Lajmet
Murati flet për rritjen e të hyrave, opozita e quan “mashtrues”
Published
2 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është quajtur mashtrues nga opozita në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është shqyrtuar raporti vjetor financiar i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i janë drejtuar ministrit Murati se çdo përgjigje që po e jep po e mashtron opinionin. Por ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se viti i kaluar ka shënuar rritje të të hyrave në nivel dyshifror.
“Viti i kaluar ka shënuar edhe një vit tjetër radhazi me rritje të të hyrave në nivel dyshifror. Pra, kemi rritje të të hyrave nga tatimet direkte dhe indirekte, kjo ka mundësuar që të zbatohet edhe plani sa i përket shpenzimeve, kryesisht tek mbulimi i kostos së ligjit të ri të pagave që kishte hyrë në fuqi gjatë vitit 2023. Tek tatimi në të ardhurat e korporatave kemi pas rritje rreth 16 për qind, krahasuar me vitin paraprak, pra të hyrat janë 185 milion euro, krahasuar me 160 milion të vitit paraprak. Tek tatimi në të ardhura personale, rritja ka qenë rreth 18 për qind, që konfirmon që ka pasur edhe rritje të punësimit, por edhe të pagave mesatare…Kjo tregon që ka pasur edhe aspekt të formalizimit, por edhe rritje të qarkullimit të bizneseve, sepse kemi rritje të TVSh-së të mbledhur në brendi të vendit. Kjo dëshmon se nuk qëndron shpeshherë ajo që është proklamuar se të hyrat po rriten si rezultat i inflacionit, vitin e kaluar inflacioni mesatar ka qenë 5 për qind, ndërkaq të hyrat nga TVSh kanë shënuar nivelin prej 12 për qind. Rritja më e madhe tek kategoritë e shpenzimeve buxhetore ka qenë tek shpenzimet kapitale, ku gjithsej janë shpenzuar 561 milion euro, krahasuar me 422 të vitit paraprak”, tha Murati.
Murati tha se edhe tek tatimi në pronë kishte një performancë më të mirë krahasim me vitin paraprak, ndërsa ka shtuar se ka pasur rënie edhe të borxhit publik ndaj GDP-së.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i shqetësuar me gjendjen e sindikatave, derisa ka thënë se problem mbesin edhe blerjet shtetërore që nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur me të njëjtat. Hoti ka thënë se edhe rritja e fitimit të bankave është si rezultat i fitimit të bankave.
“Te të ardhurat e korporatave ka pasur një rritje, por nëse e sheh rritjen e fitimit të bankave, i bie që gjithë kjo rritje është rezultat i fitimit të bankave. Tek tatimi në pronë, nuk është si rezultat i rritjes së shkallës së pagesave, kur u rriten pa pritë faturat e janarit, në këtë drejtim duhet të merret ky aspekt, është rritja e ngarkesës tatimore, qytetarët kanë paguar edhe 12 milion, sepse ju është rritur fatura. Një gjë që është problematike, lëshimi i faturave për tokat bujqësore, pa bërë asnjë dallim a janë të punuara apo jo…Tek pagat dhe shtesat është përgjysmimi i pagesave për sindikatat, çfarë po ndodhë, që njerëzit kanë frikë, nuk paguajnë më në sindikatë…problem është tek blerjet shtetërore, 21 milion euro keni blerje shtetërore, nuk kemi asnjë informatë, as komisioni parlamentar nuk funksionon për të nxjerrë në pah çka ka ndodhë me blerjet e rezervave shtetërore, nuk e di sa kanë ardhë, bile nuk e dimë a kanë ardhë të gjitha. 31 milion avanc për mbrojtje dhe siguri, nuk ka ndodhë në të kaluarën…Drekat zyrtare, 1.9 milion euro kanë qenë në 2021, ndërsa 3.2 milion janë në vitin 2023…520 milion euro janë paguar për entitete publike në tre vitet e fundit, kurrë nuk ka ndodhur historikisht, ku kanë shkuar gjithë këto mjete”, tha Hoti.
Hoti po ashtu ka theksuar se janë dyfishuar importet në krahasim me vitin 2020/21, derisa ka shtuar se po ashtu nuk ka asnjë të hyrë nga privatizimet në AKP gjatë këtyre tre viteve. Ai ka pyetur edhe për çështjen e kontratave se pse nuk po zbatohen, pasi sipas tij, ka shkelje të tyre. Për këtë ministri Murati i është kundërpërgjigjur deputetit Hoti.
“Vetëm fakte, nëse ju thuani se fitimi i bankave e ka rrit tatimin në fitim, tregoni sa është ajo…Tek TVSh, pretendimi ishte që është rrit për shkak se është dyfishuar importi, tash është një gjë të thuhet se qytetarët nuk kanë fuqi blerëse sepse nuk kanë të ardhura dhe tjetër është të thuhet se është dyfishuar importi. Nëse qytetarët kanë rënie të të ardhurave nuk do të mund të blinin import më shumë, d.m.th janë rritur të ardhurat…Kontrollet nga qeveritë e kaluara nuk kane qenë në nivelin e duhur, dhe informaliteti ka qenë i lartë”, tha Murati.
“Nuk mundesh me çdo përgjigje ta mashtrosh opinionin, secilën përgjigje që je duke dhënë po mashtron opinionin…Është ministër i Financave, duhet me qenë më serioz, dhe jo të mashtrojë opinionin”, ka thënë Hoti.
Reagime pati edhe nga deputeti i partisë në pushtet, Eman Rrahmani. Duke folur për shpenzimet e drekave, Rrahmani ka thënë se dy palët po nxjerrin statistika që po u konvenon.
“Të dy palët po nxjerrni statistika në krahasim em vitet që po u konvenon, ose po e marrim një vit të krahasimit për gjitha çështjet, të jemi korrekt”, tha ai.
Në anën tjetër, për raportin që prezantoi ministri Murati, akuza pati edhe nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
“Për besë duhet me ju ardhë keq për këtë që po thuani. Turp duhet të ju vije për mashtrimet që po boni edhe në raportim, por qytetarët po shohin ndryshe…Nuk tolerohet kështu, nuk mund të mashtrojë askënd, çdo gjë thotë qeveritë e mëparshme, çfarë ke bërë ti, thuaje një shembull, ku janë çerdhet, pagat, arsimi? Këtu vjen na shet pallavra”, tha Lekaj.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
4 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Lajmet
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Published
36 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
