Lajmet

MZhR ndan 1.5 milion € për 130 përfitues, Damka: Gjenerohen 300 vende të reja të punës

Nga ky program janë nënshkruar 130 kontrata.

Published

on

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka nënshkruar kontratat me përfituesit e grandeve nga programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar.

Nga ky program janë nënshkruar 130 kontrata, ku përfitues kanë qenë të rinjtë, gratë e bizneset. Qëllimi i programit është që të zvogëlohet importi e të stimulohet që të ketë eksport.

Ministri Fikrim Damka, tha se për këtë program janë ndarë 1.5 milionë euro e që pritet që të gjenerohen 300 vende të reja të punës. Sipas tij, me këto shuma bizneset do të blejnë pajisje të reja me teknologji të re, e të rinjtë do të kenë mundësi që të nisin bizneset e tyre.

“Sot e kemi përfunduar programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar vitin 2023 ku ky program parasheh që të subvencionoj bizneset aktuale edhe Start-Up në Kosovë. Këtë vit e kemi pasur një thirrje pata dy muajve edhe gjitha proceset janë kryer me kohë. Sipas krejt të dhënave që i kemi përfunduar edhe vlerësimit sot i kemi nënshkruar 130 kontrata për të cilën besojmë se do të gjenerojnë përafërsisht 300 vende pune. Përafërsisht do të ndahen 1.5 milionë euro për këtë program. Përfitues janë rinia, gratë dhe bizneset. Besoj që shumë që do të ndajmë sot do të blejnë pajisjet të reja, do të përdorin teknologjinë me të avancuar për të prodhuar në Kosovës. Synime e kemi që të zvogëlojmë importin edhe të stimulojmë që të ketë edhe eksport. Synimi e kemi që të stimulojmë rini që të nisin punën edhe biznesin vetë”, tha ministri.

Continue Reading

Lajmet

Dy persona dyshohet se sulmuan me thikë një burrë në Skenderaj

Published

on

Në Skenderaj, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:20, është raportuar një rast i cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, një burrë kosovar është sulmuar fizikisht dhe me thikë nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

FSK e dyta në garën ushtarake në ShBA, shkëlqen ushtaraku Ismail Ahmeti

Published

on

By

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfaqësuar me sukses Kosovën në “Garën për Luftëtarin më të mirë” e cila u mbajt në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë katër ditëve sa zgjati ky aktivitet, ushtarakët iu nënshtruan sfidave të ndryshme me karakter ushtarak, të cilat vunë në provë të fortë përgatitjen e tyre fizike e mendore, aftësitë taktike si dhe qëndrueshmërinë.

Sukses të veçantë në këtë garë shënoi pjesëtari i FSK-së, OR3 Ismail Ahmeti, i cili arriti të renditet në mesin e finalistëve dhe të sigurojë vendin e dytë, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë garë vendimtare shërben si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e kapaciteteve profesionale, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti nderon në New York vëllezërit Bytyqi: “Koha nuk e zbeh krimin”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët i ka përshkruar si luftëtarë të lirisë nga Batalioni Atlantiku, qytetarë amerikanë dhe dëshmorë të kombit shqiptar.

Kurti ka bërë të ditur se në homazhe ishte së bashku me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se sakrifica e tyre, sipas tij, nderon edhe mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila i qëndroi pranë Kosovës gjatë periudhave më të vështira.

Kurti ka treguar se gjatë takimit, Ilir Bytyqi ka rrëfyer për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin, torturimin dhe vrasjen e tyre.

Sipas Kurtit, trupat e vëllezërve Bytyqi u gjetën më vonë në një varr masiv, ndërsa rasti mbetet një nga çështjet për të cilat, sipas tij, ende nuk është vendosur drejtësi.

“Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin.

Në fund, Kurti ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara