Lajmet

Murati: Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe familjeve

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti për vitin 2025 do të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe familjeve kosovare “përmes rritjes së pagave e pensioneve që ka bërë Qeveria”.

Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Murati ka thënë se buxheti që pritet të jetë 3 miliardë e 600 milionë euro është gjithëpërfshirës.

“Është një projektligj gjithëpërfshirës. Kryesisht ka shkuar në mbështetjet të qytetarëve dhe familjeve.  Shumica e buxhetit shkon për paga… si buxhet kemi shkuar në vij me kornizën ligjore. Kemi shtuar edhe një dispozitë që ka të bëjë më normën progresive tatimore, tatim i cili mblidhet dhe i shkon komunave. Jemi qeveria e vetme që të gjitha ligjet për ndarjet buxhetore i ka dërguar në afate. Shpesh herë ka ndodhur që është vonuar miratimi i buxhetit”, ka thënë Murati.

I pyetur nëse ngritja e pagave ka të bëjë me afrimin e datës së zgjedhjeve, Murati ka thënë se kjo çështje është bërë duke u bazuar në tri ligje që e përcaktojnë se si bëhet ndarja buxhetore.

“Rritja u prezantua me ligjin e buxhetit, të njëjtën gjë e kemi bërë edhe vitin e kaluar dhe pra nuk ka pasur zgjedhje. Ka rastisur që tani të jenë zgjedhjet. Po të kishte qenë që buxheti që të ishte përcaktuar për më herët do të ishte miratuar. Kemi tri ligje që e përcaktojnë se si bëhet kjo punë dhe në cilat data”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se nuk ka paligjshmëri të ngritja e pagave.

“Dilema mund të ketë çdo kush, pash që ka mundur që të ketë edhe keqkuptime. Të gjithë shërbyesit publik do të përfitojnë nga ngritja. Me ligj të buxhetit po e procedojmë ngritjen e pagave. Nuk ka të bëjë me paligjshmëri dhe dilemat që janë ngritur”, shtoi ai.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara