Lajmet

Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Gjendja në veri është e qetë

Këtë garanci anëtarët e komisionit e kanë marrë nga kreu i AKI-së, Petrit Ajeti.

Published

on

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimet Musliu, ka thënë se gjendja në veri për momentin është e qetë.

Këtë garanci anëtarët e komisionit e kanë marrë nga kreu i AKI-së, Petrit Ajeti, pasi ky i fundit raportoi në Komision për gjendjen e sigurisë në këtë pjesë të vendit.

Por, Musliu tha se mundësi e përshkallëzimit të situatës ekziston dhe se institucionet duhet të jenë të vëmendshme.

“Sot e kishim në raportim rreth gjendjes së krijuar në veriun e Kosovës drejtorin e agjencisë për inteligjencë të Kosovës, Petrit Ajeti, me të cilin diskutuam gjer e gjatë dhe u informuam për gjendjen në veri. Sa i përket gjendjes së sigurisë mund të konstatojmë se gjendja e sigurisë është e qetë por gjithmonë me mundësi të përshkallëzimit. Prandaj institucionet e sigurisë së vendit janë në krye të detyrës dhe janë të gatshëm për çdo provokim të mundshëm. Sot më shumë se kurrë duhet bashkërendim të institucioneve të vendit. Bashkëpunim më i madh i qytetarëve të Kosovës me institucione të sigurisë dhe apel për mediet për qytetarët që ti shmangeni dezinformatave të cilat dalin nga mediet serbe sepse na rastis të biem pre e lajmeve të rreme”, tha Musliu.

“Si Komision jemi unik në qëndrimet tona dhe i ofruam mbështetjen tonë drejtorit të AKI-së në situatën e krijuar në vend. Ne do të jemi të kujdesshëm të mos i lëndojmë proceset që janë duke u zhvilluar atje. Tani më shqetësimet i kemi të njëjta nga tereni por gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e qetë por të jemi vigjilentë për të mos provokuar situatën. Stacionet policore janë të boshatisura mirëpo policia e Kosovës është në krye të detyrës dhe po kujdeset për ruajtjen e rendit atje”, shtoi ajo./EO

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Të kërkuara