Sport

Napoli kërkon Armando Brojën në sulm për sezonin e ardhshëm

Në listën e largimeve ka emra të mëdhnj si Insigne, Ghoulam, Malcuit. dhe Tuanzebe.

Published

on

Në pritje për të kuptuar se si do të përfundojë sezoni dhe nëse Spalletti do të qëndrojë apo do të largohet, drejtuesit e skuadrës së Napolit tashmë po punojnë për sezonin e ardhshëm, mes largimeve të sigurta dhe përforcimeve në horizont.

Në listën e largimeve ka emra të mëdhnj si Insigne, Ghoulam, Malcuit. dhe Tuanzebe, derisa synohen blerje cilësore dhe që ofrojnë siguri për një të ardhme më afatgjate.

Sipas asaj që raporton “La Gazette dello Sport”, sulmuesi shqiptar Armando Broja është në listën e dëshirave të mëdha të presidentit të Napolit Aurelio De Laurentis.

Sulmuesi i Chelseat i cili këtë sezon po luan në formë huazimi tek Southamptoni, ka bërë paraqitje të mira në Premier Ligë, edhe pse në javët e fundit ka pasur një rënie të formës.

Çmimi i tij raportohet të jetë rreth 40 milionë euro dhe ende nuk dihet nëse Chelsea do të jetë i gatshëm ta lejojë largimin e tij.

Sport

Tottenhami e zgjedh trajnerin e ri

Published

on

Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht të enjten se Thomas Frank, trajneri i deritanishëm i Brentford, është emëruar trajner i ri i ekipit.

Danezi ka nënshkruar kontratë trevjeçare, duke zëvendësuar Ange Postecoglou, i cili u shkarkua të premten e kaluar.

Për të liruar Frank nga kontrata me Brentford, që ishte e vlefshme edhe për dy vite të tjera, Tottenham ka paguar rreth 10 milionë funte.

Frank mori drejtimin e Brentford në tetor të vitit 2018 dhe e udhëhoqi ekipin drejt promovimit në Premier League në vitin 2021, përmes “play-off”-it të Championship.

Continue Reading

Sport

Kosova synon medalje në Botërorin e xhudos

Published

on

Kosova do të synojë medalje të reja në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga 13 deri më 20 qershor.

Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë.

Kampionati Botëror për seniorë, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.

Kosova, shteti i medaljeve olimpike, dotë përfaqësohet me krenari nga: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg).

Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

Garuesit kosovarë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionia që tani po ndërton kampionë.

Continue Reading

Sport

Ademi thotë se nuk ka informacione se Foda mund të largohet

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se si institucion nuk kanë marrë asnjë njoftim nga përfaqësuesit e trajnerit Franco Foda apo ndonjë palë tjetër për largim të mundshëm.

Të mërkurën, mediat arabe kanë raportuar se Al-Wahda ka nisur bisedimet me Fodan për ta punësuar si trajner.

Në një postim në Facebook, Ademi ka thënë se pret nga Foda t’i përmbushë obligimet kontraktuale që ka me Kosovën.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër. Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, ka shkruar Ademi.

Al-Wahda, ekip me bazë në Abu-Dhabi, është prej ekipeve më të suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

59-vjeçari Foda erdhi te Kosova në shkurt të vitit 2024 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja dardane ka shënuar rezultate pozitive që nga ardhja e gjermanit.

Continue Reading

Sport

Një Shqipëri dëshpëruese, notat e lojtarëve Kuqezi

Published

on

Kombëtarja shqiptare barazoi në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit.

Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.

Një performancë zhgënjyese e kombëtares së Sylvinhos, që i zbeh kështu ndjeshëm shanset për t’u pozicionuar në vendin e dytë të renditjes.

Në bazë të vlerësimeve të faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, lojtari i kombëtares shqiptare me notën më të lartë, rezulton Kristjan Asllani me 8, i ndjekur nga Mitaj me 7.6 dhe Shehu me 7.5.

Tabela mbyllet nga Arbër Hoxha, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni, që janë vlerësuar me notën më të ulët nga “Sofa Score”, 6.5.

Continue Reading

Të kërkuara