Vendi

Murat Meha kërkon 200 mijë euro dëmshpërblim për shpifje nga ish-deputeti Gani Dreshaj

Published

on

Në rastin ku Murat Meha po kërkon nga ish-deputeti Gani Dreshaj dëmshpërblimin prej 200 mijë euro, me arsyetimin se ky i fundit ka shpifur për të, avokati Armend Lokaj ka kërkuar që palës së paditur t’i dorëzohen edhe një herë shkresat e lëndës.

Në seancën e së enjtes, i autorizuari i të paditurit, avokati Lokaj ka thënë se propozimin që palës së paditur edhe njëherë t’i dorëzohen shkresat e lëndës, e bën për faktin se autorizimin nga i padituri e ka pranuar vetëm dy ditë përpara, respektivisht me 22 qershor 2021.

Ai tha se i padituri nuk është në dijeni se i ka pranuar shkresat e lëndës dhe se nuk ka pasur mundësi që atë ta pajisë me të njëjtat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me qëllim që kjo seancë të mos shtyhet, ne i propozojmë gjykatës që pasi t’i pranojmë shkresat e lëndës lidhur me pretendimet e palës paditëse të japim deklarimin tonë përmes parashtresës, për faktin e nuk e di çka dhe çfarë provave përmban padia. Me qëllim që të mbrojturit t’i sigurojmë një mbrojtje sa më profesionale dhe eventualisht mos t’i shkelet e drejta në procedurë, kërkojmë nga gjykata ta aprovojë propozimin tonë si më lartë, të na sigurohet shkresat e lëndës të kërkuara, e që pas pranimit të të njëjtave në kuptim të dispozitave si palë e paditur do të deklarohem përmes parashtresës.”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, i autorizuari i paditësit, avokati Gjuran Dema e ka kundërshtuar propozimin e palës së paditur, pasi siç tha ai një propozim i tillë është i pabazuar.

“Në këtë çështje juridiko-civile ka qenë e caktuar edhe një shqyrtim paraprak, e që nënkupton që padia së bashku me provat e propozuara në të i janë dorëzuar të paditurit, ashtu që në këtë fazë i padituri nuk ka paraqitur as përgjigje në padi.”, ka thënë avokati Dema.

Pas kësaj, avokati Lokaj deklaroi se nuk e vënë në dyshim konfirmimin e gjykatës që i padituri e ka pranuar aktvendimin së bashku me shkresat e lëndës, duke shtuar se ai si mbrojtës është kontaktuar nga i padituri në mënyrë elektronike dy ditë para seancës në fjalë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se afati lidhur me përgjigjen në padi ka kaluar, mirëpo shkaku i rrethanave të krijuara ne kërkojmë që vetëm lidhur me këtë seancë përgatitore të përgjigjem me parashtresë, pasi që të pranojmë shkresat e lëndës.”, ka thënë Lokaj.

Pas këtyre deklarimeve, gjykatësi Migjen Kastrati aprovoi propozimin e të autorizuarit të paditurit, kurse seancën e radhës e caktoi për 14 shtator 2021, nga ora 13:30.

Sipas padisë së ushtruar më 24 maj 2017, Murat Meha po kërkon nga i padituri Gani Dreshaj dëmshpërblim për shpifje, në vlerën 200,000.000 euro

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Të kërkuara