja është bërë nga 18,828 qytete në bazën e tyre të të dhënave, bazuar në 590,228 vlerësime të vlefshme ushqimore për 18,912 ushqime.

Prezantimi i 100 qyteteve është bërë sipas vlerësimit të klientëve (qyteti – vlerësimi):

1. Napoli – 4.99

2. Milano – 4.99

3. Bolonja – 4.98

4. Firenca – 4.89

5. Mumbai – 4.78

6. Gjenova – 4.78

7. Parisi – 4.77

8. Vjena – 4.76

9. Roma – 4.74

10. Lima – 4.74

11. Osaka – 7.74

12. Madridi – 4.73

13. Nica – 4.71

14. Kyoto – 4.70

15. Nju Orlinsi – 4.58

16. Venediku – 4.67

17. Gazientepe – 4.67

18. Ferrara – 4.67

19. Nju Jorku – 4.66

20. Singapori – 4.64

21. Xhakarta – 4.64

22. Palermo – 4.64

23. Katania – 4.64

24. Stambolli – 4.63

25. Torino – 4.62

26. Tokio – 4.60

27. San Francisko – 4.60

28. Filadelfia – 4.58

29. Çikago – 4.57

30. Lisbonë – 4.57

31. Guadalajara (Meksikë) – 4.57

32. Lion – 4.57

33. Shangaj – 4.56

34. Randung (Indonezi) – 4.55

35. Bari – 4.55

36. Huç (Vietnam) – 4.55

37. Hong Kong – 4.54

38. Los Angjelos – 4.52

39. Meksiko Siti – 4.52

40. Barcelonë – 4.52

41. Marsej – 4.52

42. Buenes Aires – 4.51

43. Sao Paolo – 4.51

44. Sarajevë – 4.51

45. Padang (Indonezi) – 4.51

46. Myhnen – 4.50

47. Hanoi – 4.49

48. Amritsar (Indi) – 4.48

49. Pekin – 4.48

50. Puebla de Zaragoza (Brazil) – 4.48

51. Melburn – 4.47

52. Moskë – 4.46

53. Nju Delhi – 4.45

54. Hyderabad (Indi) – 4.45

55. Beograd – 4.45

56. Sent Luis (SHBA) – 4.44

57. Valencia – 4.44

58. Montreal – 4.44

59. Uashington – 4.43

60. Ho Shi Min (Kinë) – 4.43

61. Arequipa (Peru) – 4.43

62. Bangkok – 4.42

63. Boston – 4.42

64. Chania City (Greqi) – 4.42

65. Surabaya (Indonezi) – 4.42

66. Modena – 4.42

67. Porto – 4.41

68. Lucca (Itali) – 4.41

69. San Antonio – 4.41

70. Seul – 4.40

71. Budapest – 4.40

72. Macau (Kinë) – 4.40

73. Kalkutë – 4.40

74. Split – 4.40

75. Sorrento (Itali) – 4.40

76. Taormina (Itali) – 4.40

77. Sevilla – 4.39

78. San Sebastian – 4.39

79. Amsterdam – 4.38

80. Bruksel – 4.38

81. Berlin – 4.38

82. Kordobë (Spanjë) – 4.38

83. Saporo (Japoni) 0 4.38

84. Izmir – 4.38

85. Siena – 4.37

86. Bafallo (SHBA) – 4.37

87. Zagreb – 4.37

88. Malaga – 4.37

89. Londër – 4.36

90. Pragë – 4.36

91. Heraklion (Greqi) – 4.35

92. Surakarta (Indinezi) – 4.34

93. Chennai (Kinë) – 4.34

94. Charleston (SHBA) – 4.33

95. Austin (SHBA) – 4.33

96. Noto (Itali) – 4.33

97. Yogyakarta (Indonezi) – 4.33

98. Veronë – 4.33

99. Mantua (Itali) – 4.3

100. Trieshtë – 4.33

Continue Reading

Magazinë

25 divorcet të shtrenjta në histori

Published

on

By

Divorcet janë pjesë e jetës. Por, kur je i pasur, divorcet edhe mund të ta përgjysmojnë pasuritë.

Personave më poshtë në listë, kjo ju ka ndodhur:

1. Bill Gates & Melinda French Gates (2021) -76 bilionë dollarë

2. Jeff Bezos & MacKenzie Scott (2019) – 38 bilionë dollarë

3. Alec Wildenstein & Jocelyn Wildenstein (1999) 3.8 bilionë dollarë

4. Rupert Murdoch & Anna Murdoch Mann (1999) – 1.7 bilionë dollarë

5. Bill Gross & Sue Gross (2017) – 1.3 bilionë dollarë

6. Bernie Ecclestone & Slavica Ecclestone (2009) – 1.2 bilionë dollarë

7. Steve Wynn & Elaine Wynn (2010) – 1 bilion dollarë

8. Chey Tae-won & Roh Soh-yeong (2024) – 1 bilion dollarë

9. Harold Hamm & Sue Ann Arnall (2015) – 974.8 – milionë dollarë

10. Adnan Khashoggi & Soraya Khashoggi (1980) – 874 milionë dollarë

11. Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum & Princess Haya (2019) – 730 milionë dollarë

12. Tiger Woods & Elin Nordegren (2010) – 710 milionë dollarë

13. Dmitry Rybolovlev & Elena Rybolovleva (2014) – 604 milionë dollarë

14. Craig McCaw & Wendy McCaw (1997) – 460 milionë dollarë

15. Mel Gibson & Robyn Moore (2011)- 425 milionë dollarë

16. Robert L. Johnson & Sheila Crump Johnson (2002) – 400 milionë dollarë

17. Sergey Brin & Nicole Shanahan (2023) – 360 milionë dollarë

18. Roman Abramovich & Irina Malandina (2007)- 300 milionë dollarë

19. Charles Edgar Fipke & Marlene Fipke (2000) – 200 milionë dollarë

20. Michael Polsky & Maya Polsky (2007) – 184 milionë dollarë

21. Michael Jordan & Juanita Vanoy (2006) – 168 milionë dollarë

22. Boris Berezovsky & Galina Besharova (2010) – 160 milionë dollarë

23. Samathur Li Kin-kan & Florence Tsang Chiu-wing (2011) – 157 milionë dollarë

24. Neil Diamond & Marcia Murphey (1995) – 150 milionë dollarë

25. Frank McCourt & Jamie McCourt (2011) – 130 milionë dollarë

Continue Reading

Magazinë

Lista e plotë e 35 vendeve pjesëmarrëse në Eurovision 2026

Published

on

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të garojnë në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2026, i cili këtë vit do të mbahet në Vjenë, Austri.

Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit 2025 për të dorëzuar aplikimet zyrtare për pjesëmarrje.

Pesë vende janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, që do të zhvillohet më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi pritës, Austria.

Vendet e tjera do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet, të planifikuara më 12 dhe 14 maj 2026.

Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet më 12 janar 2026.

Shpallja e EBU-së është një moment i rëndësishëm për fansat e Eurovision-it, të cilët mund të fillojnë të ndjekin garën dhe të përgatiten për spektaklin e madh në Vjenë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hugh Jackman zbulon se është përballur gjashtë herë me kancerin e lëkurës

Published

on

Aktori i njohur Hugh Jackman ka vendosur të flasë hapur për betejën shëndetësore që po zhvillon prej vitesh.

I ftuar në emisionin “Howard Stern Show”, ai u bëri thirrje njerëzve të tregojnë më shumë kujdes ndaj ekspozimit në diell dhe të mos neglizhojnë mbrojtjen e lëkurës.

Jackman zbuloi se ka luftuar gjashtë herë me kancerin e lëkurës, duke e lidhur këtë përvojë me rritjen e tij në Australi, një vend me ekspozim të lartë ndaj diellit. Sipas tij, në çdo rast ka qenë një formë më pak agresive e sëmundjes, por rreziku mbetet real.

“Kam pasur gjashtë lloje kanceri të lëkurës. Janë tri lloje kryesore, por melanoma është më e rrezikshmja. Karcinoma me qeliza skuamoze nuk është aspak e mirë, ndërsa unë kam pasur kancer të qelizave bazale”, tha aktori.

Edhe pse kanceri i qelizave bazale konsiderohet më pak i rrezikshëm, nuk duhet nënvlerësuar, pasi përhapet nëse nuk trajtohet në kohë.

“Askush nuk ka vdekur ndonjëherë nga kjo formë, por është ende kancer dhe vazhdon të rritet. Nëse nuk e largoni, mund të përhapet në kocka dhe atëherë situata bëhet shumë më serioze”, theksoi Jackman.

Aktori paralajmëroi se djegiet nga dielli nuk janë të padëmshme, duke shtuar se edhe një djegie e vetme ka pasoja afatgjata për shëndetin.

“Edhe pas rastit tim të parë me kancer të lëkurës, doja të nxihesha kur shkova në Australi. Nuk e di çfarë po mendoja atëherë”, rrëfeu ai.

Sot, Hugh tregon se është më i kujdesshëm dhe se i nënshtrohet kontrolleve mjekësore të rregullta, çdo tre muaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara