Lajmet

‘Muzeu i Fëmijërisë së Luftës’

Kosovë: Pritet të hapet “Muzeu i Fëmijërisë së Luftës”.

Published

on

Në Kosovë deri në fund të këtij viti pritet të hapet ‘Muzeu i Fëmijërisë së Luftës’, një projekt i Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut. Në këtë muze pritet të përfshihen rrëfime dhe objekte të të rinjëve që e kanë kaluar një pjesë të fëmijërisë së tyre në luftën e viteve 1998-‘99 në Kosovë.

Ismajl Sherifi nga fshati Verbicë e Zhegocit, në komunën e Gjilanit, nuk i kishte mbushur ende gjashtë vjet kur në Kosovë filloi lufta.

Megjithëse i ri në moshë, ai thotë se ka plot kujtime të asaj periudhe, kur bashkë me familjen e tij u detyruan ta linin shtëpinë në kërkim të një vendi më të sigurt.

Ashtu siç kemi qenë me rroba të lehta, pra rroba të gjumi, zbathur, është një emocion që nganjëherë kur e kujtoj edhe sot më jep trishtim. Si shumë të rinj dhe shumë familje të cilat kanë pësuar një depresion reaktiv ta quaj, sepse ka qenë një moment shumë i hidhur kur e len shtratin, e len shtëpinë, i len lodrat”, thotë ai.

Ismajli kujton se me familjen e tij kishin kaluar një natë në qiell të hapur në një fshat në afërsi, prej nga të nesërmen kishin ecur 45 kilometra deri në qytetin e Ferizajt për t’u strehuar në shtëpinë e një miku të familjes

Aty këtu banorët e fshatrave përreth filluan të na ofronin sandale, çizme, të cilat kanë qenë më të thjeshtat vetëm sa për ta kaluar disi rrugëtimin. Nuk do ta harroj asnjëherë atë moment kur në fshatin Plitkoviq del një banor i fshatit dhe na ofron bukë me djathë. E mbaj mirë në mend atë ushqim ndoshta edhe për shkak të etjes, urisë, lodhjes dhe mërisë të madhe”, rrëfen Ismajli.

Pasi qëndron për një kohë në Ferizaj, familja e Ismajlit vazhdon rrugën për në Maqedoni të Veriut, ku do të qëndrojë për dy muaj e gjysmë. Gjatë qëndrimit atje, marrin vesh se xhaxhai i Ismajlit, atëbotë pjesë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ishte vrarë nga forcat serbe.

Derisa ishim në Maqedoni marrim informacionin se Sherif Sherifi ka rënë dëshmor dhe se për të, përkatësisht kufomën e tij janë kujdesur bashkëvendësit të cilët e kishin marrë dhe e kishin varrosur”, thotë ai.

Rivarrimin e xhaxhait, Ismajli thotë se e kanë kryer si familje pasi u kthyen në Kosovë…

Me hyrjen e trupave të forcave të NATO-s ne kthehemi në Kosovë, mirëpo kthehemi në gjendjen që ishim kur u shpërngulëm pasi që shtëpia ishte djegur tërësisht dhe nuk kishim se ku të strehohemi”, thotë ai.

Rrëfimi i Ismajlit, sot 27 vjeç, jurist i diplomuar, do të jetë pjesë e “Muzeut të Fëmijërisë së Luftës”, një projekt i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, i cili pritet të realizohet deri në fund të këtij viti.

Përmes këtij muzeu ne synojmë t’i ekspozojmë për publikun e Kosovës dhe më gjerë storjet, përjetimet, rrëfimet e fëmijëve gjatë luftës. Pra fëmijë të cilët e kanë përjetuar luftën dhe që tash janë në një moshë më të rritur. Kjo do të bëhet përmes audio incizimeve, objekteve të ndryshme që ne jemi duke i mbledhur në teren nga kushdo që është i interesuar të kontribuojë në krijimin e këtij muzeu”, thotë Marigona Shabiu nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, në një bisedë me Zërin e Amerikës.

Ajo thotë se synimi i këtij muzeu është kujtesa mbi të kaluarën e vendit si rrugë për të pasur paqe e siguri të qëndrueshme në të ardhmen.

Pa e kuptuar çfarë ka ndodhur, arsyet përse ka ardhur deri konflikti, cfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, gjithë ato masat opresive të cilat janë ndërmarrë nga regjimi i Millosheviqit ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë viteve të ’90-a e që kanë çuar mandej në shpërthimin e luftës, pra krejt këto elemente ne provojmë që t’i plasojmë te të rinjtë në mënyrë që t’u japim informacion për viktimat, të mbijetuarit, masakrat e kështu me radhë, në mënyrë që këto krime të mos përsëriten”, thotë ajo.

Në Kosovë sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës janë vrarë 1 mijë e 133 fëmijë. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e rreth 100 prej tyre.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri në ora 07:11 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave.

Ndërkohë të hënën, komisioni kishte bërë të ditur se ky proces ishte përmbyllur plotësisht në 25 komuna.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Deçan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për dhunim në Deçan.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast organet e rendit kanë njoftuar edhe dje (e hënë), shkruan KosovaPress.

Rasti ka ndodhur më 25 janar rreth orës 00:01, ndërsa në raportion e Policië të datës 25 janar thuhej se “rasti ishte nën hetime.”

Continue Reading

Lajmet

Arrestime e bastisje për keqpërdorim detyre në Prizren

Published

on

By

Në rajonin e Prizrenit, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në shtëpi e banesa të tre të dyshuarve, si dhe në një ndërmarrje publike e një biznes privat, në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar dokumente/kontrata, një armë e gjatë me karikator me 20 fishekë, dy laptopë, para dhe dëshmi të tjera.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

UBT pjesë e Konferencës së Turizmit dhe Mikpritjes: theks mbi zhvillimin ekonomik dhe trashëgiminë kulturore

Published

on

By

Përfaqësues të Fakultetit të Turizmit në UBT, Prof. Dr. Kushtrim Dreshaj dhe Prof. Fatmire (Shala) Dreshaj, morën pjesë në Konferencën e Turizmit dhe Mikpritjes, e organizuar nga EDUCO – Kontur III në Prizren.

Në kuadër të kësaj konference, Prof. Dr. Kushtrim Dreshaj prezantoi punimin shkencor me temën “Roli i Turizmit të Qëndrueshëm dhe Eko-Turizmit në zhvillimin ekonomik”, në bashkëautorësi me Prof. Fatmire (Shala) Dreshaj. Prezantimi vuri theksin në rëndësinë e turizmit të qëndrueshëm dhe eko-turizmit si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik, ruajtjen e mjedisit dhe avancimin e mirëqenies së komuniteteve lokale.

Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërmjet profesionistëve, studiuesve dhe akterëve të fushës së turizmit dhe mikpritjes, duke nxitur dialogun mbi zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori në Kosovë dhe rajon.

Përveç prezantimeve akademike, pjesë e konferencës ishte edhe promovimi i trashëgimisë kulturore, ku u prezantuan veshjet tradicionale nga rajoni i Prizrenit, duke përfshirë:

  • zanatin e filigranit,
  • grimin tradicional të nuses nga Zhupa,
  • veshjet tradicionale nga rajoni i Zhupës dhe Hasit.

Këto prezantime theksuan lidhjen e fortë ndërmjet turizmit, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke e bërë trashëgiminë kulturore një element të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Continue Reading

Të kërkuara