Lajmet

Murati jep sqarime: Do të subvencionojmë kreditë, do ta mbështesim eksportin

Ai tha se qëllimi i masave është të krijohet një lokomotivë se si mund të funksionoj ekonomia.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se do të mbështesin prodhuesit vendës në rritjen e kapaciteteve prodhuese si dhe cilësisë.

Murati në konferencë për media, bashkë me kryeministrin Albin Kurti folën në lidhje me operacionalizimin e masës Subvencionimi i Kredive Investive dhe masës Mbështetje e eksportit, nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.

Ai shtoi se qëllimi kryesor i këtyre masave është që të krijohet një lokomotivë se si mund të funksionoj ekonomia.

“Qëllimi i këtyre masave është krijimi i një lokomotive për të funksionuar ekonomia, në kuadër të masës 2.1 do të subvencionohen 20% e kredive për të gjitha bizneset që duan të rriten do të përkrahen. Kjo do të bëhet nga data 1 tetori për të gjitha kredit që plotësojnë këto kritere”.

“Pasi të bëjmë ngritjen e kapaciteteve prodhuese ne do t’i mbështesim prodhuesit tanë edhe në hallkat tjera, pra do të ketë grante deri në 20 mijë euro për trajnimet e nevojshme në mënyrë që të trajnohet stafi për cilësi”.

“Masë tjetër në kuadër të masës 2.4 është mbështetja deri 50 mijë euro për produktin që të ketë një produkt sa më të pranueshëm. Për të aplikuar ka mundësi deri në qershor të vitit të ardhshëm”, tha Murati.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara