Sport

‘Muri i verdhë’ gati para Championsit, Barçën e pret ‘ferri’ në Dortmund

Published

on

Borusia Dortmund ka arritur për herë të dytë radhazi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe do të përballet me Barcelonën në një sfidë që premton shumë emocion. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Spanjë më 9 prill, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin legjendar të Dortmundit, Signal Iduna Park, më 15 prill.

Tifozët e Dortmundit, të njohur për pasionin dhe entuziazmin e tyre, janë tashmë në pritje të kësaj sfide të madhe. Siç raportohet nga Marca, kërkesa për bileta ka qenë jashtëzakonisht e lartë, duke tejkaluar kapacitetin e stadiumit që arrin në 81.365 vendet. Kërkesat për bileta kanë arritur deri në 300 mijë, duke dëshmuar se tifozët e Dortmundit janë të etur për këtë takim historik.

“Signal Iduna Park” është i njohur për atmosferën e tij elektrizuese dhe tifozët e quajnë atë “Muri i Verdhe”. Ata kanë një reputacion të jashtëzakonshëm për të mbështetur skuadrën e tyre me një entuziazëm që shpesh e kthen stadiumin në një “ferr” për kundërshtarët. Barcelona, me talente të mëdhenj si Hansi Flick dhe Lamine Yamal, do të hasin një atmosferë të nxehtë dhe të pasionuar, pasi tifozët e Dortmundit do të bëhen lojtari i dymbëdhjetë në fushë, duke krijuar një sfidë të vështirë për katalanasit.

Kjo përballje është padyshim një nga ato që nuk mund të humbet, dhe tifozët po presin me padurim për të parë se si do të zhvillohet ky duell i fortë për një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Prishtina në ritmin e 3×3

Published

on

By

Kryeqyteti i Kosovës ka qenë dje në qendër të vëmendjes me një aktivitet të veçantë të basketbollit 3×3, ku u zhvilluan ndeshje 1 kundër 1, të organizuara nga Fis Juniku dhe 3×3 Prishtina.

Përveç përballjeve sportive, aktiviteti solli edhe atmosferë festive, me aktivitete të ndryshme dhe performanca nga këngëtarë, duke e kthyer ngjarjen në një spektakël për të gjithë të pranishmit.

Interesimi i madh u përqendrua te gara 1 kundër 1, ku basketbollistët patën mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre individuale. Për fituesin ishte rezervuar edhe një shpërblim prej 1,500 eurosh.

Por aktiviteti i djeshëm është vetëm një tjetër dëshmi e zhvillimit të basketbollit 3×3 në Kosovë. 3×3 Prishtina ka përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në FIBA 3×3 World Tour Challenger, një prej platformave të rëndësishme të basketbollit 3×3 në botë.

Organizimi i ngjarjeve të tilla në Prishtinë është një lajm i mirë për sportin kosovar. Fakti që gara të nivelit të lartë po zhvillohen në kryeqytet dhe ekipet nga Kosova më pas po përfaqësojnë vendin në garat ndërkombëtare, tregon potencialin që ka basketbolli 3×3 në Kosovë.

Me organizime të tilla, Prishtina po synon të krijojë një traditë të re sportive dhe ta afrojë edhe më shumë basketbollin 3×3 me publikun kosovar dhe skenën ndërkombëtare.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, Kosovën e çon në medaljen e pestë

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë garë.

Fazliu arriti deri në finale, ku u përball me italianen Carlotta Avanzato, por u mposht në duelin për medaljen e artë dhe u desh të kënaqej me të argjendtën.

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në xhudo dhe e pesta në total për vendin tonë.

Continue Reading

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara