Lajmet

Ndahen 4 milionë euro për arsim

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se do t’i ndahen Ministrisë së Arsimit 4 milionë euro si mbështetje për arsimin që është edhe pikë e masave të ringjalljes.

“Me këtë propozim vendim kërkohen të ndahen 4 milionë euro për MAShTI për blerjen e librave. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit të masës 4.2 që ka të bëjë me mbështetjen e arsimit”, deklaroi ai.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka kërkuar që sa më shpejt të ndahen këto fonde për blerjen e librave për nxënësit e klasave nga 1-9.

“Çështja e mbulimit të shpenzimeve për blerjen e librave dhe materialeve tjera shkollore, jemi në përfundim të administrimit për shpërndarjen e librave. Aktualisht nuk kemi mjete financiare për blerjen e këtyre teksteve. Vitin e kaluar blerjen e librave ka kushtua rreth 11 milionë kurse sivjet do të kushtojë deri 8 milionë euro. Të sigurohen sa më shpejt fondet për blerjen e librave për klasat 1-9″, deklaroi Nagavci.

Lajmet

ASK: Çmimet e banesave dhe shtëpive më të larta se në vitin 2025

Published

on

Çmimet e pronave të banimit në tremujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 5.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, sipas Indeksit të Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025 çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 2.4 për qind.

Sipas ASK-së në rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën me 1.4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

Ndërsa në rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 12.3 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025.

Continue Reading

Lajmet

Oda e Farmacistëve kundërshton tarifat e reja komunale për barnatoret në Prishtinë

Published

on

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka reaguar ndaj draft-rregullores së Komunës së Prishtinës për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si janë trajtuar barnatoret në këtë dokument.

Gjatë diskutimit publik të organizuar nga Komuna e Prishtinës, kryetari i OFK-së, Kadri Bytyqi, i shoqëruar nga Florina Berisha dhe Ilir Luzha, paraqiti vërejtjet dhe kundërshtimet e Odës lidhur me tarifat e propozuara.

“Duhet të them se kemi qenë sinqerisht të befasuar kur kemi parë mënyrën se si janë trajtuar barnatoret në draft-rregulloren për taksat komunale”, deklaroi Bytyqi.

Ai theksoi se shqetësimi i OFK-së nuk është vetëm financiar, por edhe juridik, profesional dhe logjik, duke argumentuar se barnatoret nuk mund të trajtohen si biznese të zakonshme tregtare.

“Barnatorja nuk është një biznes tipik tregtar. Barnatorja është institucion shëndetësor. Ajo themelohet, licencohet dhe funksionon sipas legjislacionit të veçantë shëndetësor”, tha Bytyqi, duke shtuar se hapja dhe funksionimi i një barnatoreje kërkon farmacist përgjegjës, kushte të veçanta teknike, standarde profesionale dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.

Sipas OFK-së, çdo ngarkesë administrative duhet të jetë proporcionale me natyrën e aktivitetit dhe koston reale që krijon për institucionet publike. Bytyqi tha se në draft-rregullore nuk është paraqitur asnjë analizë që arsyeton nivelin e tarifave të propozuara.

Ai ngriti shqetësim edhe për dallimin mes tarifave komunale dhe kostos së licencimit nga autoritetet qendrore. Sipas tij, një barnatore aktualisht paguan 500 euro për licencim pesëvjeçar, ndërsa draft-rregullorja parasheh një tarifë komunale prej 500 euro në vit.

“Kjo do të thotë se për pesë vjet një barnatore do të paguante 2,500 euro tarifë komunale, krahasuar me 500 euro për licencim pesëvjeçar nga autoritetet qendrore”, deklaroi Bytyqi.

Në fund, OFK kërkoi që drafti të tërhiqet nga procedura aktuale dhe të rishqyrtohet në bashkëpunim me odat profesionale dhe palët e interesit. Oda paralajmëroi se, nëse kërkesat e saj nuk merren parasysh, do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion.

“Ne nuk po kërkojmë privilegje. Po kërkojmë vetëm proporcionalitet, trajtim të drejtë, respektim të ligjit dhe vazhdim të partneritetit që kemi ndërtuar ndër vite me Komunën e Prishtinës”, përfundoi Bytyqi.

Continue Reading

Lajmet

Albulena Haxhiu merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Mal të Zi

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti do të mbledhë liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi perspektivën evropiane të rajonit, Planin e Rritjes, si dhe çështjet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin.

Në këtë takim të nivelit të lartë, u.d. Presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit ndaj integrimit evropian, trajtimit të drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

SHBA kërkon më shumë angazhim nga aleatët e NATO-s, priten rritje të kapaciteteve ushtarake evropiane

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që aleatët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja të rrisin me shpejtësi numrin e aeroplanëve, dronëve dhe anijeve që kontribuojnë në planet mbrojtëse të aleancës, ka deklaruar gjenerali i Forcave Ajrore Amerikane, Alexus Grynkewich, komandanti më i lartë i NATO-s dhe kreu i forcave amerikane në Evropë.

Deklarata e tij vjen pas vendimit të administratës së presidentit Donald Trump për të zvogëluar kapacitetet ushtarake amerikane në dispozicion të NATO-s në rast krizash. Trump ka kërkuar vazhdimisht që vendet evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit dhe të reduktojnë varësinë nga mbështetja ushtarake amerikane.

Sipas raportimeve, SHBA-ja muajin e kaluar i njoftoi aleatët për reduktimin e kontributit në kuadër të Modelit të Forcës së NATO-s, një mekanizëm që përfshin forcat e gatshme për t’u aktivizuar në raste krizash apo konfliktesh.

Megjithëse Uashingtoni nuk ka bërë publike detajet e plota të shkurtimeve, ato raportohet se përfshijnë aftësi të rëndësishme ushtarake, si furnizimi me karburant i aeroplanëve, aeroplanët luftarakë, dronët dhe asetet detare.

Pas takimit të planifikuesve ushtarakë të NATO-s, Grynkewich theksoi se aeroplanët me dhe pa pilot, si dhe anijet detare, janë fushat ku aleatët evropianë dhe Kanadaja mund të ndërhyjnë më shpejt për të mbuluar boshllëqet që do të krijohen nga reduktimi i pranisë amerikane.

“Aeroplanët me dhe pa pilot, si dhe anijet detare janë dy fusha ku Kanadaja dhe aleatët evropianë mund të ndërmarrin hapa tani dhe në afat të shkurtër, ndërsa Shtetet e Bashkuara zvogëlojnë forcat sipas Modelit të Forcës së NATO-s në Evropë dhe i rifokusojnë ato diku tjetër”, ka deklaruar ai.

Gjenerali amerikan shtoi se ka ekzistuar një varësi e tepërt nga forcat amerikane brenda strukturës së NATO-s dhe se kjo situatë duhet të ndryshojë.

“Ka pasur një bashkëvarësi të pashëndetshme në Modelin e Forcës së NATO-s nga forcat amerikane. Presidenti Trump, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe të tjerë e kanë bërë të qartë se kjo duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë”, u shpreh Grynkewich.

Sipas tij, zhvillimet globale dhe mundësia e konflikteve të njëkohshme në rajone të ndryshme të botës kërkojnë që aleatët të marrin një rol më të madh në garantimin e sigurisë kolektive të NATO-s.

Burimi: Reuters.

Continue Reading

Të kërkuara