Lajmet

Murati përplaset me opozitën: E patët sjellë qytetarin në gjendje ta shiste votën për 20€

Përplasje pozitë-opozitë.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në seancën e sotme në Kuvend është përplasur me opozitën, duke thënë se në kohën e pushteteve të kaluara qytetarët e vendit detyroheshin të shisnin vota për 20 euro.

Ministri Murati ka thënë po ashtu se nuk e kupton se si opozita po shkon aq larg sa të dëshirojë që Kosova të zbrazet. Duke iu përgjigjur opozitës, Murati ka folur edhe për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë dhe për mbështetjen e qeverisë për fëmijët, pensionistët dhe studentët.

“Mos pretendoni se ne kemi bllokuar atë rrugë, ne e kemi zhbllokuar. Diçka që ka qenë e bllokuar për 15 vjet po zhbllokohet tash. Ka pasur probleme me shpronësime, dallavere me kontrata. Ka pas edhe keq menaxhim e keq planifikim në projekte… Normalisht ka shumë punë për t’u bërë, ende nuk e kemi mbërri as gjysmën e mandatit. Dhe kemi arritur që të zgjidhim shumë probleme që na I keni lënë ju… Vetëm me krahasua, ka qenë një situatë në të kaluarën vota është blerë për 20 euro. Në atë gjendje e patët sjellë qytetarinë Kosovës ju. Kurse, tash 20 euro i marrin çdo muaj shtesa për fëmijët, e krejt çfarë është me bërë ka qenë aplikimi online. Kështu 330 mijë fëmijë marrin shtesa çdo muaj. Janë po ashtu edhe shtesat për lehona, për pensionistët studentët”, tha Murati.

Ndërsa për heqjen dorë nga shtetësia, ministri Murati tha se kjo ka të bëjë kryesisht me persona të cilët migrojnë në shtetin e Gjermanisë.

“E kuptoj se si opozitë mund të shkoni edhe aq larg sa që të dëshironi që të zbrazet Kosova, vetëm e vetëm që kjo ti faturohet kësaj qeverie. Mirëpo trendë tregojnë diçka tjetër. Pra, ju lus që sa herë të flisni me statistika të merrni statistikat për një periudhë më të gjatë kohore. Çështja e heqjes dorë nga shtetësia ka të bëjë kryesisht me persona të cilët migrojnë në shtetin gjerman, sepse nuk lejohet dy shtetësi…Me gjithë këto kriza jemi vendi që kemi dalë më së miri në rajon. Po, ka pasur edhe rritje të çmimeve dhe inflacion, mirëpo edhe aty jemi vendi që përjashto Shqipërinë, të gjitha shtetet tjera në rajon e kanë nivelin e inflacionit më të lartë. Si shtet, si Qeveri kemi marrë të gjitha masat e mundshme që kanë qenë në dorën e qeverisë… Si ekzekutiv kemi arritur që buxhetin e Kosovës ta çojmë në shifrën 3.2 miliardë euro”, theksoi Murati.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i është drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Murati se me fjalimin e tij dëshmoi se janë kot.

Deputetja Musliu u shpreh se “pallavrave të kësaj qeverie më nuk iu beson qytetari”.

“Ministër edhe njëherë sapo e dëshmove se ju jeni kot ju se keni idenë se si qeveriste ju të vetmen gjë që e keni bërë në parandalimin e ikjes së qytetarëve nga Kosova është që i keni penalizuar duke mos i pajisur me pasaporta. Thjesht, ju u keni ndal qytetarëve të Kosovës të drejtën bazike me u pajisur me pasaporta vetëm për ta ndal fluksin e ikjeve nga Kosova të njerëzve të trishtuar nga qeverisja juaj. Ju nuk dini me ruajtur asgjë, krejt çka dini me ruajtur në këtë vend është Martin Berishaj. Prandaj, jeni qu i madh e I vogël në këmbë me e ruajtur Martin Berishën sepse ai është thesar për juve”, tha ajo.

Deputetja Musliu nuk u ndal me kaq, ajo ka tentuar ta pengojë ministrin Murati, derisa ky i fundit fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara