Lajmet

Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në problem botëror

Po përjetojmë epokën e “dorëheqjeve”.

Published

on

Po jetojmë në kohën e dorëheqjeve të punonjësve. Këto janë ato që duhet të keni parasysh tek stafi juaj 

Dy vitet e fundit kanë qenë me ndryshime dramatike në tregun e punës.  Përveç papunësisë së lartë në të gjitha vendet e botës gjatë krizës së pandemisë, kompanitë po përballen me një fenomen të ri që është pagëzuar me emrin “Periudha e Dorëheqjeve”.

Një studim i fundit nga Microsoft zbuloi se 41% e fuqisë punëtore globale do e merrnin në konsideratë të hiqnin dorë nga punëdhënësi i tyre aktual brenda vitit të ardhshëm, transmeton TCH.

Një menaxhere e burimeve njerëzore për koorporatën “Fast Company”, Stephanie Vozza  ka analizuar pikërisht këtë fakt. Ajo ka shprehur se përqindja e njerëzve që braktisën vendin e punës gjatë pandemisë ishte shumë i vogël, ndërsa në 7 mujorin e 2021-it, shifrat erdhën me rritje të frikshme, gati 10 milion njerëz.

Megjithëse mungesat e fuqisë punëtore në industrinë e shërbimeve mund të jenë më të dukshmet, menaxherja Vozza  vuri në dukje se teknologjia dhe kujdesi shëndetësor kanë qenë dy fushat me dorëheqjet më të mëdha në muajt e fundit, dhe lodhja ka qenë një nga arsyet kryesorePo për arsyet e tjera?

Ndërsa mungesa e opsioneve të kujdesit për fëmijët dhe pagat e ulëta janë arsyet kryesore për lënien e shumë vendeve të lira të punës, arsyet e tjera janë ato për të cilat njerëzit kanë lënë gjithmonë punën e tyre: mungesa e fleksibilitetit dhe mungesa e mundësive, ose thënë ndryshe, mungesa e ekuilibrit punë – jetë.

Pandemia ka bërë që shumë prej nesh të rifokusohemi dhe të rivlerësojmë përparësitë tona, dhe thënia e vjetër, “Ju nuk lini një punë, ju lini një menaxher”, nuk ka qenë kurrë më e vërtetë. Nëse menaxherët duan t’i mbajnë punonjësit e tyre, ata duhet të dëgjojnë nga afër atë që duan, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën në distancë.

Lajmet

Më 6 gusht seanca e konstituimit të Kuvendit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Vendimi vjen pasi Haxhiu kishte deklaruar se seanca do të mbahej në javën e parë të muajit gusht, duke theksuar se ishte e rëndësishme t’u jepej kohë partive politike për të zhvilluar bisedime për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Me konstituimin e Kuvendit nis edhe afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Accident tragjik në Vragoli: Humb jetën këmbësori, lëndohen dy të tjerë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.

Siç raporton Ekonomia Online, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, kur një veturë ka goditur për morto një këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e cila bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante dhe ekipe mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime po ashtu kanë marrë i dyshuari, vozitësi i veturës, si dhe një pasagjer”, ka deklaruar Mehmeti.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Koncert i veçantë i Yll Limanit në Prishtina Mall, sonte dhe nesër

Published

on

Prishtina bëhet sonte dhe nesër epiqendra e muzikës dhe argëtimit, pasi në Prishtina Mall mbahet koncerti i shumëpritur i këngëtarit Yll Limani.

Dy net me radhë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performancat e një prej artistëve më të dashur të skenës shqiptare, me këngët e tij më të njohura dhe atmosferë të veçantë muzikore.

Koncerti pritet të mbledhë një numër të madh fansash nga Kosova dhe më gjerë, ndërsa organizatorët kanë marrë masa të veçanta për menaxhimin e qarkullimit dhe lehtësimin e trafikut për shkak të fluksit të madh të vizitorëve.

Për pjesëmarrësit janë organizuar edhe autobusë falas të Trafikut Urban, me nisje nga Prishtina drejt Prishtina Mall dhe anasjelltas.

Të gjithë adhuruesit e muzikës ftohen të bëhen pjesë e këtyre dy mbrëmjeve festive, ku Yll Limani pritet të sjellë hitet e tij dhe një atmosferë të paharrueshme në zemër të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Njoftim për qytetarët: Masa të veçanta të trafikut për koncertin e Yll Limanit në Prishtina Mall

Published

on

Ju njoftojmë se, më datat 24 dhe 25 korrik 2026, për shkak të koncertit të paralajmëruar të Yll Limanit në Prishtina Mall, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të zbatohen masa të veçanta për menaxhimin e trafikut.

Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe shmangies së ngarkesave në trafik:

• Qytetarët që udhëtojnë në relacionin Prishtinë – Shkup dhe anasjelltas, gjatë kësaj periudhe luten të përdorin Autostradën “Arbën Xhaferi”, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik.

• Për vizitorët e koncertit janë organizuar autobusë falas të Trafikut Urban, me nisje nga Prishtina drejt Prishtina Mall dhe anasjelltas.

• Për automjetet që lëvizin nga Prishtina në drejtim të Prishtina Mall, pas rrethit të Marigonës do të vendosen kona në shiritin e majtë të qarkullimit, i cili do të rezervohet për vizitorët e koncertit.

• Për automjetet që vijnë nga Ferizaj në drejtim të Prishtina Mall, do të vendosen kona në shiritin e djathtë, ndërsa hyrja për vizitorët do të realizohet përmes rrugicës në të djathtë, para se të arrihet te rrethi i Prishtina Mall.

Kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve, si dhe respektimi i udhëzimeve të zyrtarëve policorë dhe sinjalizimit të përkohshëm rrugor, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së trafikut gjatë koncertit të Yll Limanit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara