Lajmet

Murati: Kemi mbështetur qytetarët, gjendja inflacionare në vend serioze

Murati foli edhe për masat e veçanta dhe aktivitetet e ministrisë në fushën e mirëqenies sociale.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është duke raportuar para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me masat e veçanta dhe aktivitetet e ministrisë në fushën e mirëqenies sociale.

Murati, pasi ka shpalosur mbështetjen për qytetarët, sidomos familjet me skemë sociale e pensionistët, ka folur edhe për rritjen e çmimeve duke përmendur inflacionin e lartë, që sipas tij, po shkaktohet nga lufta në Ukrainë.

Ka qenë një vit i vështirë pandemik e cila ka ndikuar negativisht në sektorin privat d.m.th. tek punëtorët e sektorit privat, kriza inflacionare kemi përkeqësim të kësaj situate e cila po ndikon lufta në Ukrainë kemi rritje të çmimeve të grurit dhe produktet esenciale, kriza inflacionare ka ndikuar te disa qytetarë, si qeveri kemi marrë masa duke filluar nga pakoja e mbështetjes së ringjalljes ekonomike. Masa 3.2 që në kuadër të kësaj mase ka qenë mbështetëse Qeveria e Kosovës, ku kanë përfituar 26 mijë familje apo 100 mijë familjarë dhe pensionistët kemi pas rritje mbi 30% të skemave pensionale”, ka thënë Murati.

Murati ka bërë të ditur se tashmë kanë thirrur disa organizata joqeveritare dhe disa kompani për t’i punësuar personat me aftësi të kufizuara.

Masa për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, kemi thirrur disa organizata joqeveritare të cilat merren me këtë çështje për trajnim në punë 6 muaj ku do të paguhen 160 euro ndërsa kompania që ka pranuar apo organizata i merr 100 euro, ndërsa pas 6 muajsh nëse kompania vazhdon me punësimin e personave me aftësi të kufizuara do të mbështeten me 260 euro subvencionim”, tha ai.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara