Lajmet

Mungesa e gjumit, problem që nuk duhet nënvlerësuar sidomos te fëmijët

Studimi përfshinte një përbledhje të 20 studimeve duke përfshire me shumë se 125 mijë fëmijë.

Published

on

Një studim i Universitetit të Cardiff-it, ka zbuluar se fëmijët që përdorin pajisje elektronike në orarin e gjumit, kanë qenë të rrezikuar në mungesën e gjumit duke krahasuar me fëmijët që nuk patën qasje në pajisje elektronike.

Studimi përfshinte një përbledhje sistematike të 20 studimeve duke përfshire me shume se 125 mijë fëmijë, zbuloi se cilësia e gjumit dhe lodhja gjatë ditës si pasojë e mungesës së gjumit ishin në shifra të larta, transmeton lajmi.net.

Doktor Ben Carter nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Cardiff tha: “Studimi ynë është i pari që konsolidon rezultatet gjatë hulumtimeve ekzistuese dhe siguron prova të mëtejshme të efektit të dëmshëm të pajisjeve elektronike si në kohëzgjatjen ashtu edhe në cilësinë e gjumit”.

“Gjumi është një pjesë shpesh e nënvlerësuar por e rëndësishme e zhvillimit të fëmijëve, me mungesë të rregullt të gjumit që shkakton një sërë problemesh shëndetësore. Me popullaritetin gjithnjë në rritje të pajisjeve portative të mediave, siç janë telefonat inteligjentë dhe tabletët, problemi i gjumit të dobët midis fëmijëve është përkeqësuar. Gjetjet tona sugjerojnë se një qasje e integruar që përfshin prindërit, mësuesit dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor është e nevojshme për të përmirësuar zakonet e gjumit”.

Aktualisht 72 përqind e fëmijëve dhe 89% përqind e adoleshentëve kanë të paktën një pajisje në dhomën e tyre të gjumit dhe shumica përdoren afër gjumit. Pajisjet e tilla mendohet se ndikojnë negativisht në gjumë, duke stimuluar psikologjikisht trurin dhe ndikon në fiziologjinë e gjumit.

Çrregullimi i gjumit në fëmijëri dihet se çon në pasoja të pafavorshme fizike dhe mendore të shëndetit. Rezultatet e shëndetit të dëmshëm afatshkurtër dhe afatgjatë përfshijnë dietë të dobët, sjellje qetësuese, mbipesha, imunitet të ulur, rritje të shtangur dhe çështje të shëndetit mendor.

Lajmet

Bën gara shpejtësie, 10 muaj masë mbrojtëse dhe gjoba nga 400 euro për dy shoferët

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës pasi të njëjtit u zunë në flagrancë duke bërë gara ilegale në rrugën Pejë-Prishtinë.

Sipas njoftimit ndaj këtyre vozitësve janë marr masa ligjore; gjobë nga 400 euro për dy vozitësit, 4 pikë negative dhe 10 muaj masë mbrojtëse për dy vozitësit.

Policia thotë se njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në teren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi./KP

Continue Reading

Rajoni

Kazakistani hap zyrtarisht ambasadën në Shqipëri

Published

on

By

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Tiranë, u përurua zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ngjarja u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, trupit diplomatik dhe personaliteteve të shquara të jetës publike. Të pranishme në ceremoni ishin edhe zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino dhe kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, shkruan ATSH.

Ceremonia u drejtua nga ambasadori i Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev, i cili mbajti një fjalim përshëndetës me rastin e hapjes së misionit diplomatik.

Ai theksoi rëndësinë historike të këtij hapi në marrëdhëniet kazako-shqiptare, duke e cilësuar ambasadën si një urë të re miqësie dhe bashkëpunimi.

Kjo është një ngjarje me rëndësi historike për vendet tona. Ajo simbolizon jo vetëm hapjen e një misioni të ri diplomatik, por edhe fillimin e një etape të re në zhvillimin e marrëdhënieve kazako-shqiptare, të bazuara në besim, mirëkuptim dhe angazhim të përbashkët për paqe, stabilitet dhe mirëqenie”, u shpreh ambasadori.

Ai nënvizoi se Kazakistani dhe Shqipëria ndajnë vlera të përbashkëta si bashkëjetesa paqësore, respekti për diversitetin dhe aspirata për zhvillim të qëndrueshëm.

Po ashtu, ai shtoi se ekziston potencial i madh për bashkëpunim në fusha si tregtia, energjia, turizmi, arsimi, teknologjia dhe shkëmbimet kulturore.

Ambasada jonë e re do të bëhet një instrument efektiv për realizimin e këtyre mundësive,” theksoi ambasadori Aisariyev, duke falënderuar Qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë gjatë procesit të hapjes së përfaqësisë diplomatike.

Ceremonia u mbyll me një pritje zyrtare në ambientet e ambasadës, ku të ftuarit patën mundësinë të shkëmbenin mendime mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë në një klimë miqësore dhe bashkëpunuese./KP

Continue Reading

Lajmet

Barkodet ndërkombëtare së shpejti edhe për produktet e Kosovës

Published

on

Kosova së shpejti do të nis lëshimin e barkodave ndërkombëtarë dhe kështu vlerësohet se do të hapet rrugë për produkteve kosovare për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), teksa njoftoi për takimin e kryetarit të saj Lulzim Rafuna me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu.

“Gjatë takimit, u shpreh falënderimi dhe mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1 – sistem që siguron identifikim dhe njohje globale të produkteve. Falë këtij bashkëpunimi, GS1-Kosova do të nisë me sukses lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve të Kosovës për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare. Ky hap do të shtojë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve kosovare, si për konsumatorët vendorë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e odës.

Më tej, Oda Ekonomike e Kosovës shprehu mirënjohje të veçantë për GS1 Turqinë dhe znj. Elif Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga pasditja e djeshme deri në orën 10:00 sot, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16 sosh.

Procesi i rinumërimit të këtyre kutive atje po vazhdon pas vendimit të djeshëm të KQZ-së.

“Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme. Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale”, thuhet në njoftim.

“Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinuëmruara”, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen e KQZ-së.

Në zgjedhjet e 12 tetorit u votua në 38 komuna të Kosovës për zgjedhjen e kryetarëve si dhe për asamble./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara