Lajmet

Musliu: Grupi i Radoiçiqit planifikon sulme në Kosovë, gjendja e sigurisë në veri është e qëndrueshme

Published

on

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, pas raportimit të kryeshefit të AKI-së, Petrit Ajeti, ka deklaruar se grupi paramilitar i terroristit i Milan Radoiçiqit është duke vazhduar ushtrime në disa lokacione të ndryshme dhe se vazhdimisht janë duke planifikuar mundësi për sulme në Kosovë. Ajo këto deklarata i bëri në një konferencë për media pas raportimit të Ajetit në Komision, ku shtoi se gjendja e sigurisë në veri është e qëndrueshme ndërsa ajo e përgjithshme “stabile”.

“Pas këtij takimi gjendja e sigurisë në Kosovë në përgjithësi është stabile, situata në katër komunat është e qëndrueshme dhe pse ndërhyrjet dhe përpjekjet e Serbisë për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë janë të vazhdueshme. Kërcënimi nga Serbia dhe organizata paramilitare dhe terroriste anëtarë te të cilave po strehohen dhe trajnohen në Serbi vlerësohet si shumë i lartë, bazuar në të dhënat inteligjente grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e Novi Pazarit, Kopavnikut dhe të Kralevës”.

“Grupi i parlamentarëve terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiqit vazhdon të jetë i strukturuar ka mjete të mjaftueshme financiare, ka armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtar në vazhdimësi janë duke planifikuar diskutuar mundësitë për sulme udhëheqësi i grupit Milan Radoiçiqit vazhdon bashkëpunimin e afërt me strukturat e sigurisë së Serbisë me zyrtar të lartë shtetëror si dhe është duke mbajtur kontakte me disa grupe organizata radikale e kriminale e rajonale. Ushtria serbe ka rritur numrin e patrullave dhe dronëve në zonën përreth kufirit në veriun e Kosovës sidomos nga Zubin Potoku deri në Leposaviq rritja e kapaciteteve ushtarake të Serbisë, përqendrimi i forcave serbe afër Kufirit me Kosovën si dhe stërvitjet ushtarake të anëtarëve të formacioneve terroriste janë tregues se Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës”, ka thënë ajo.

Musliu theksoi se kërcënimet nga Serbia për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë vlerësohet të jetë i lartë dhe në forma të ndryshme qoftë ato shtetërore apo jo shtetërore.

“Shërbimet sekrete serbe vazhdojnë të kenë si qëllim cenimin e sigurisë së Kosovës përmes mekanizmave shtetëror dhe jo shtetëror së fundmi janë rritur aktivitetet hibride që kanë për synim polarizimin e shoqërisë për hapjen e lajmeve të rreme dhe inskenim të incidenteve. Avancimi i projektit nacionalist-Serb Bota Serbe vlerësohet se do ketë ndikim në sigurinë rajonale. Kuvendi i mbajtur e 8 qershor të vitit 2024 në Serbi i cili u mbështet nga Rusia, shpërfaqi tendencat dhe stabilizimin i cili u mbështet nga Rusia shpërfaqi tendencat dhe stabilizuese për rajonin me qëllim të arritjes së objektivave të caktuara që ndërlidhen me pretendime territoriale të Serbisë ndaj fqinjëve dhe prolongimin e proceseve integruese sipas interesave të Rusisë”, ka thënë ajo.

Botë

8-vjeçarja nga Luiziana humb jetën nga “ameba trungrënëse” pas notit në liqen

Published

on

Një vajzë 8-vjeçare nga Luiziana, Lillian Smart, ka humbur jetën pasi u infektua me Naegleria fowleri, një amebë e rrallë e njohur si “ameba trungrënëse”.

Sipas familjes, Lillian nga Ruston ndërroi jetë pak pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të tetë, ndërsa dëmtimet në trurin e saj ishin shumë të rënda.

Departamenti i Shëndetësisë i Luizianës kishte njoftuar më herët për një rast të dyshuar të infektimit me këtë amebë te një banor i zonës, pas notit në liqenin Claiborne, rreth 48 kilometra në veriperëndim të Ruston. Dyshohet se edhe infektimi i vajzës ka ndodhur gjatë notit në ujë të ëmbël.

Naegleria fowleri gjendet zakonisht në ujëra të ëmbla dhe të ngrohta. Infeksioni mund të ndodhë kur uji i kontaminuar hyn përmes hundës dhe arrin në tru.

Autoritetet theksojnë se ameba nuk shkakton infeksion kur uji gëlltitet dhe nuk transmetohet nga personi në person.

Departamenti i Shëndetësisë e ka cilësuar infeksionin si “jashtëzakonisht të rrallë, por pothuajse gjithmonë fatal”.

Në Shtetet e Bashkuara janë raportuar vetëm 180 raste të konfirmuara të infeksionit me Naegleria fowleri nga viti 1937 deri në vitin 2025./A.K/

Continue Reading

Vendi

Juridiku në UBT: Rrugëtimi ideal drejt një karriere të suksesshme në drejtësi

Published

on

By

Fusha e drejtësisë kërkon dije, integritet dhe aftësi për të parë përtej një rregulli, për të kuptuar një çështje dhe për të ndërtuar argumentin e duhur. Në një shoqëri ku ligji është pjesë e çdo fushe të jetës, nevoja për profesionistë të përgatitur juridikisht është gjithnjë më e madhe. Pikërisht për këtë, UBT ofron Programin Bachelor në Juridik si një rrugëtim akademik dhe profesional që i pajis studentët jo vetëm me njohuri të thelluara juridike, por edhe me aftësitë praktike të nevojshme për t’i zbatuar ato në realitet.

Programi Bachelor në Juridik në UBT ofrohet në Prishtinë dhe në Kampusin e UBT-së në Prizren, duke u krijuar studentëve mundësinë të ndjekin studimet në një mjedis modern dhe të orientuar drejt zhvillimit profesional. Programi synon të ofrojë cilësinë më të lartë të edukimit juridik dhe të përgatisë studentë të aftë për të përballuar kërkesat e profesionit, për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe për të luajtur një rol aktiv në zhvillimin e shoqërisë.

Gjatë studimeve, studentët ndërtojnë njohuri të qëndrueshme në fushat kryesore të së drejtës, duke përfshirë të drejtën civile, penale, administrative, tregtare dhe kushtetuese, si dhe dimensionet e së drejtës ndërkombëtare. Ata mësojnë të analizojnë legjislacionin, të interpretojnë normat juridike dhe të kuptojnë mënyrën se si parimet dhe rregullat juridike zbatohen në raste konkrete.

Por një jurist i mirë nuk mjaftohet vetëm me njohjen e ligjit. Për këtë arsye, programi i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të mendimit kritik, aftësive analitike, komunikimit profesional dhe argumentimit juridik. Studentët mësojnë të analizojnë çështje të ndryshme ligjore, të hartojnë dokumente juridike dhe të ndërtojnë argumente të strukturuara, duke përdorur edhe metodën IRAC – Çështja, Rregulla, Analiza dhe Përfundimi. Kjo qasje i ndihmon ata të zhvillojnë një mënyrë sistematike të të menduarit dhe të zgjidhjes së problemeve juridike.

Programi i nxit studentët edhe në fushën e hulumtimit dhe analizës juridike. Ata angazhohen në projekte që kërkojnë mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e legjislacionit të Kosovës, vendimeve gjyqësore dhe çështjeve të së drejtës kombëtare e ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, studentët zhvillojnë aftësinë për të hulumtuar në mënyrë të pavarur, për të vlerësuar burimet juridike dhe për të ndërtuar përfundime të bazuara në argumente profesionale.

Përveç njohurive individuale, rëndësi i kushtohet edhe aftësisë për të bashkëpunuar dhe komunikuar në mënyrë profesionale. Studentët përgatiten për punë ekipore dhe bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, policinë, prokuroritë, gjykatat, organizatat joqeveritare dhe sektorin privat. Kjo i pajis ata me kompetenca që janë të rëndësishme jo vetëm për profesionin juridik, por për çdo mjedis profesional ku kërkohet përgjegjësi, analizë dhe vendimmarrje.

Me përfundimin e studimeve, të diplomuarit synohet të jenë të përgatitur për të vazhduar rrugëtimin e tyre profesional dhe akademik në fusha të ndryshme të drejtësisë. Ata fitojnë një bazë të fortë për zhvillimin e mëtejshëm në profesionet juridike, në institucione publike, organizata, sektorin privat dhe fusha të tjera ku kërkohen njohuri dhe kompetenca juridike.

Juridiku në UBT është një përvojë që ndërthur dijen, praktikën, kërkimin dhe zhvillimin personal. Është vendi ku studenti mëson jo vetëm çfarë thotë ligji, por edhe si ta analizojë, ta interpretojë dhe ta përdorë atë me përgjegjësi. Në Prishtinë dhe Prizren, UBT u hap rrugën të rinjve që duan ta shndërrojnë interesimin për drejtësinë në një profesion dhe një karrierë me ndikim.

 

Continue Reading

Vendi

UBT, lider i institucioneve akademike në rajon në ndikimin e qëndrueshmërisë

Published

on

By

UBT ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në Times Higher Education (THE) Impact Rankings 2026, duke u renditur si institucioni më i lartë në mesin e institucioneve akademike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të përfshira në këtë krahasim rajonal.

UBT: 801–1000 në nivel global

Pozicioni i përgjithshëm i UBT-së në renditjen globale është përmirësuar krahasuar me vitet e mëparshme, duke kaluar nga grupi 1001–1500 në vitet 2024 dhe 2025, në grupin 801–1000 në vitin 2026. Ky progres dëshmon për forcimin e profilit ndërkombëtar të UBT-së në fushën e qëndrueshmërisë dhe rritjen e ndikimit të tij në nivel rajonal.

Performanca më e fuqishme e UBT-së në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm është veçanërisht e dukshme në:

  • SDG 7 – Affordable and Clean Energy: 50.6–55.3
  • SDG 2 – Zero Hunger: 54.4–62.7
  • SDG 1 – No Poverty: 56.4–62.7

UBT ka shënuar gjithashtu rritje të dukshme në disa nga SDG-të krahasuar me vitet e mëparshme, me progres të veçantë në reduktimin e varfërisë, shëndetin dhe mirëqenien, barazinë gjinore, ujin e pastër, energjinë e pastër dhe punën e denjë.

Me një pikëzim të përgjithshëm në THE Impact prej 53.7–60.6, UBT qëndron në krye të institucioneve të përfaqësuara nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ky rezultat shkon përtej një pozicioni në renditje. Ai pasqyron ndikimin në rritje të kërkimit shkencor, edukimit, politikave institucionale, angazhimit me komunitetin dhe përkushtimit të UBT-së ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik

Published

on

Një punëtor ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punimeve në një objekt banesor në ndërtim në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, aksidenti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 10:30. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë atyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, Inspektorati i Punës, eksperti i sigurisë në vendin e punës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtoria e Inspektimit e Komunës së Prishtinës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë një person me inicialet Xh.Sh., nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Në vendin e ngjarjes janë intervistuar edhe dëshmitarë okularë, ndërsa po vazhdon grumbullimi dhe administrimi i provave për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Prokurori i çështjes pritet të shqyrtojë, brenda afatit ligjor, mundësinë e kërkimit të ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara