Lajmet
Nagavci u kërkon mësimdhënësve të ndërprejnë grevën
Ajo ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMinistrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga të gjithë punëtorët e arsimit që të mos ketë grevë në çerdhe e shkolla. Ajo ka theksuar se i janë përgjigjur të gjitha kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, për çka i ka lutur punëtorët e arsimit që në vendimet e tyre të mos ndikohen nga presioni i të tjerëve. Madje sipas saj, në 90 për qind të institucioneve nuk është duke u mbajtur greva. Ajo në konferencë për media ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe se janë shpërndarë të gjitha tekstet.
Ministrja Arbërie Nagavci deklaroi se vetëm tekstet e klasës së pestë janë në proces dhe se shpejt do të jenë në duart e nxënësve.
“Tashmë është bërë shpërndarja e teksteve mësimore dhe këtë vit shkollor të gjithë nxënësit do të pajisen komplet me tekste të reja. Për herë të parë tekstet shkollore janë shpërndarë pa vonesë, tashmë janë të ndara në të gjitha komunat. Kemi tekste të përzgjedhura nga vet mësimdhënësit, e të përcjellura në ministri si kërkesa nga Drejtoritë Komunale të Arsimit. Duhet të potencojë se vetëm tekstet e klasës së pestë janë në proces dhe besoj që shumë shpejt edhe ato do të jenë në duart e nxënësve”, ka thënë Nagavci në konferencë për media.
Po ashtu, ajo ka njoftuar se nga ky vit shkollor, Kosova dhe Shqipëria do të mësojnë në një abetare. Ajo bëri të ditur se nesër në Gjakovë do të lansohet Abetarja bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë.
“Pas një përkushtimi të madh të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, nga ky vit shkollor të gjithë vogëlushët shqiptarë do të mësojnë me të njëjtën Abetare. Bashkë me ministren e Shqipërisë, zonjën Evis Kushi ne sot do të lansojmë Abetaren e parë të përbashkët, e cila do të jetë në duart e vogëlushëve tanë”, tha Nagavci.
Më tej, ajo para gazetarëve ka bërë të ditur se të gjitha shkollat janë të gatshme për fillimin e procesit mësimor dhe se janë mbi 90 për qind e institucioneve të cilat nuk janë përfshirë në grevën e BSPK-së.
“Nga takimet e zhvilluara me drejtoritë komunale së fundmi edhe dje, jemi informuar se të gjitha shkollat janë të gatshme dhe janë bërë përgatitjet për fillimin e procesit mësimor. Të gjithë janë deklaruar njëzëri për rëndësinë e fillimit të mësimit të vitit të ri shkollor me datën 1 shtator. Natyrisht në këto rrethana nuk mund të rrimë pa e përmendur grevën tashmë të shpallur nga ana e BSPK-së. Ashtu siç besoj jeni në njohuri të gjithë, edhe pse kjo grevë është shpallur nga ana e BSPK-së dhe është deklaruar për gjithë shërbyesit dhe zyrtarët publikë, e njëjta nuk është duke u mbajtur në shumicën e institucioneve. Me aq sa ne kemi të dhëna, janë diku mbi 90 për qind e institucioneve të nivelit qendror, të agjencive, institucioneve në Administratën Publike, në shëndetësi, e në sektor të tjerë ku është duke u zhvilluar aktiviteti i punës njëjtë sikurse edhe në çdo institucion tjetër”, ka shtuar ajo.
Ajo shtoi se respektojnë organizimin sindikal dhe kërkesat për kushtet më të mira, por që kërkon që fëmijët të nisin nesër mësimin.
“Unë pres dhe kërkoj që të mos ketë grevë as në sektorin e arsimit, e sidomos në sektorin e arsimit, në çerdhe e në shkolla ku fëmijët e presin 1 shtatorin që të fillojë mësimi. Me përgjegjësinë më të lartë ju njoftoj se gjatë mandatit tim si ministre, janë përfshirë të gjitha kërkesat që kanë qenë për sigurinë dhe mirëqenien e stafit arsimor. Si ministri jemi përgjigjur në çdo kërkesë të SBAShK-ut për takime, sa herë që ata kanë kërkuar, anëtarë të SBAShK-ut janë takuar me mua, me zëvendësministrin apo me zyrtarë të tjerë në ministri dhe kemi diskutuar të gjitha kërkesat e tyre. Për më shumë, përfaqësuesit e SBAShK-ut janë pjesë e këshillave dhe grupeve punuese në ministri, duke qenë kështu deri më tani edhe pjesë e vendimmarrjes dhe politikave që kemi miratuar në ministri”, ka deklaruar ajo.
E pyetur për “kërcënimin” në paga për të gjitha ata që janë në grevë, Nagavci tha se nuk është presion. Sipas saj, komunat dhe punëdhënësit janë të obliguar të raportojnë për ata që marrin pjesë në grevë.
“Ftoj dhe lus të gjithë punëtorët e arsimit që vendimet t’i marrin me kujdes dhe pa asnjë presion nga askush. Ju lus të dashur mësimdhënës e punëtorë të tjerë të arsimit që të analizoni me vëmendjen të gjithë legjislacionin, të drejtat dhe pushimet e këtyre të drejtave, obligimeve gjatë kohës së punës ose të grevës. Jam e bindur se këtë mund ta bëni vet dhe të pa ndikuar. Si mësues ju e dini më së miri se të gjithë të tjerët, se sa është e rëndësishme të kuptuarit dhe interpretimi i drejtë e vendimmarrja e bazuar në argumente e fakte”, ka thënë ajo.
E pyetur se si do të veprojnë në rast se nesër do të vazhdohet greva në sektorin e arsimit, ajo tha se kjo është e drejtë e mësimdhënësve dhe se nuk mund të pretendon t’i bind.
Në bazë të informatave të ministrisë, Arbërie Nagavci deklaroi se janë rreth pesë shkolla në Prishtinë që nuk e kanë shpallur grevën.
Ajo u zotua se me Projektligjin për Pagat kanë tejkaluar edhe kërkesat e sindikatës dhe me këtë kanë bërë një pozicionim më të mirë për mësuesit. E pyetur se kur do të finalizohet ky ligj, ajo theksoi se i njëjti është në shqyrtim paraprak.
Vendi
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Published
4 hours agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.
“Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.
Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.
“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.
Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.
Lajmet
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Published
9 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.
PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.
Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.
Vendi
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Published
9 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.
Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.
Lajmet
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Published
9 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Rezidenca verore e Benito Mussolinit shitet për 1.2 milionë euro
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
