Kulturë
Ndahet çmimi vjetor “Shaban Jashari”
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka organizuar ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimit “Shaban Jashari”, i cili i jepet mësimdhënësit të dalluar për kontribut në fushën e arsimit dhe edukimit.
Mësimdhënësja e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, Shemsije Zeqiri nga Mitrovica këtë vit është nderuar me këtë çmim në shenjë respekti për përkushtimin në punë.
Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, me këtë rast ka thënë se është nder i veçantë që të jetë në mesin e mësimdhënësve të dalluar për të shënuar festën e 7 marsit – Ditës së Mësuesit.
Sipas komunikatës për media të MASh, zëvendësministri Rexhaj ndër tjera tha se nuk mund të gjendet një grup tjetër njerëzish më i përshtatshëm se sa mësimdhënësit e dalluar, për të shënuar këtë festë të rëndësishme. Ndër të tjera, ai tha se roli i mirëfilltë i mësimdhënësit në veçanti është kuptuar gjatë vitit të fundit dhe pas një viti të vështirë shkollor mund të thuhet se ia kemi dalë, përkundër sakrificave dhe vështirësive që kemi pasur.
Fituesja e çmimit “Shaban Jashari”, Shemsije Zeqiri, me këtë rast tha se është e emocionuar pasiqë ky është çmimi më i lartë për mësimdhënie. Zeqiri tha se do të vazhdojë punën me përkushtim të madh, ashtu siç ka punuar deri më tani.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe takimi i rregullt me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit. Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit mësimor në kohë pandemie dhe vazhdimin e mësimit sipas skenarit A, por edhe gatishmërinë për zhvillimin e planit mësimor sipas skenarëve B dhe C.
Zëvendësministri Rexhaj tha se duhet shfrytëzuar kjo kohë deri në përfundim të vitit shkollor për të përmirësuar cilësinë në arsim.
You may like
Lajmet
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Published
1 day agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Aktorja shqiptare nga Kosova, Fatlume Bunjaku, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz European Shooting Stars në kuadër të Berlinale, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe atë ballkanike në skenën ndërkombëtare. Ky program, i organizuar çdo vit nga European Film Promotion në bashkëpunim me Berlinalen, konsiderohet një nga platformat më prestigjioze për promovimin e aktorëve evropianë me potencial për një karrierë ndërkombëtare të suksesshme.
Juria e këtij edicioni përbëhej nga emra të njohur të botës së filmit, përfshirë regjisorin fitues të Oscar-it, Danis Tanović, aktoren Danica Ćurčić, kritiken e filmit Leila Latif, regjisoren Jo Monteiro dhe producentin Jacques-Henri Bronckart. Sipas vlerësimit të tyre, Bunjaku lë një gjurmë të pashlyeshme te shikuesi, duke shfaqur një prezencë të fuqishme në ekran dhe një thellësi emocionale mbresëlënëse. Juria theksoi se talenti dhe angazhimi i saj e bëjnë atë një aktore me potencial të jashtëzakonshëm.
Përveç suksesit në film, Fatlume Bunjaku njihet edhe si profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në UBT, ku ndan eksperiencën dhe pasionin e saj me studentët, duke i frymëzuar ata drejt karrierave në art dhe aktrim. Prania e saj si “Shooting Star” në Berlinale u cilësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
Gjatë ceremonisë, Bunjaku tërhoqi vëmendjen e agjentëve dhe regjisorëve ndërkombëtarë, jo vetëm për interpretimin e saj bindës, por edhe për qasjen modeste dhe të ngrohtë. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që industria globale e filmit të vlerësojë kineastët e Ballkanit, duke theksuar potencialin e madh të rajonit dhe nevojën për më shumë mundësi dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Aktorja u nominua në këtë program për filmin Hana, me regji nga Ujkan Hysaj, ku interpreton rolin suportues të Mrikës. Ky vlerësim i hap rrugë prezantimit të saj në një nga skenat më të rëndësishme të kinematografisë botërore dhe shënon një kapitull të ri krenarie për artin shqiptar në nivel evropian dhe global.


Kulturë
Sa mund ta dëmtojë arrestimi i Andrew Familjen Mbretërore?
Published
2 days agoon
February 20, 2026By
UBTNews
Sa mund ta dëmtojë arrestimi i Prince Andrew Familjen Mbretërore? Si mund të përfundojë kjo ndryshe veçse keq për Pallatin, për Familjen Mbretërore dhe për monarkinë?
Vëllai i Mbretit është arrestuar, është marrë nga shtëpia e tij në pronën e Mbretit në Sandringham, është fotografuar dhe i janë marrë shenjat e gishtërinjve, raporton BBC.
Vetëm pak ditë më parë, ky ishte njeriu që jetonte në Royal Lodge, në luks me tridhjetë dhoma në Windsor Great Park.
Vetëm pak javë më parë, ky ishte “Princi” Andrew, duke nxjerrë një deklaratë përmes Pallatit ku shpallte shërbim dhe pafajësi. Vetëm pak muaj më parë, ai u fotografua në shkallët e Westminster Cathedral, mes pjesës tjetër të familjes në funeralin e Dukeshës së Kentit.
Dhe për vite me radhë pas tërheqjes nga roli i të dërguarit tregtar në vitin 2011, ai përdori Pallatin Buckingham si sfond për nismën e tij të investimeve, Pitch Palace.
Askush nuk do ta kishte zili pozitën e Charles III tani; mbështetësit e tij tregojnë për veprimet që ai tashmë ka ndërmarrë – heqjen e titujve dhe të shtëpisë nga vëllai i tij, si dhe premtimin për bashkëpunim me çdo hetim.
Ata theksojnë atë që e quajnë shpejtësi dhe vendosmëri në veprim.
Dhe ata tregojnë për deklaratën e lëshuar brenda orëve pas arrestimit të Andrew Mountbatten-Windsor. Një deklaratë pa asnjë referencë për lidhjet e gjakut mes Mbretit dhe Andrew.
Aty ai shkroi për “shqetësimin e tij më të thellë” lidhur me “Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për keqpërdorim në detyrë publike”; autoritetet, tha ai, “kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë”.
Kjo, thonë mbrojtësit e tij, është Mbreti që po lë mënjanë çfarëdo besnikërie familjare që mund të ndiejë.
Biografi dhe miku i Mbretit, Jonathan Dimbleby, vendosi një vijë ndarëse mes Familjes Mbretërore dhe monarkisë.
“Nuk mendoj se kjo e dëmton monarkinë,” tha ai për arrestimin. “Duhet të ndajmë nocionin e familjes nga institucioni i monarkisë. Është shumë e rëndësishme. Është shumë e lehtë t’i barazosh të dyja.”
Disa besojnë se arrestimi do t’i japë Familjes Mbretërore dhe Pallatit pak hapësirë për frymëmarrje, dhe se trajtimi i Andrew Mountbatten-Windsor si thjesht një i dyshuar tjetër do ta zvogëlojë dëmin e shkaktuar.
Mund të jetë një pikë ngushëllimi në një ditë të rëndë lajmesh. Por kjo nuk e bën aspak situatën më të lehtë.
Për vite, për dekada, Pallati – institucioni që i shërben Familjes Mbretërore nën drejtimin e saj – ka tërhequr një vijë mes rolit publik të anëtarëve të familjes dhe jetës së tyre private. Ndërsa Andrew u tërhoq nga jeta publike, po ashtu u tërhoq edhe Pallati nga përfaqësimi i tij.
Por ky dallim humbet për shumicën e njerëzve; Pallati, Familja Mbretërore dhe monarkia duken si një e vetme.
Andrew mund të mos ketë qenë prej kohësh në ballkonin e Pallatit Buckingham. Por për më shumë se gjashtë dekada ai ishte pjesë e asaj që babai i tij, Prince Philip, e quante “biznesi i familjes”.
Ideja se kjo është një “çështje private” nuk qëndron. Mountbatten-Windsor është ish-Princi Andrew dhe mbetet në vijën e trashëgimisë së Kurorës. Gjaku mbretëror është thelbi i një monarkie trashëgimore.
Edhe sikur të ishte thjesht një qytetar i zakonshëm, marrëdhënia e tij e mëparshme me Familjen Mbretërore do të mjaftonte për ta përfshirë monarkinë në polemikë.
Kush e di çfarë mund të dalë nga “bashkëpunimi i plotë dhe i sinqertë” me hetimet që Mbreti ka premtuar?
Pallati tregon për hapat e paprecedentë të Mbretit deri më tani – heqjen e titujve dhe të shtëpisë, ofrimin e ndihmës dhe shmangien e çdo përpjekjeje për të kërkuar favore nga autoritetet
Nuk ka dyshim për betejën që Mbreti ka pasur, duke balancuar besnikërinë familjare, një situatë që e trashëgoi me ngjitjen në fron, dhe detyrën e tij ndaj Kurorës.
Drama e ditës do të shuhet, por dëmi tashmë është bërë. Pyetja për Pallatin, për Familjen Mbretërore dhe për Kurorën mbetet – sa më shumë ka ende për të ardhur?
Kujtojmë, vëllai i Mbretit, Andrew Mountbatten-Windsor, është lënë i lirë të enjten në mbrëmje pas ndalimit nga autoritetet, të cilat po e hetojnë nën dyshimet për sjellje të papërshtatshme në detyrë publike, lidhur me pretendimet se kishte shpërndarë dokumente konfidenciale qeveritare te Jeffrey Epstein.
/BBC/
Kulturë
Sunny Hill Festival 2026 zyrtarisht i konfirmuar: 31 Korrik – 2 Gusht
Published
3 days agoon
February 19, 2026By
UBTNews
Është zyrtare! Sunny Hill Festival 2026 do të zhvillohet këtë verë, nga 31 Korrik deri më 2 Gusht. Festivali i njohur ndërkombëtarisht do të rikthehet me një linjë të pasur artistësh dhe aktivitete, duke ofruar tre ditë plot muzikë, energji dhe përvojë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit.
Organizatorët ftojnë të gjithë të bashkohen dhe të shijojnë atmosferën e veçantë në kodrat e Sunny Hill: “See you on the Hill!”
Kjo edicion pritet të jetë një nga më të mëdhatë dhe emocionuesit deri më tani, duke sjellë artistë të njohur lokalë dhe ndërkombëtarë për publikun shqiptar dhe vizitorët nga jashtë.
Kulturë
Dua Lipa bëhet Ambasadorja Globale e Bvlgari
Published
3 days agoon
February 19, 2026By
UBTNews
Bvlgari ka njoftuar me krenari se këngëtarja e njohur Dua Lipa është bërë Ambasadorja e saj e re Globale e Markës. Ky bashkëpunim shënon një kapitull të ri për shtëpinë e famshme të modës dhe bizhuterive, duke sjellë freski dhe stil modern.
“Është jashtëzakonisht e veçantë të punosh me një markë ikonike si Bvlgari, dhe jam e emocionuar të jem pjesë e një shtëpie që mishëron besimin, krijimtarinë dhe feminitetin modern,” tha Dua Lipa. Ajo shtoi se pjesët e Bvlgari gjithmonë japin prekje perfekte, duke transformuar çdo pamje në një moment të veçantë.
Bashkëpunimi i ri pritet të përfshijë fushata ndërkombëtare dhe prezantime ekskluzive, duke forcuar imazhin e Bvlgari si një nga markat më të njohura dhe prestigjioze në botë.
UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Studentja dhe kampionia olimpike Nora Gjakova publikon studimin shkencor mbi rikuperimin e shpejtë pas lëndimit të hamstringut
Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane dhe OEGJK vizitojnë Qytetin e Mençur të UBT-së
Siemens Healthineers viziton UBT-në, theksohet potenciali për bashkëpunim në mjekësinë digjitale
Presidentja Osmani u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio
Gjykata Supreme rrëzon tarifat e Trump
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
