Lajmet

NATO e konsideron Kinën si rrezik për sigurinë

Pekini po zgjeron shpejt arsenalin e armëve atomike.

Published

on

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të NATO-s në samitin me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, u pozicionuan qartazi kundrejt Rusisë dhe Kinës. Kancelarja Merkel nuk do ta „mbivlerësojë“ këtë.

Pas viteve të vështira NATO po tregohet e vendosur dhe krahas Rusisë ka vënë në shënjestër për herë të parë edhe Kinën si rivale strategjike. Por krahasuar me Rusinë, që është trajtuar gjerësisht në deklaratën prej 40 faqesh të samitit, Kina në thelb është trajtuar vetëm përmes dy paragrafëve.

Në të thuhet, se NATO është e shqetësuar për një „politikë të imponimit”, që është në kundërshtim me vlerat themelore të aleancës dhe ka të bëjë me sektorë, që „janë të rëndësishëm për aleancën”. Pekini po zgjeron shpejt arsenalin e armëve atomike dhe „bashkëpunon ushtarakisht me Rusinë”, ndër të tjera përmes pjesëmarrjes në stërvitjet ruse në hapësirën euro-atlantike.”

Për aq kohë sa Rusia nuk dëshmon, që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimet e veta, nuk mund të ketë ndaj Moskës një kthim në “business as usual”, deklaroi samiti dy ditë përpara takimit të parë mes Joe Biden me presidentin rus Vladimir Putin.

Kancelarja Angela Merkel pas takimit kërkoi një qëndrim të ekuilibruar në raport me Republikën Popullore të Kinës. Askush nuk duhet t’i „mbivlerësojë” vendimet e aleancës ushtarake lidhur me Kinën.

Merkel dhe Stoltenberg

„Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur”. Kina, sipas saj, është vërtetë rivale në shumë drejtime, por është njëkohësisht edhe partnere në shumë drejtime”tha Merkel.

Joe Biden kërkon një kurs të qartë ndaj Kinës

Ajo që tërheq vëmendjen është, se Kina me Rusinë në politikën e jashtme „kanë pjesërisht një ndërveprim të mirë dhe të koordinuar”. Gjithashtu aleanca ndjek aksionet hibride dhe kibernetike „si të Rusisë edhe të Kinës” dhe sheh në to „natyrisht sfida të reja”. E rëndësishme është, tha Merkel, që NATO të ofrojë një dialog, për të gjetur zgjidhje lidhur me temat e konfliktit.

Promotori i linjës ndaj Kinës është presidenti i ri i SHBA-së. Biden e sheh këtë vend si të vetmin konkurrent, që mund të jetë një sfidë e vazhdueshme për një sistem të qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha, se: “Ne nuk hyjmë në një luftë të re të ftohtë dhe Kina nuk është kundërshtarja jonë dhe as armikja jonë.”

Joe Biden dhe Jens Stoltenberg

Merkel e cilësoi samitin si një fillim të ri. Sepse ndryshe nga parardhësi i tij Donald Trump, Biden në Bruksel u shpreh qartë për aleancën dhe detyrimin për mbështetje të SHBA-së ndaj Europës. “Dëshiroj t’i bëj të qartë të gjithë Europës, që SHBA janë këtu”, tha Biden. Me këtë duket se grindjet pjesërisht të hidhura në vitet e presidentit Trump tashmë i përkasin së shkuarës.

Ndërkohë NATO ndodhet në valën e një debati për reforma në mënyrë që të përballohen sfidat e reja. Në konceptin e deritanishëm të strategjisë së përpiluar përpara vitit 2010, Kina nuk përmendet me asnjë fjalë. Koncepti i ri duhet të jetë gati më 2022. Përpara samitit të NATO-s më 2019 presidenti francez, Emmanuel Macron e quajti aleancën „me paralizë cerebrale”. Ky ishte një ndër shkaqet për debatin mbi reformat dhe fillimin e punës për një koncept të ri. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do që aleanca të bashkëfinancojë më shumë kapacitete dhe të modernizohet në aspektin e teknologjisë.

Një shqetësim në NATO mbetet Turqia. Presidenti iSHBA-së, Biden në kuadër të samitit u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Në bisedë me dyer të mbylluara duhet të jetë folur edhe për sistemin rus të mbrojtjes nga raketat. S-400, që Erdogan i bleu paravësisht protestave të SHBA-së dhe NATO-s. Të dy politikanët nxorrën një bilanc pozitiv të takimit mes tyre. „Jam i sigurt, që ne do të kemi përparime”, tha Biden lidhur me marrëdhëniet së fundi të tensionuara me Turqinë. Erdogani deklaroi, se të përbashkëtat dominojnë kundrejt mosmarrëveshjeve.

Continue Reading

Vendi

UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës

Published

on

By

Fakulteti i Arkitekturës në UBT, i njohur për standardet e larta akademike dhe qasjen inovative, ka bërë një hap të madh drejt fuqizimit të studentëve të tij duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU) me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).

Ky partneritet strategjik synon të forcojë lidhjen mes edukimit akademik që ofron UBT dhe kërkesave rigoroze të tregut profesional. Përmes kësaj kornize, studentët e UBT-së do të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit profesional dhe avancimin e standardeve etike e bashkëkohore në fushën e arkitekturës.

Marrëveshja e nënshkruar krijon një platformë afatgjatë që do të fokusohet në disa shtylla kryesore; avancimi i standardeve profesionale në arkitekturë; përgatitja e studentëve për tregun profesional dhe proceset e integrimit në profesion; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës ndërmjet akademisë dhe profesionit; organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale; bashkëpunimi në zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin profesional të vazhdueshëm (EVP).

Për Fakultetin e Arkitekturës në UBT, kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi konkrete për t’u bërë pjesë e elitës profesionale.

Bashkëpunimi me OARK-në shërben si një platformë që nxit zhvillimin e arkitekturës moderne në vend, duke i dhënë zë gjeneratave të reja të arkitektëve.

Oda e Arkitektëve, gjithashtu shpreh gatishmërinë që përmes këtij partneriteti me UBT-në, të kontribuojë në ndërtimin e një profesioni të fortë dhe bashkëkohor, duke siguruar që dija akademike të përkthehet në zgjidhje praktike për mjedisin e ndërtuar në Republikën e Kosovës.

 

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.D., ish-pjesëtar i MPB-së së Serbisë, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Kaçanikut gjatë marsit të vitit 1999.

Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari në bashkëkryerje me forcat serbe mori pjesë në dëbimin e dhunshëm të banorëve të fshatit Ivajë dhe djegien e shtëpive të tyre. Ai gjithashtu akuzohet për torturimin brutal dhe trajtimin çnjerëzor të 13 civilëve shqiptarë brenda stacionit policor në Kaçanik.

Ndërsa autoritetet në Serbi e kanë cilësuar arrestimin si “politik”, drejtësia në Kosovë ka intensifikuar kohët e fundit ndjekjen e krimeve të luftës, ku vetëm gjatë muajit mars u dënuan dy ish-pjesëtarë të tjerë të forcave serbe me 15 dhe 7 vite burgim. Prej përfundimit të luftës, ku u vranë mbi 13 mijë civilë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Continue Reading

Rajoni

Rama: Kush thotë se sot ka më shumë korrupsion, flet përçartë

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pretendimet për rritje të korrupsionit në Shqipëri janë të pabaza dhe nuk përkojnë me realitetin.

Gjatë një aktiviteti për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, kreu i qeverisë theksoi se vendi i ka shpallur luftë korrupsionit si asnjëherë më parë, falë reformave që kanë garantuar pavarësinë e drejtësisë.

Sipas Ramës, raportet e ndryshme ndërkombëtare që bazohen në anketime shpesh kanë boshllëqe, ndërsa i vetmi dokument që bën një analizë rigoroze është ai i Komisionit Evropian. “S’mund të ketë korrupsion në rritje kur ka shumë më shumë përfitues nga garat publike.

“Këto janë fakte,” u shpreh kryeministri, duke shtuar se forca qeverisëse ka udhëhequr procesin që i ka çliruar duart institucioneve ligjzbatuese.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Të kërkuara