

Aktualitet
Ndahen shpërblimet shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u organizua në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Published
4 years agoon
By
UBT newsXhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pranuar shpërblimet shtetërore pas sukseseve të mëdha të tyre ku u stolisën me medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Ministri Hajrullah Çeku tha se ministria që ai drejton e ka për obligim ligjor që të ofrojë mbështetje për sportistët e suksesshëm dhe përveç Qendrës Nacionale në Pejë do të ketë edhe projekte të tjera, ku edhe në të ardhmen mund të zhvillohen edhe garat ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, trajneri Driton Kuka u shpreh se Qendra Nacionale ishte nevoja më emergjente që e kishte xhudo si sport dhe së është shumë i kënaqur që kjo qendër është ndërtuar në afate rekorde dhe se tashmë dje është zhvilluar stërvitja e parë.
Të kënaqura me këto çmime janë shprehur edhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat e falënderuan ministrin Çeku për përkrahjen e ofruar deri më tani.
Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve nuk është zbuluar shifra e këtyre shpërblimeve të ndara për xhudistet dhe trajnerin Driton Kuka.
Bota
Izraeli thotë se ka sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave në Iran
Published
34 seconds agoon
June 18, 2025By
UBTnews
Për të gjashtën ditë me radhë, Izraeli dhe Irani kanë vazhduar sulmet ndaj njëri-tjetrit, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i kërkoi Republikës Islamike “dorëzim pa kushte”.
Aeroplanët ushtarakë izraelitë goditën kryeqytetin iranian pak para agimit të mërkurën, pasi ushtria lëshoi paralajmërime që civilët të largoheshin nga një qark i Teheranit.
Më pas, ushtria izraelite tha se ka goditur objekte për prodhimin e armëve dhe një qendër që përdoret për të prodhuar centrifuga në Teheran.
“Më shumë se 50 aeroplanë ushtarakë izraelitë kanë kryer një sërë sulmesh në zonën e Teheranit në orët e fundit. Si pjesë e përpjekjes më të gjerë për të ndërprerë programin e Teheranit për zhvillimin e armëve bërthamore, një ndërtesë për prodhimin e centrifugave në Teheran është shënjestruar”, u tha në deklaratë.
Centrifugat janë makina që përdoren për pasurimin e uraniumit, përkatësisht, ato shërbejnë për të ndarë izotopet e uraniumit, kryesisht për të rritur përqindjen e uraniumit-235, i cili, nëse arrin nivel të lartë të pastërtisë, mund të përdoret për armë bërthamore.
“Gjatë valës së sulmeve, disa ndërtesa për prodhimin e armëve janë goditur, përfshirë ndërtesa për prodhimin e lëndëve të para dhe komponentëve që përdoren për montimin e raketave tokë-tokë”, shtoi ushtria izraelite.
Ndërkaq, mëngjesin e 18 qershorit, Irani tha se ka sulmuar me raketa hipersonike Izraelin. Teherani u kërkoi banorëve të Tel Avivit që të përgatiten për një sulm, ndërsa Garda Revolucionare Islamike pretendoi se ka përdorur raketat hipersonike Fattah-1 për të sulmuar strehimore dhe një qendër tregtare.
“Vala e 11-të e operacionit tonë ‘Premtimi i Sinqertë 3’ duke përdorur raketa Fattah-1” u realizua, tha Garda Revolucionare përmes një njoftimi që u transmetua në televizionin shtetëror iranian.
Raketat hipersonike fluturojnë pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe mund të manovrojnë gjatë fluturimit, duke i bërë më të vështira për t’u gjurmuar dhe për t’u rrëzuar.
Republika Islamike gjithashtu tha se ka lëshuar dronë drejt Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite, dy prej dronëve janë rrëzuar mbi zonën e Detit të Vdekur.
Fuqitë perëndimore po përpiqen që të shmangin që ky konflikt të shndërrohet në një luftë rajonale.
Të martën mbrëma, në biseda të ndara telefonike me homologun e tij iranian dhe me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty, ka bërë thirrje për zgjidhje diplomatike.
Presidenti amerikan, Donald Trump, një ditë më parë kërkoi nga Republika Islamike që të “dorëzohet pa kushte”.
Ai gjithashtu tha se SHBA-ja me lehtësi mund të vrasë udhëheqësin suprem të Iranit.
“Ne e dimë saktësisht se ku po fshihet i ashtuquajturi ‘lider suprem’. Ai është një cak i lehtë, por është i sigurt aty ku është. Ne nuk do ta vrasim, të paktën tani për tani”, shkroi ai në platformën Truth Social.
Më pas, ai u takua me Këshillin Amerikan të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për konfliktin. Por, pas takimit nuk pati ndonjë deklaratë publike.
Izraeli e nisi fushatën ajrore ndaj Iranit më 13 qershor, duke argumentuar se sulmet ndaj udhëheqësve ushtarakë, shkencëtarëve bërthamorë iranianë, qendrave për pasurim të uraniumit dhe programit të raketave balistike janë të domosdoshme për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.
Irani pretendon se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore, duke thënë se nuk dëshiron të zhvillojë armë bërthamore.
Si pasojë e sulmeve, në Iran janë vrarë të paktën 224 persona, ndërsa në Izrael është raportuar për 24 të vrarë./REL/
Bota
Kallas: Konflikti në Lindjen e Mesme do të zgjerohet nëse përfshihet SHBA-ja
Published
17 hours agoon
June 17, 2025By
UBTnews
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka paralajmëruar kundër përfshirjes së SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.
“Kur bëhet fjalë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, atëherë kjo patjetër do ta tërheqë rajonin në një konflikt më të gjerë, dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, u tha ajo gazetarëve në Bruksel.
Trajektorja e përballjes midis rivalëve të përbetuar, Izraelit dhe Iranit, mund të varet nga hapat e ardhshëm të ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Opsionet variojnë nga ndjekja e një zgjidhjeje të negociuar deri te ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake, duke përfshirë sigurimin e bombave “shkatërruese të bunkerëve” për sulme kundër stacioneve bërthamore nëntokësore.
Në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Kallas tha se kishte rënë dakord me të se nuk ishte në interesin e Uashingtonit të përfshihej në luftime.
Diplomatja më e lartë e BE-së zhvilloi sot një videokonferencë emergjente me ministrat e Jashtëm të bllokut.
“Është e qartë se të gjithë bien dakord që Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe ky është qëllimi ynë përfundimtar”, tha ajo.
Një tjetër çështje kyçe e diskutuar ishte evakuimi i qytetarëve të BE-së nga zonat e konfliktit./atsh
Bota
Konflikti Izrael – Iran, deklarohet për herë të parë presidenti i Kinës
Published
17 hours agoon
June 17, 2025By
UBTNews
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se vendi i tij është “thellësisht i shqetësuar” nga “përshkallëzimi i papritur” i tensioneve në Lindjen e Mesme, i shkaktuar nga veprimet ushtarake të Izraelit kundër Iranit, raportoi të martën agjencia shtetërore kineze e lajmeve, “Xinhua”.
Në komentet e tij të para për konfliktin Iran – Izrael që nga shpërthimi i tij të premten, Jinpingu tha se Kina – mbështetëse kyçe diplomatike dhe ekonomike e Iranit – kundërshton “çfarëdo akti që i shkel sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial” të shteteve të tjera.
“Konflikti ushtarak nuk është mënyrë për të zgjidhur probleme dhe përshkallëzimi i tensioneve rajonale nuk është në interesin e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar” – tha presidenti kinez krahas homologut kazak, Shavkat Mirziyoyev, në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Jinpingu po qëndron atje për Samitin Kinë – Azi Qendrore. Sipas tij, të gjitha palët duhet të punojnë për ta qetësuar konfliktin sa më shpejt që është e mundur dhe se Kina është e gatshme për të punuar me të gjitha palët “për të luajtur një rol konstruktiv për rikthimin e paqes dhe stabilitetit” në rajon.
Bota
Von der Leyen drejtuar Trump: BE dhe SHBA duhet të bashkohen për të kundërshtuar praktikat e padrejta tregtare të Kinës
Published
18 hours agoon
June 17, 2025By
UBTnews
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u përball me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në lidhje me politikat e tij tarifore – ndërkohë që sugjeroi njëkohësisht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bashkëpunojnë me Evropën për të kundërshtuar praktikat e padrejta tregtare të Kinës.
Në një seancë pune, gjatë samitit të G7 dje në Kanada, Von der Leyen tha se tarifat shpërqendronin vëmendjen nga problemet me Kinën dhe krijonin pasiguri të dëmshme për rritjen dhe inovacionin.
Lidhur me Kinën, Von der Leyen tha se vendi kishte demonstruar kryesisht mungesën e gatishmërisë së tij për t’iu përmbajtur sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
“Ndërsa vendet e tjera hapën tregjet e tyre, Kina u përqendrua në minimin e mbrojtjeve të pronësisë intelektuale dhe përdorimin e subvencioneve masive me qëllim dominimin e zinxhirëve globalë të prodhimit dhe furnizimit”, tha ajo.
“Kjo nuk ishte konkurrencë e drejtë, por shtrembërim i qëllimshëm i tregut që dëmtoi industritë në vendet e G7”, tha Von der Leyen.
Nga perspektiva e BE-së, rrënja e problemit më të madh të përbashkët qëndron në pranimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në vitin 2001, jo në tregtinë midis partnerëve të G7.
Von der Leyen pranoi se Trump kishte të drejtë kur deklaroi se sistemi aktual i tregtisë globale nuk po funksiononte siç duhet.
Për të adresuar problemet aktuale me Kinën, presidentja e Komisionit Evropian propozoi të vepronin së bashku dhe të shfrytëzonin fuqinë negociuese ekonomike të G7.
“Ekonomitë e G7 përbëjnë 45% të prodhimit ekonomik global dhe më shumë se 80% të të ardhurave nga prona intelektuale”, tha Von der Leyen duke iu referuar anëtarëve të saj, SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Bashkimit Evropian.
“Qëllimi, duhet të jetë reformimi i rregullave të tregtisë globale, ndërtimi i zinxhirëve të furnizimit elastikë dhe forcimi i lidershipit teknologjik dhe industrial”, theksoi ajo./atsh

Izraeli thotë se ka sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave në Iran

Bislimi sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale

Vdes futbollisti shqiptar, ra nga kati i 8-të i restorantit

Bitcoin rritet në 107,066$ mes tensioneve Izrael-Iran

Justin Bieber flet për problemet me zemërimin

Ansambli Zanat sonte sjell këngë të vjetra shqipe

Digjen mbi tre hektarë pisha në parkun e Sllatinës

Drita njihet me kundërshtarin e parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Konflikti Izrael-Iran, Hasani: Pesë shtetasit shqiptarë i larguam në Egjipt, do i kthejmë në Shqipëri
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore