

Lajmet
Murati: Shpresojmë që sot do të konstituohet Kuvendi
Published
6 hours agoon
By
UBTNewsDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se shpreson që sot do të ketë reflektim të partitive politike dhe të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive, Murati u pyet se a ka pasur diskutime gjatë 48 orëve, për çka ai tha se “tentativat kanë qenë publike dhe transparente”.
“Ju i keni parë të gjitha tentativat tona, kanë qenë edhe publike dhe transparente. Janë bërë edhe në media janë paraqit, që ne kemi tentuar që të gjejmë forma dhe mënyra të bashkëpunimit. Kemi ftuar partitë politike për të diskutuar për konstituim të kuvendit, jo vetëm pozitën e kryetarit por edhe të nënkryetarëve, sepse edhe ato duhet të votohen me 61 vota. Kemi parë që nuk ka fort mirëkuptim, sepse ka parti që ose insistojnë në ndryshim të kandidatëve, por jo duke dhënë ndonjë informatë ose arsye konkrete se pse duhet të bëhet kjo. Apo kemi parë raste siç është LDK, apo partitë tjera që refuzojnë fare të marrin pjesë në takime, qoftë në votime. Shpresojmë që sot do të ketë reflektim në mënyrë që të ecet tutje dhe të konstituohet kuvendi”, u shpreh ai.mënyrë që të ecet tutje dhe të konstituohet kuvendi”, u shpreh ai.
Lajmet
Abdixhiku: Asnjë lëvizje e Kurtit nga dëshirat partiake, ky takim nuk ka kurrfarë kuptimi
Published
60 minutes agoon
May 15, 2025By
UBTnews
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është habitur nga deklarata e kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit, ku ky i fundit ka thënë se situata aktuale politike në vend “nuk ka urgjencë”.
Abdixhiku theksoi se asnjë propozim, asnjë lëvizje nga dëshirat e tij partiake, sipas tij, ky takim nuk ka pasur asnjë kuptim.
“Nuk ka ndodhur ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik. Është për keqardhje. Në këtë takim kam elaboruar idenë e një qeverie të unitetit për një periudhë të shkurtër. Jam i lumtur që pati konsideratë nga dy parti. Është mirë që sa më parë presidentja ta dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese”, tha Abdixhiku.
“Asnjë propozim, asnjë lëvizje nga dëshirat e tij partiake. Si i tillë, ky takim nuk ka kurrfarë kuptimi. Ajo që më habit është fakti që na tha se nuk ka asnjë urgjencë – pritja është më shumë mediatike sesa për popullin”, përfundoi ai.
Lajmet
Samiti i Komunitetit Politik në Tiranë, Starmer: Evropa është e bashkuar, e fortë dhe e sigurt
Published
2 hours agoon
May 15, 2025By
UBTnews
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, gjatë konferencës me homologun e tij shqiptar, Edi Rama tha se është privilegj për të të jetë në Tiranë.
Lidhur me Samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Shqipëri, Starmer tha se përmes tij po përçohet mesazh i qartë, se Evropa është e bashkuar, dhe se janë të fortë e të sigurt.
“Në këtë moment kritik, ne po përçojmë mesazh shumë të qartë, që Evropa është e bashkuar, jemi të fortë, jemi të sigurt brenda shtëpive tona, po vendosim paratë aty ku duhen edhe në xhepat e qytetarëve tanë, dh epo thellojmë partneritetet tona. Ishte privilegj për mua që isha këtu”, tha Starmer.
Lajmet
Osmani takon partitë parlamentare në përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin në Kuvend
Published
2 hours agoon
May 15, 2025By
UBTnews
Presidentja Vjosa Osmani i ka nisur të enjten takimet me shefat e partive parlamentare, në përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin politike, pas dështimeve të njëpasnjëshme të deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
Në takim – që i cili nisi pak pas orës 13:00 në zyrën e presidentes – po marrin pjesë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pas takimit me shefat e partive shqiptare, Osmani do të zhvillojë bisedime me pakicat në orën 15:00.
Takimi vjen në ditën kur deputetët nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e gjashtëmbëdhjetë – pikërisht një muaj pasi filluan përpjekjet – për shkak të ndarjeve politike. Konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për të hapur rrugë për formimin e Qeverisë së re.
Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit.
Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si një “figurë përçarëse”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.
Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.
Për krijimin e institucioneve të reja nevojitet arritja e ndonjë marrëveshjeje politike, duke parë se asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme.
Vetëvendosje i ftoi 48 ulëse, PDK 24, LDK 20, koalicioni AKK-NISMA 8, Lista Serbe 9, Partia për Drejtësi dhe Mbijetesë 1 dhe pakicat joserbe 10.
Osmani paralajmëroi të martën se mund të ketë një sërë takimesh mes saj dhe partive politike, varësisht se si shkojnë bisedimet të enjten.
Ajo tha se moskonstituimi i Kuvendit e rrezikon “pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve që është edhe arsyeja pse i kam ftuar liderët që të diskutojmë rrugën përpara”.
“Si institucion i Presidencës jemi në zbatim të detyrave kushtetuese, sepse, siç e dini, neni 84 përcakton që presidentja e vendit ka për detyrë të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve”, tha ajo.
Ndërkohë, Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin Joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se “në krizën aktuale, e vetmja rrugëdalje është angazhimi i fuqishëm i Perëndimit, pra i Evropës.”
“Sidoqoftë, ndryshe nga të gjitha krizat e mëparshme që nga viti 2010, ky angazhim mungon, sepse politika perëndimore, ajo e BE-së ndaj Kosovës, ndodhet në një fazë kalimtare të një vakumi strategjik pas rrënimit të plotë të dialogut politik dhe mungesës së udhëheqjes nga kryeqytetet e shteteve anëtare më të rëndësishme. Për këtë arsye, më duket se kjo krizë politike dhe institucionale është më e thella që nga shpallja e pavarësisë”, tha ai.
Sipas tij, kriza aktuale institucionale në Kosovë është, nga njëra anë, rezultat i përshkallëzimit të marrëdhënieve mes partisë në pushtet në largim, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe partive opozitare – për të cilën, krahas Qeverisë Kurti, “përgjegjësi të madhe mbajnë edhe bartësit e dialogut politik gjatë katër viteve të fundit, pra nisma franko-gjermane dhe veçanërisht Gjermania; dhe nga ana tjetër, kjo krizë rrjedh nga karakteri i papërfunduar i rendit politik, institucional e kushtetues të Republikës së Kosovës – për të cilin përgjegjës janë të gjithë aktorët: elitat politike vendore dhe aktorët perëndimorë që në vitet 2007-2008 ishin të përfshirë në procesin kushtetues”.
“Kjo papërfundueshmëri e sistemit politik e institucional del në pah sa herë që vendi përballet me kriza të rregullta politike”, vlerësoi ai.
Në prag të takimit të së enjtes, Osmani u takua me të ngarkuarën me punë të Ambasadës e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati
Presidenca tha në një njoftim për media se ky ishte takim i rregullt mes tyre dhe se në të u diskutua për “rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje”./REL/
Lajmet
Peci: Emri i Haxhiut nuk është problemi, po bëhen përpjekje për zhbllokimin e ngërçit
Published
5 hours agoon
May 15, 2025By
UBTNews
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci, ka deklaruar se partia në pushtet po bën përpjekje të vazhdueshme për të zhbllokuar ngërçin politik.
Ai theksoi se problemi nuk është emri i Albulena Haxhiut, duke shtuar se LVV është angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për të përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese.
“Ne si grup parlamentar vazhdimisht po punojmë për të zhbllokuar këtë situatë. Jemi të angazhuar duke marrë pjesë në çdo seancë dhe duke kontribuar në procesin e votimit. Është e rëndësishme të sqarohet se përkundër spekulimeve të shumta për ndërrimin e emrit të kandidates për kryeparlamentare, ne nuk kemi arritur ende deri tek propozimi i një emri tjetër. Kërkojmë një proces të votimit të fshehtë. Emri i Haxhiut nuk është problemi, dhe po bëhet një padrejtësi ndaj saj pa nevojë,” tha Peci.
Ai gjithashtu foli për takimet që janë mbajtur me presidenten Vjosa Osmani, duke shpresuar që të dalin me propozime që mund të përbëjnë një rrugëzgjidhje për situatën aktuale. Sipas Pecit, shumë nga propozimet janë tashmë të njohura, por ai mbetet optimist se një marrëveshje mund të arrihet.

Doli nga shtypi libri “Modaliteti në gjuhësi” – Një kontribut i ri shkencor i Vjosa Hamitit në fushën e gjuhësisë shqiptare

Gabimi më i madh që bëni kur pastroni dhëmbët

Profesori Dr. Gregor Schmitz nga Universiteti i Konstanz-it dhe Drejtor i Qendrës Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor viziton UBT-në

UBT forcon arsimin juridik me vizita studimore në institucione të drejtësisë – Studentët e Juridikut vizitojnë Gjykatën Themelore në Prizren

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT vizitojnë Panairin Ndërkombëtar EXPOKOS në Prishtinë

Abdixhiku: Asnjë lëvizje e Kurtit nga dëshirat partiake, ky takim nuk ka kurrfarë kuptimi

Katy Perry: Kam dëgjuar se jam personi më i urryer në internet, kjo nuk është e vërtetë

Kosova përgatitet për garën ndërkombëtare të robotikës në Panama

Studentët e UBT-së diskutojnë për reformën në drejtësi dhe krimin e organizuar me Ambasadorin e Finlandës
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet1 month ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim