Sport

Nadal ia shuan ëndrrën Djokoviqit në “French Open”

Ai shënoi fitore 4:0.

Published

on

Ylli i tenisit, Rafael Nadal, ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër serbit Novak Djokovic, për ta prekur gjysmëfinalen e “French Open”.

Nadal, i cili po synon titullin e tij të 14 të Roland Garros, shënoi fitore me shifrat 6-2 4-6 6-2 7-6, respektivisht 4:0 në sete, kundër kampionit aktual dhe numrit një në botë, Djokovic, në një përballje tejet interesante që zgjati katër orë e 12 minuta.

Serbi e kishte mposhtur Nadalin në gjysmëfinalen e vitit të kaluar dhe ishte i vendosur ta barazonte atë me tituj, gjithsej 21 tituj Grand Slam, pasi iu mohua mundësia për të thyer rekordin vetë në Australi.

Ky ishte takimi i 59 në histori mes të dy tenistëve, ku Djokoviqi kryeson me 30 fitore, krahas 29 sosh sa ka Nadali, por ky i fundit ka më shumë tituj të Grand Slam, dhe tani e ka një tjetër mundësi të artë që të ketë dy tituj më shumë se serbi.

“Një ndeshje tejet e vështirë. Novak jë ndeshje tejet e vështirë. Novak është njëri nga lojtarët më të mirë në histori, dhe të luash kundër tij është gjithmonë një sfidë fantastike. E vetmja mënyrë që të fitosh kundër tij është që të tregosh vetën që nga minuta e parë deri te ajo e fundit. Një natë magjike për mua”, tha Nadal.

Në anën tjetër, Djokoviqi tha se me këtë fitore, Nadali tregoi që është një kampion i madh.

“Ai tregoi pse është një kampion i madh. Qëndroi i fortë që nga fillimi i ndeshjes dhe e përfundoi ndeshjen ashtu siç e filloi”, tha Djokoviqi.

Tani, në gjysmëfinale Nadali do të përballet me Alexander Zverev, i cili së fundmi e eliminoi tinejxherin spanjoll, Carlos Alcaraz.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara