Kulturë

Ndahen Daft Punk

Published

on

Daft Punk, dyshja parisiene, e njohur për disa nga hitet më të popullarizuara, konfirmuan ndarjen.

Ata e kumtuan lajmin përmes një video 8-minutëshe, e titulluar “Epilogue”, ku shfaqen pjesë nga filmi i tyre “Electroma”.

Publicisti i tyre, Kathryn Frazier konfirmoi lajmin për ndarjen e tyre, por nuk dha asnjë detaj.

Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo e formuan grupin Daft Punk në Paris në vitin 1993, dhe kështu ndikuan në formimin e një stili francez në muzikë./UBTNews

Lifestyle

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet 12 e 18 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të jenë nga 28 e deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej një e deri në pesë gradë Celsius. /UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

Qendra Kinematografike e Kosovës emëron Këshillin e ri Profesional

Published

on

Qendra Kinematografike e Kosovës ka emëruar Këshillin e ri Profesional, kjo me vendim të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Nga tani e tutje pjesë e këtij këshilli do të jenë: Eroll Bilibani, Agnes Nokshiqi, Nita Deda, Urtina Hoxha, Brikena Mulliqi, njëherësh përfaqësuese e MKRS-së

Kjo u bë e ditur nga QKK-ja përmes një postimi në Facebook.

“Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë se Qendra Kinematografike e Kosovës, me vendim të Ministrise së Kulturës Rinisë dhe Sportit, në pajtim me legjislacionin në fuqi, ka emëruar Këshillin e ri Profesional. Ky këshill do të luajë një rol kyç në mbështetjen e Qendrës Kinematografike, duke ndihmuar institucionin të zhvillojë dhe përmirësojë politikat dhe iniciativat që shërbejnë filmbërësve në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e tyre, përmes të cilit i bashkangjitën edhe një fotografi.

Qendra Kinematografike e Kosovës është institucioni kryesor publik i filmit në Kosovë, i cili mbështet dhe promovon industrinë kinematografike vendore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ajo vepron si fondi publik i filmit dhe autoriteti qendror për çështjet e kinematografisë, me qëllim arritjen e objektivave të interesit publik në fushën e kinematografisë.

Continue Reading

Magazinë

Ndalohet nga policia, prishen pushimet e Leonardo DiCaprios në Ibiza

Published

on

Pushimet e Leonardo DiCaprio-s në Ibiza u ndërprenë papritur nga një kontroll i policisë.

Aktori i njohur u ndalua dhe iu kërkua dokumenti i identifikimit nga Guardia Civil, vetëm disa hapa larg një vile ku po merrte pjesë në një festë private të organizuar nga këngëtari spanjoll Arón Piper, së bashku me personazhe të tjerë të famshëm.

Incidenti, që ndodhi muajin e kaluar, u bë publik vetëm tani pas përhapjes virale të një videoje të shkurtër ku DiCaprio shfaqet duke pritur në radhë me partneren e tij, modelen Vittoria Ceretti, dhe dhjetëra të tjerë, gjatë kontrolleve nga oficerët e policisë.

Sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat spanjolle, aktori ishte i qetë dhe bashkëpunues gjatë kontrollit, i cili ishte pjesë e procedurave normale të sigurisë për eventin dhe jo rezultat i një hetimi specifik.

Një burim për Daily Mail theksoi: “Çdo i ftuar u kontrollua dhe u identifikua”, duke e cilësuar situatën si masë të rregullt sigurie.

Gjatë verës, DiCaprio ka marrë pjesë në disa evente të profilit të lartë, përfshirë Gala One Summer Gala në Saint-Tropez, ku u shfaq me Ceretti, Natasha Poonawalla, Christian Louboutin dhe Jamie Foxx.

Ky incident në Ibiza shënon një moment të papritur gjatë një vere plot aktivitet dhe festa për aktorin e famshëm.

Continue Reading

Lifestyle

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Published

on

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm.

Turpi është emocion universal që na prek të gjithëve në një mënyrë ose tjetër. Por, çfarë është turpi dhe si mund ta kuptojmë dhe menaxhojmë më mirë këtë emocion kaq të fuqishëm?

Turpi është një ndjenjë e mosvlerësimit dhe dështimit, që vjen si pasojë e ndjenjës se nuk jemi të denjë apo të vlefshëm.

Ndryshe nga faji, i cili lidhet me veprimet tona (“kam bërë diçka të gabuar”), turpi lidhet me identitetin tonë (“jam diçka e gabuar”).

Kjo ndjenjë mund të shkaktojë një ndjesi të fortë të izolimit dhe dyshimit te vetja.

Pse ndihemi të turpëruar?

Mund të jenë të shumta e të ndryshme për çdo individ, disa nga shkaqet më të zakonshme përfshijnë:

Normat shoqërore dhe kulturore

Ato që shoqëria jonë konsideron të pranueshme apo të papranueshme luajnë një rol të madh në krijimin e ndjenjës së turpit.

Pritshmëritë personale

Standardet që vendosim për veten tonë mund të jenë të pamundura për t’u arritur, duke na bërë të ndihemi të turpëruar kur nuk i arrijmë.

Përvojat e kaluara

Turpi mund të rrjedhë nga përjetimet traumatike ose nga kritikat e ashpra të të tjerëve.

Efektet e turpit në shëndetin mendor

Turpi mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor, përfshirë ankthin, depresionin e izolimin social. Turpi ndikon në marrëdhëniet tona me të tjerët.

Si ta përballojmë turpin?

Duhet të bëjmë një hap prapa të kuptojmë burimin e këtij emocioni.

Pranoni dhe përqafoni emocionet tuaja

Pranojeni turpin si një pjesë e natyrshme të përvojës njerëzore dhe mos e injoroni

Flisni me dikë

Ndarja e ndjenjave tuaja me një mik të besuar a terapist ndihmon në zbutjen e ndjenjës së izolimit

Kujdesi për veten

Praktikoni kujdesin për veten përmes aktiviteteve që ju sjellin kënaqësi

Sfidoni mendimet negative

Përpiquni të sfidoni mendimet negative e krijoni një “bisedë” më të butë me veten

Turpi është emocion i vështirë për t’u përballuar, por me kohë e përpjekje, mësojmë të jetojmë me të dhe të mos lejojmë të na kontrollojë jetën. Mos harroni, çdo emocion ka një qëllim dhe na ndihmon të kuptojmë më mirë veten dhe botën përreth nesh. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara