Lajmet

Nagip Krasniqi nuk e pranon fajësinë, Dragusha arrin marrëveshje për pranim të fajësisë

Published

on

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, dhe i akuzuari Isuf Zejna janë deklaruar të pafajshëm, kurse Ymer Dragusha ka arritur marrëveshje me Prokurorinë Themelore në Prishtinë për pranimin e fajësisë, lidhur me akuzën për keqpërdorimet në KEK.

Krasniqi, Zejna dhe Dragusha akuzohen për veprat penale “keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Në nisje të shqyrtimit fillestar prokurorja e rastit, Fikrie Fejzullahu u deklarua rreth marrëveshjes së arritur mes Prokurorisë dhe të akuzuarit Dragusha për pranimin e fajësisë për çka tha se është bërë në mënyrë vullnetare nga vetë i akuzuari.

Sipas prokurores, Zejnullahu marrëveshje e dakorduar parasheh dënim në kohëzgjatje prej 2 vitesh e cila nuk do të ekzekutohet në rast se i pandehuri nuk kryen vepra penale gjatë kësaj periudhe.

Për pikën 1 të dispozitivit është rekomanduar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajsh, për veprën në dispozitivin 2 në kohëzgjatje prej 6 muajsh, për veprën penale nga dispozitivi nën 3 të aktakuzës po ashtu me dënim me burgim prej 6 muajsh, si dhe për veprën penale nga dispozitivi 4 i aktakuzës dënim prej 6 muajsh, e që me dënim unik është llogaritur dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vitesh i cili nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri përmbush këto kushte: kushtëzimi vije në detyrimin e tij që të plotësoj detyrimet nga marrëveshje e statusit të tij si dëshmitarë bashkëpunues e datës 19 maj 2023. Se periudhën 2 vjeçare afat ky për kushtëzimin e këtij dënimi nuk kryen ndonjë vepër penale”, theksoi ajo.

Mbrojtësja e të akuzuarit Ymer Dragusha, Sabrije Krasniqi pohoi se pranimi i fajësisë nga klienti i saj është bërë me vullnet të plotë dhe pa presion nga askush.

Është bërë në mënyrë vullnetare dhe pa presion nga askush dhe me vetë dëshirë“, theksoi avokatja Krasniqi.

Se me vullnet të plotë dhe duke pas parasysh pasojat e ka pranuar fajësinë për katër veprat penale që e ngarkon Prokuroria edhe vetë i akuzuari, Ymer Dragusha.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri shpalljen e aktgjykimit për të akuzuarin, Ymer Dragusha e ka shtyrë deri në përfundim të gjithë kësaj çështje penale.

Pas kësaj, seanca e shqyrtimit fillestar vazhdoi me leximin e aktakuzës, sipas të cilës Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Prokurorja e rastit, Fikrie Zejnullahu tha se i akuzuarit, Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha me veprimet e tyre kanë keqpërdorur autoritetin zyrtar duke dëmtuar në shkallë të lartë buxhetin e Kosovës.

Krasniqin që si kryeshef i KEK-ut dhe i pandehuri Ymer Dragusha si u.d i drejtorit të zyrës së prokurimit në periudhën kohore prej 17 janarit 2022 deri më 27 janar 2023, duke keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër- në këtë rast operatorit ekonomik “Litëin S.A’’, t’ua shkelin të drejtat e personave tjerë, në këtë rast operatorit ekonomik si dhe t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës…. 25’50 si rezultat i veprimeve të të pandehurve për periudhën kohore 19 korrik 2022 deri më 6 maj 2023, blloku A5 ishte jashtë funksionit, andaj KEK u detyrua që të importojë energji elektrike në sasi prej 890,016 MËh, duke i shkaktuar KEK-ut dhe buxhetit të Kosovës dëm në shkallë të madhe, në shumën prej 36 milionë e 349 mijë e 638 euro e 62 centë”, thuhet në aktakuzë.

Tutje sipas aktakuzës ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi së bashku me Ymer Dragushën në mënyrë të kundërligjshme ka lidhur kontratë të dëmshme edhe me operatorin ekonomik “Rexhepi Zeqiri Zejna LL.C”.

I pandehuri Ymer Dragusha, edhe përkundër faktit se ishte në dijeni se kërkesa e të pandehurit Nagip Krasniqi, ishte në kundërshtim me LPP-në, më 2 mars 2023, e fillon procedurën e prokurimit me titull “Angazhimi i një kompanie konsulent ligjor” përmes shkresës drejtuar KRPP-së. Përkundër rekomandimit të KRPP-së, të 6 marsit 2023, që për këtë aktivitet duhet të zhvillohet procedurë e hapur, të pandehurit Krasniqi dhe Dragusha, kanë zhvilluar procedurën e negocimit me operatorin ekonomik “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C më 3 prill 2023 pas urdhrit të Krasniqit, i pandehuri Dragusha e nënshkruan kontratën me operatorin ekonomik “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C” në vlerë prej 60 mijë euro”, thuhet në aktakuzë.

Dispozitivi i gjashtë i aktakuzës thotë se i akuzuari, Nagip Krasniqi në periudhën kohore 2022-2023 me dashje dhe në cilësinë e personit zyrtar ka zbuluar fshehtësi zyrtare lidhur me procedurat e prokurimit të cilat po zhvilloheshin në KEK, duke i ndarë me personin jozyrtar, përkatësisht me Dejona Mihalin.

Sipas aktakuzës, më 4 gusht 2022 Krasniqi gjatë komunikimeve në rrjetin social “Signal’’ i ka dërguar Mihalit, kërkesën drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës përkatësisht kryeministrit të Kosovës dhe ministrave të Qeverisë për plotësim/ndryshimin e vendimit për shpalljen e emergjencës energjetike.

Dhe se më 16 maj 2022, gjatë komunikimeve në rrjetin social ‘’Signal’’ i ka dërguar Mihalit, një komunikim-foto me shkrimin e tre emrave dhe pozitave të zyrtarëve në KEK: Driton Bytyqi, Emin Tmava dhe Mustafa Kavaja, pas të cilës e njëjta i kthen përgjigje dhe për secilin veç e veç i jep informata për profilin e secilit nga të lartcekurit. Me çka ka kryer veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, thuhet në aktakuzë.

Derisa avokati, Isuf Zejna akuzohet se gjatë dhjetorit të vitit 2021 e deri në prill të 2023-ës, në Prishtinë, Zejna si përfaqësues i kompanisë “ Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C” me dashje dhe me qëllim të përfitimit personal, ka ndihmuar të pandehurin Krasniqi që ta keqpërdor detyrën zyrtare në lidhje me tenderin e titulluar “Angazhimi i një kompanie konsulent ligjor”.

Lidhur me të gjitha akuzat që u ngarkua ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK), pas leximit të aktakuzës është deklaruar i pafajshëm.

Plotësisht i pafajshëm në të gjitha pikat”, tha ai.

Fajësinë nuk e pranoi as avokati, Isuf Zejna.

Nuk e pranoj fajësinë“, tha ai.

Seanca e kaluar e shqyrtimit fillestar për aktakuzën e dytë ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, Ymer Dagushës si dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për keqpërdorime në KEK dështoi pasi mungoi i akuzuari, Ymer Dragusha.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzën më 30 dhjetor 2024.

Vendi

Arrestohen pesë persona pas një përleshjeje fizike në Ferizaj, një i lënduar dërgohet në QKUK

Published

on

By

Pesë persona janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, në afërsi të dy lokaleve.

Si pasojë e incidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre, 33-vjeçari me inicialet SH.A., për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku do të intervistohet nga policia posa t’i stabilizohet gjendja shëndetësore.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë intervistimit njëri nga të dyshuarit ka pranuar se ka përdorur një kaçavidë gjatë përleshjes, me të cilën dyshohet se e ka goditur viktimën. Policia ka sekuestruar kaçavidën në cilësinë e provës materiale, si dhe ka siguruar një incizim të ngjarjes që do t’i dorëzohet prokurorisë.

Të arrestuarit për këtë rast janë: D.A. (21 vjeç), E.A. (22 vjeç), A.N. (39 vjeç), O.A. (18 vjeç), A.A. (22 vjeç)

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë incident. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përfshihet nga zjarri një deponi me goma të vjetra në Sllatinë

Published

on

By

Një deponi për grumbullimin e gomave të vjetra në Sllatinë është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur që është përhapur në zonën përreth. Deponia ndodhet në afërsi të rrugës kryesore.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për mediat se ekipet janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera materiale, ndërsa zjarrfikësit po vazhdojnë punën në terren. /Ekonomia online/

Continue Reading

Rajoni

Ministri i Shqipërisë Hoxha i përgjigjet Gjuriqit: Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime

Published

on

By

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, nuk ka munguar as ai i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Kryediploti shqiptar i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, duke theksuar se e ardhmja e rajonit qëndron te dialogu, besimi dhe bashkëpunimi pragmatik, e jo te kërcënimet apo akuzat.

Përmes një reagimi lidhur me debatin për lumin Ibër, kryediploti shqiptar bëri të ditur se uji nuk duhet të përdoret si instrument ndëshkimi. Ndonëse Ibri nuk rrjedh përmes Shqipërisë, Hoxha nënvizoi se çfarëdo kërcënimi për ndërprerjen e ujit dëmton bashkëjetesën paqësore në të gjithë rajonin.

“Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime, ndërsa kufijtë duhet të përcaktojnë juridiksione, jo të ndajnë përgjegjësinë tonë për paqen”, ka deklaruar Hoxha.

Më tej, ai hodhi poshtë pretendimet për projekte të mëdha territoriale, duke potencuar se i vetmi projekt që e intereson Shqipërinë është një “Bashkim Evropian më i Madh”, që përfshin Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

Kryediploti i Shqipërisë shprehu gatishmërinë e plotë për dialog dhe bashkëpunim konkret mes shqiptarëve dhe serbëve, duke bërë thirrje për më shumë fokus drejt së ardhmes evropiane dhe më pak drejt mitologjive të së kaluarës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit duhet të shmangen

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka thënë se deklaratat për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, si dhe veprimet që nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të shmangen.

“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian më 11 gusht.

“Deklaratat, përfshirë ato për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit, dhe veprimet që nuk e mbështesin këtë synim duhet të shmangen”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 9 gusht se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke e lidhur këtë me rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.

Deklarata e tij nxiti reagime të ashpra nga zyrtarët në Kosovë dhe u pasua edhe nga një përplasje publike ndërmjet zyrtarëve të Shqipërisë dhe Serbisë.

Komisioni Evropian rikujtoi gjithashtu se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre evropiane.

BE-ja komentoi edhe rrënimet e fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit, me të cilat presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishte lidhur deklaratën e tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.

“Sa i përket situatës në liqenin e Gazivodës/Ujmanit, ne tashmë kemi shprehur shqetësimet tona lidhur me rrënimet e fundit”, thuhet në përgjigje.

Sipas Komisionit Evropian, çdo masë zbatuese me pasoja të pakthyeshme duhet të respektojë procesin e rregullt ligjor.

“Personave të prekur duhet t’u jepet mundësi efektive për të kërkuar mbrojtje ligjore dhe, kur është e zbatueshme, mbrojtje të përkohshme gjyqësore para se masa të zbatohet”, thuhet në përgjigje.

Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas hyn në Kosovë, ku furnizon liqenin artificial të Ujmanit.

Rreth dy të tretat e këtij liqeni ndodhen në territorin e Kosovës.

Uji nga sistemi i Ujmanit dhe Ibër-Lepencit furnizon shtatë komuna, përdoret për ujitje dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq, të cilat prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Kosovë.

Ekspertët që kanë folur më herët për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se devijimi i rrjedhës së Ibrit është teknikisht i mundshëm, por do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe, nëse do t’i shkaktonte dëme Kosovës, do të binte ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.

Serbia është nënshkruese e Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 për përdorimin e rrjedhave ujore ndërkombëtare për qëllime të tjera përveç lundrimit.

Kjo konventë përcakton, mes të tjerash, parimin e shfrytëzimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, si dhe detyrimin për të mos u shkaktuar dëme të konsiderueshme shteteve të tjera.

Kosova nuk është palë në këtë konventë, pasi nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. /REL/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara