Lajmet

Murati tregon ndryshimet për skemat pensionale dhe sociale, kritikohet nga opozita për reformat

Murati tha se janë duke punuar me Bankën Botërore në njësinë e pilotimit dhe në ligjin për skemën sociale.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, strategjinë për skemat sociale dhe pensionale si dhe planet për këtë fushë. Por kritika për këtë dhanë partitë opozitare. Murati tha se janë duke punuar me Bankën Botërore në njësinë e pilotimit dhe në ligjin për skemën sociale, e që sipas tij është drejt përfundimit.

Sa i përket skemave pensionale, Murati tha se Ministria synon që këtë vit të adresojë çështjen e skemave pensionale të moshës, që ka të bëjë me pensionet bazike dhe të kontributeve.

“Në Kuvend është ratifikuar marrëveshja me Bankën Botërore dhe në këtë aspekt ne kemi filluar punën. Megjithëse, një vit e gjysmë vonesë nga nënshkrimi, jemi falënderues për mbështetjen e asaj marrëveshjeje. Tani kur jemi në këtë fazë, është bërë njësia implementuese e projektit dhe është duke u punuar, pra është përzgjedhur koordinatori dhe stafi tjetër esencial dhe jemi duke punuar në bashkëpunim me Bankën Botërore për pilotimin.”, tha Murati.

Me këtë rast, Murati tha se përmes ligjit në të cilin janë duke punuar, do të hiqen kriteret diskriminuese që kanë qenë deri tani.

Ligji është drejt finalizimit për skemat apo mbështetjen sociale, dhe do ta kemi shumë shpejt para jush. Ligji parasheh heqjen e kritereve diskriminuese siç kanë qenë në kategori, ose me ligjin ekzistues janë dy kategori. Njëra është që vetëm familjet që kanë fëmijë nën moshën pesëvjeçare mund të përfitojnë, është si kriter diskriminues. Kurse kriteri tjetër është se nëse nuk plotësojnë kriterin e një fëmijë nën moshën pesëvjeçare i bie që askush nga familjet mos të jetë i aftë për punë”, tha ai.

Kritika për punën e bërë deri tani në skemat sociale dhe pensionale pati deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Keni premtuar ristrukturimin e skemave social dhe pensionale për të ulur varfërinë, por ky projektligj për skemat sociale dhe pensionale prej vitit 2021 vazhdon të bartet në çdo program legjislativ të qeverisë. Me ligjin për pagën minimale keni diskriminuar, veteranet, pensionistët e Trepçës, paraplegjikët, të verbëritë dhe tetraplegjikët, si do ta evitoni këtë pabarazi dhe diskriminim ndaj këtyre kategorive, a mund këto kategori të udhëheqjeve familjen me 170 euro, pasi me këtë shumë nuk ju dalin të blejnë barna për vete”, theksoi ai.

Mostrajtim adekuat të skemave pensionale tha se ka pasur edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

E keni shndërruarr këtë në një sektor të shpërndarjes së parasë publike, njëfarë lëmoshe për gjithë këto kategori. Nga paaftësia për të shpenzuar buxhetin në projekte kapitale, ju i falet nga 100 euro për disa kategori, pa selektim të qytetarëve në nevojë”, shtoi ai.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj kërkoi bashkërendim të veprimeve sa i përket skemave sociale

Sa pensionistë kanë fituar me reformën që e keni bërë në skemat pensionale?. Unë kam informata se plotë prej tyre kanë mbetur jashtë për arsye të ndryshme. Janë në pyetje disa udhëzime administrative që keni premtuar se do të ndërrohen por nuk është bërë.”, shtoi ai.

Ministri Murati duke ju përgjigjur kritikave të opozitës, tha se një pjesë e madhe e premtimeve janë duke i realizuar, por që sipas tij të gjitha nuk mund të realizohen në vitin e parë.

Reformë të skemave sociale kërkuan edhe deputetë të mazhorancës.

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara