Lajmet

Nagavci: S’mund të ketë unitet pa legjitimitet, vendit i duhen zgjedhje të reja

Published

on

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci deklaroi se nuk mund të ketë unitet pa legjitimitet, dhe se vendit i duhen zgjedhje të reja.

Këto deklarata të Nagavcit erdhën pas thirrjeve të vazhdueshme që po bëhen për unitet pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

“Ai duhet të jetë instrument në shërbim të një qëllimi. Nuk mund të këtë unitet rreth atyre që nuk kanë legjitimitet, e aq më pak rreth atyre që janë përgjegjës dhe shkaktarë për situatën sot. Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë e në dëm të saj nga ata që ishin dje e që vazhdojnë të jenë sot. Uniteti rreth klubit të stërvjetëruar politik do të ishte një tjetër gabim. Vendit i duhen zgjedhjet të reja sa më parë që mundësojnë krijimin e një boshti legjitim e të duhur për unitet”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews

Nuk mund të ketë unitet pa legjitimitet Kurdo që lindë nevoja, thirrjet për unitet duhet të kenë qëllim dhe bosht. Pra…

Posted by Arbërie Nagavci on Tuesday, November 17, 2020

Vendi

Të enjten në UBT, promovohet libri “Rezistenca e Materialeve – 2” nga Prof. Ass. Dr. Naser R. Morina

Published

on

By

Profesori universitar, Prof. Ass. Dr. Naser R. Morina, do të promovojë librin e tij më të ri “Rezistenca e Materialeve – 2”, një botim akademik i dedikuar studentëve, inxhinierëve dhe profesionistëve të fushës së ndërtimtarisë.

Libri paraqet vazhdimësi të angazhimit akademik dhe profesional të autorit, me fokus në pasurimin e literaturës universitare dhe avancimin e dijes në fushën e Rezistencës së Materialeve, duke ofruar përmbajtje të rëndësishme teorike dhe praktike për studentët dhe profesionistët e inxhinierisë.

Në promovim do të marrë pjesë edhe Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me akademikë, studentë dhe dashamirë të librit.

Ngjarja do të mbahet të enjten, më 28 maj 2026, duke filluar nga ora 13:00, në Kampusin e UBT-së në Lipjan. Autori ka ftuar të gjithë kolegët, studentët dhe të interesuarit e fushës që të bëhen pjesë e këtij promovimi akademik dhe profesional.

Continue Reading

Vendi

Ndalohet në Kllokot një person për transport ilegal të deleve

Published

on

By

Në Policia e Kosovës është raportuar një rast i transportimit ilegal të kafshëve në Kllokot.

Sipas policisë, është ndaluar një i dyshuar i cili po transportonte me traktor dele, për të cilat nuk posedonte dokumentacionin përkatës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa janë liruar edhe traktori dhe kafshët.

Continue Reading

Vendi

Katër raste dhune në familje, disa të arrestuar në Kosovë

Published

on

By

Brenda një dite në Policia e Kosovës janë regjistruar katër raste të dhunës në familje. Rastet janë raportuar në Drenas, Obiliq, Lipjan dhe Gjakovë.

Në rastin e parë në Drenas është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 25 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Obiliq, ku sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Lipjan policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i katërt është regjistruar në Gjakovë, ku është arrestuar një burrë i dyshuar se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, nuk janë raportuar lëndime trupore, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C sot në Kosovë

Published

on

By

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Continue Reading

Të kërkuara