Lajmet

Nagavci: Me Projektligjin për tekste shkollore synojmë përmirësimin e cilësisë

Ajo tha se synimi është që tekstet të kenë autorë.

Published

on

Ministria e Arsimit së bashku me Institutin EdGuard sot kanë organizuar diskutimin publik për Projektligjin për tekste shkollore, i cili projektligj u konsiderua që do të përmirësojë cilësinë e teksteve mësimore.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se ky projektligj mundëson bazë të mirë ligjore për tekste shkollore cilësore.

Ajo theksoi se synimi është të kenë autorë dhe recezentë sa më kompetentë që të bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Synimi ynë është që në radhë të parë që të përmirësojmë cilësinë e teksteve mësimore sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm që sado që sipas kurrikulës sonë burimet e mësimdhënies janë të shumta dhe të llojllojshme, tekste mësimore vazhdojnë të jenë burimi kryesor për mësimdhënës tanë e po edhe mjeti i parë duke pas parasysh shpeshherë i vetmi edhe i prindërve dhe fëmijëve që duan të punojnë në shtëpi e tyre. Andaj është kaq e rëndësishme që tekstet shkollore të jenë më cilësore. Po ashtu, synimi ynë është që të përcaktojmë edhe procedurat të sakta për hartimin, vlerësimin dhe botimin e teksteve shkollore, të rrisim transparencën dhe llogaridhënien në proces të vlerësimit dhe botimit të teksteve mësimore, të rrisim kapacitetet e autorëve dhe recezentëve për hartim dhe vlerësim të teksteve shkollore”, theksoi ajo.

Nagavci derisa shpalosi disa nga risitë që përfshinë ky draft theksoi se çmimet e librave do të jenë të arsyeshme.

Ndërsa, nënvizoi se risi që sjellë projektligj për tekstet shkollore është aplikimi me dorëshkrime i cili do të bëhet drejtpërdrejtë nga autorët.

“Natyrisht synojmë që të kemi edhe çmime të arsyeshme të botimit të teksteve mësimore. Ky projektligj do të sjell disa risi, në proces dhe strukturë… Synojmë të themelojmë një sektor për tekstet shkollore dhe këtë do ta bëjmë përmes ristrukturimit të Institutit Pedagogjik ku do të kemi një sektor të veçantë i cili do të ketë përgjegjësi të parë dhe primare në favor të përmirësimit të cilësisë të teksteve shkollore. Këshilli Shtetëror për tekste shkollore po ashtu si organ mbikëqyrës i procesit të vlerësimit dhe hartimit do të ketë jo vetëm një kompetencë më të plotë por synojmë të jetë shumë më profesional dhe të punoj me përgjegjësi të plotë. Aplikimi me dorëshkrime do të bëhet drejtpërdrejtë nga autorët dhe unë besoj që kjo një nga risitë kryesore që i sjell projektligji e që ne besojmë që kjo do të ndihmojë që tekstet vërtetët ë jenë në aspekt profesional të mira e të mos varen krejtësisht edhe nga faktorët tjerë që natyrshëm janë edhe çështje të interesave biznesore sepse e tillë është natyra e punës. Sa i përket recezentëve sigurisht se edhe këtu i kemi kushtuar vëmendje të veçantë, ata do të jenë persona të cilët do të certifikohen paraprakisht”, u shpreh ministrja e Arsimit.

Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard teksa ka prezantuar detaje nga projektligji tha se drafti ka gjithsej 41 nene dhe që lë mundësi për plotësim me legjislacion sekondar.

Qehaja theksoi se ky projektligj i hap rrugë përdorimit të teksteve shkollore digjitale dhe po ashtu të krijohen edhe materiale edukative për klasën përgatitore.

“Ky projektligj për herë të parë i hap derën për tekste mësimore digjitale që është pika më e rëndësishme, pra promovon dhe nxitë po ashtu për prodhim, hartim dhe vlerësim dhe botim të teksteve shkollore digjitale. Pjesë e këtij kapitulli i kemi edhe përkufizimet për mjetet shkollore dhe materialet edukative për klasën parafillore duke qenë i obligueshëm nga viti i ardhshëm ka marr një vëmendje të veçantë edhe në këtë projektligj dhe kjo pastaj do të kthehet edhe në proces të hartimit, vlerësimeve dhe botimeve të teksteve shkollore.. Libri i mësimdhënësit do të jetë pjesë e pakos së teksteve shkollore për secilën lëndë mësimore dhe do të jetë i zhvilluar nga i njëjti autor sikurse autori i tekstit bazë mësimor së bashku me fletore pune”, u shpreh ai.

Lajmet

Kurti nderon në New York vëllezërit Bytyqi: “Koha nuk e zbeh krimin”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët i ka përshkruar si luftëtarë të lirisë nga Batalioni Atlantiku, qytetarë amerikanë dhe dëshmorë të kombit shqiptar.

Kurti ka bërë të ditur se në homazhe ishte së bashku me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se sakrifica e tyre, sipas tij, nderon edhe mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila i qëndroi pranë Kosovës gjatë periudhave më të vështira.

Kurti ka treguar se gjatë takimit, Ilir Bytyqi ka rrëfyer për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin, torturimin dhe vrasjen e tyre.

Sipas Kurtit, trupat e vëllezërve Bytyqi u gjetën më vonë në një varr masiv, ndërsa rasti mbetet një nga çështjet për të cilat, sipas tij, ende nuk është vendosur drejtësi.

“Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin.

Në fund, Kurti ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara