Pjesëmarrësit e projektit Ballkan Booster 2021 do të sjellin histori pozitive që do t’u ofrojnë shikuesve zgjidhje për problemet e përditshme.
Pjesëmarrësit e projektit Ballkan Booster 2021 do të sjellin histori pozitive që do t’u ofrojnë shikuesve zgjidhje për problemet e përditshme. Të gjithë mezi po e presin këtë aventurë, ndër të tjera sepse kanë sërish mundësi të udhëtojnë! “Ku ka vullnet, ka zgjidhje dhe Bosnja dhe Hercegovina është një vend plot histori pozitive të patreguara, që unë dhe kolegët e mi do të përpiqemi t’i gjejmë.” Thotë 23-vjeçarja Nusrah Hadzic, pjesëmarrëse e projektit nga Hadzic-i, një qytet i vogël pranë Sarajevës.
Ne do t’ju sjellim histori pozitive jo vetëm nga Bosnjë-Hercegovina, por edhe nga Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Arsyeja pse tetë ekipet me nga dy anëtarë të projektit Ballkan Booster do të fokusohen këtë vit tek zgjidhjet dhe historitë pozitive është se “shumica e lajmeve që sjellin mediat na bëjnë të pafuqishëm,” sikurse thotë Nusrah për DW.
Nusrah dhe 15 të rinj të tjerë do të rikthejnë këtë vit në jetë frymën e projektit Ballkan Booster. “Fatkeqësisht, vitin e kaluar pjesëmarrësit nuk mund të udhëtonin, por megjithatë, ata arritën një rezultat të shkëlqyeshëm. Çdo vit mezi pres të punoj me të rinj të talentuar dhe mezi pres të shoh se çfarë historish pozitive do të na sjellin ata,”- thotë Adelheid Feilcke, Drejtore e Programeve të DW-së për Evropën. Projekti Ballkan Booster zhvillohet për të pestin vit radhazi dhe në të kanë marrë pjesë më shumë se 50 të rinj nga i gjithë Ballkani. Vetëm vitin e kaluar të rinjtë prodhuan 500 video të cilat janë parë mbi 20 milionë herë.
Mundësia e parë për të udhëtuar në vendet fqinje
Albina Kastrati, e cila për projetin do të bashkëpunojë me Milica Radovanovic nga Mali i Zi, po e pret me padurim përvojën në këtë projekt. Ajo është studente e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës:
“Gëzohem që do të kem mundësinë të takoj të rinj të tjerë nga rajoni, të udhëtoj dhe të mësoj gjëra të reja për kulturat dhe kombet e tjera,” thotë 20-vjeçarja, e cila nuk ka qenë kurrë për vizitë Malin e Zi.
Të rinjtë pjesëmarrës në projekt mësuan në seanca trajnimi online për gazetarinë mobile dhe gazetarinë e përqendruar tek zgjidhjet. Po ashtu ata u takuan virtualisht dhe biseduan me dy deputetë të Bundestagut gjermanë: Josip Juratović, deputet socialdemokrat me origjinë nga Kroacia dhe Manuel Sarrazin i Partisë së Gjelbër, që është gjithashtu edhe president i Shoqatës për Evropën Juglindore. Në të dy takimet të rinjtë pyetën me kureshtje për perspektivën evropiane të vendeve të tyre, dhe diskutuan për faktin që të rinjtë po shkojnë në Perëndim çdo vit e më shumë.
“Të rinjve në Ballkan u mungon një platformë përmes së cilës mund të mësojnë dhe të shohin histori pozitive nga vendi i tyre, si dhe vendet fqinje. Ndonjëherë është mungesa e shpresës që i bën ata të largohen nga vendet e tyre. Sidoqoftë qëllimi i projektit të këtij viti është t’u japë të rinjve një platformë nga e cila të dëgjohet zëri i tyre dhe ku të rinjtë e vendeve të ndryshme të punojnë drejtpërdrejt me njëri -tjetrin. Nisur prej tensioneve politike në rajon kjo punë është jashtëzakonisht e rëndësishme,” – thotë Feilcke.
Të rinjtë tashmë i kanë zgjedhur temat e tyre. Disa prej tyre janë: zgjidhjet për problemet e mjedisit të ndotur, nisma dhe ide të të rinjve kundër papunësisë apo shfrytëzimi i burimeve natyrore të ujit të pijshëm. Nusrah Hadzic dhe kolegu i saj Denis Tahiri sapo përfunduan stacionin e parë të udhëtimeve për Ballkan Booster në Bosnjë dhe Hercegovinë:
“Kjo është përvojë e bukur, sepse jo vetëm që po punojmë me të rinj nga vende të tjera, por për herë të parë kemi mundësinë të bëjmë atë që duam, të xhirojmë video dhe të përcjellim mesazhe pozitive, të cilat në vendet tona janë të pranishme në çdo hap. Ne vetëm duhet të dimë se ku të shikojmë” -thotë Nusrah Hadzic.
Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.
Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.
“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.
Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.
Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.
Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.
Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.
Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.
Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.