Lajmet

Myslimanët nëpër botë të zemëruar me përdhosjen e Kuranit në Suedi

Disa u përgatitën për demonstrata në rrugë pas lutjeve të mesditës, për të shprehur zemërimin e tyre.

Published

on

Kombet me shumicë myslimane shprehën të premten zemërim pas përdhosjes së një kopjeje të Kuranit në Suedi. Disa u përgatitën për demonstrata në rrugë pas lutjeve të mesditës, për të shprehur zemërimin e tyre.

Në Iran, Irak dhe Liban, protestuesit planifikuan demonstrata pasi policia suedeze lejoi një protestë të enjten, në të cilën një i krishterë irakian që jetonte në Stokholm shkelmonte dhe qëndronte mbi një Kuran, librin e shenjtë të Islamit, jashtë ambasadës së Irakut.

Kryeministri i Irakut Shia al-Sudani ka urdhëruar dëbimin e ambasadorit suedez nga Iraku dhe tërheqjen e të ngarkuarit me punë të Irakut nga Suedia.

Në Iranin fqinj, demonstruesit gjithashtu planifikonin të dilnin në rrugë. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian i ka shkruar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara lidhur me përdhosjen e Kuranit dhe ka thirrur ambasadorin suedez.

“Ne e konsiderojmë qeverinë suedeze përgjegjëse për rezultatin e reagimeve provokuese nga myslimanët e botës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani.

Burri në Stokholm gjithashtu fshiu këmbët e tij me një fotografi të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei gjatë protestës së tij, dhe bëri një veprim të ngjashëm me një foto të klerikut të famshëm shiit irakian, Muqtada al-Sadr.

Grupi militant shiit i Libanit, Hezbollah, gjithashtu bëri thirrje për një demonstratë të premten pasdite.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, përmes një fjalimi të enjten mbrëma u bëri thirrje myslimanëve që të kërkojnë nga qeveritë e tyre të dëbojnë ambasadorët e Suedisë.

“I ftoj vëllezërit dhe motrat në të gjitha lagjet dhe fshatrat që të marrin pjesë në të gjitha xhamitë, të kërkojnë nga shteti që të mbajë një qëndrim ndaj Suedisë”, tha Nasrallah në fjalimin, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit.

Arabia Saudite dhe Katari, thirrën diplomatët suedezë për të dënuar përdhosjen. Ministria e Jashtme e Turqisë gjithashtu e kritikoi veprimin.

Në Pakistan, kryeministri Shehbaz Sharif dënoi ashpër ngjarjet në Suedi. Ai i bëri thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik prej 57 vendesh që të luajë një “rol historik në shprehjen e ndjenjave të myslimanëve dhe ndalimin e këtij demonizimi”.

Të enjten në mëngjes, protestuesit në Bagdad sulmuan ambasadën suedeze për disa orë dhe vunë një zjarr të vogël. Stafi i ambasadës ishte evakuuar një ditë më parë. Pasi protestuesit u larguan nga ambasada, diplomatët e mbyllën atë për vizitorët pa specifikuar se kur do të rihapet.

Kryeministri Sudani tha në një deklaratë se autoritetet irakiane do të ndjekin penalisht ata që janë përgjegjës për ndezjen e zjarrit dhe iu referua një hetimi të “zyrtarëve të pakujdesshëm të sigurisë”.

Muajin e kaluar, një burrë dogji një Kuran jashtë një xhamie në Stokholm gjatë festës kryesore myslimane të Kurban Bajramit, duke shkaktuar zemërim botën islame.

E drejta për të mbajtur protesta të tilla publike mbrohet nga Kushtetuta në Suedi.

Policia suedeze në përgjithësi jep leje bazuar në faktin nëse ajo beson se një tubim publik mund të mbahet pa ndërprerje të mëdha ose rreziqe sigurie.

Për myslimanët, djegia e Kuranit përfaqëson një përdhosje të tekstit të shenjtë të fesë së tyre.

Djegiet e Kuranit në të kaluarën kanë ndezur protesta në të gjithë botën myslimane, disa prej të cilave janë kthyer në protesta të dhunshme.

Në Afganistan, talibanët pezulluan të gjitha aktivitetet e organizatave suedeze në vend.

Një protestë e ngjashme nga një aktivist i ekstremit të djathtë u mbajt jashtë Ambasadës së Turqisë në fillim të këtij viti, duke ndërlikuar përpjekjet e Suedisë për të bindur Turqinë që ta lejojë atë të anëtarësohet në NATO./REL

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara