Lajmet

NATO: Jo trupa luftarake për Ukrainën

NATO ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje luftarake në rast të një marshimi rus në Ukrainë.

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë. Ndërkohë sot (31.01.) Këshilli i Sigurimit do të merret për herë të parë me krizën në Ukrainë.

NATO ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje luftarake në rast të një marshimi rus në Ukrainë. “Ne nuk kemi plane të angazhojmë trupat luftarake të NATO-s në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për BBC. Aktualisht në Ukrainë janë të angazhuar instruktorë ushtarakë të NATO-s. Aleanca ndihmon të forcojë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe e furnizon atë me armatim luftarak.

Por për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, nuk vlen garancia e mbrojtjes 100% që mund të marrin anëtarët e saj. “Për Ukrainën, një partner ne ofrojmë mbështetje, dhe dërgojmë mesazhin, se do të ketë sanksione të rënda ekonomike në rast se Rusia përdor sërish dhunën.” Ushtria ukrainase është tanimë “më e fortë, më e madhe dhe e armatosur shumë më mirë”, se në vitin 2014, është shprehur Stoltenberg.

Rusia kërkon sqarim pozicionesh

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe mbështeti separatistët besnikë të Moskës në Ukrainën lindore. Stoltenberg theksoi, se “nuk ka siguri” për qëllimet e Rusisë. Por ajo që vërehet është një marshim i përmasave të mëdha të trupave ruse me shumë ushtarë dhe teknikë ushtarake, që shoqërohet nga “retorika kërcënuese”. Sipas Stoltenberg ka “rrezik real dhe kjo është arsyeja, pse partnerët e NATO-s kanë rritur mbështetjen për Ukrainën”.

Ukraine-Konflikt - Russlands Außenminister Lawrow

Rusia ndërkohë i ka vlerësuar si të pamjaftueshme përgjigjet me shkrim të NATO-s dhe SHBA për kërkesat e saj mbi garancitë e sigurisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov kërkoi të dielën nga NATO dhe Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE një sqarim të plotë mbi pozicionet e tyre. Në një kërkesë zyrtare drejtuar të dyja organizatave kërkohet një deklaratë, se si po e përmbushin ato detyrimin që “sigurinë e tyre të mos e forcojnë në kurriz të vendeve të tjera”, tha Lavrov në televizionin rus.

Seancë e Këshillit të Sigurimit

Symbolbild Sicherheitsrat

Ndërkohë të hënën (31.01) me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të trajtojë krizën në Ukrainë. Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë krizën e Ukrainës. Kjo bëhet “për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek “veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës”, ka thënë Thomas-Greenfield. Këshilli i Sigurimit do të trajtojë në një seancë të hapur këtë krizë.DW

Continue Reading

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara